ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 JANAR 2013
01 JANAR 2014

2014

1/1 E MËRKURË SH. MARIA NËNA
E HYJIT [P]
Neh 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21
Ia ngjitën emrin Jezus siç e quajti
engjëlli para se të zihej në kraharor.
Lk 2,21
Emri “Jezus” – “Shpëtimi i
Perëndisë”, apo: “Perëndia shpëton”
– ka shoqëruar jetën e këtij fëmije
dhe tani mbush zemrën time.
Ky emër, i shprehur me dashuri, më
vesh me ngushëllim e me gëzim.
Po kërkoj ta shpreh ashtu siç e ka
shprehur Maria, Nëna, për çdo ditë,
me dashuri: të gjithë vitin do të më
shoqërojë Shpëtimi i Perëndisë.

2/1 E ENJTE K.KR. [P]
Sh. Bazili † 379 e Sh. Gregori † 390,
ipeshkvinj e mësues
1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28
Tani fëmijëzit e mi qëndroni në
Të që të jemi plot shpresë kur të
shfaqet dhe të mos turpërohemi
para tij në Ditën e Ardhjes së tij.
1 Gjn 2,28
Jezus, me ndërmjetësimin e
Shenjtërve të tu, që kujtojmë sot,
jepna dhuratën që të mbetemi të
palëkundur tek besimi në ty dhe në
dashurinë tënde për të gjithë jetën,
që t’i japim lavdi Atit si bijtë e tij të
vërtetë.
Faleminderit, Zot Jezus!

3/1 E PREMTE K.Kr. [P]
EMRI TEJET I SHENJTË I JEZUSIT
1Gjn 2,29 - 3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34
Ai është që pagëzon me Shpirtin e
Shenjtë. Gjn 1,33
Faleminderit, Atë i mirë, që na e
dërgove Birin tënd Jezus dhe që na
bëre dhuratën të besojmë në të. Ai
mund të na e japë kështu Shpirtin
e Shenjtë, që na bën bijtë e tu të
vërtetë.

4/1 E SHTUNË K.Kr. [P]
Sh. Anxhela
1Gjn 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42
U tha atyre: ”Ejani e shihni” !
Gjn 1,39
Ti, Jezus, për ata që, duke të
kërkuar me të gjithë zemrën, të
gjejnë, zbulohesh si Biri i Perëndisë
që jeton në zemrën e Atit.
Jeta jonë qoftë e ndihmës për
shumë njerëz që vijnë tek ti, burim i
çdo bekimi për ta.

5/1 E DJELË II pas Krishtlindjes [II]
Sh. Emiliana
Sir 24,1-4.8-12; Ps 147; Ef 1,3-6.15-18;
Gjn 1,1-18
E pati në Të jetën e jeta është drita e
njerëzve. Gjn 1,4
Besoj, Zot Jezus, se në ty është jeta e
Perëndisë, dashuria e tij, dituria e tij.
Faleminderit, sepse, duke shikuar në
ty e duke të dëgjuar, marrim për çdo
ditë dritë për të jetuar në dashuri.

6/1 E HËNË DËFTIMI I ZOTIT [P]
Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12
Ranë përmbys dhe i shprehën
nderimet e tyre. Mt 2,11
Dijetarët, personazhe të rëndësishëm
që nuk u gjunjëzuan përpara
Herodit, tani gjunjëzohen përpara
Fëmijës.
Është i vetmi Njeri përpara të cilit
bëjmë mirë të gjunjëzohemi dhe
të qëndrojmë në adhurim. Është i
vetmi Njeri të cilit mund t’i bindesh
pa u bërë skllav, pa u mbërthyer nga
trishtimi.
Jezus, të adhuroj.

7/1 MARTË K.Kr. [P]
Sh. Raimondi i Penjafortit meshtar † 1275;
1Gjn 3,22 - 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25
Kthehuni, se Mbretëria e qiejve
është afër! Mt 4,17
Ku je i pranishëm ti, Jezus, atje është
mbretëria e Perëndisë. Ti je Mbret;
ti mbretëron duke i dashur të gjithë,
duke shëruar çdo sëmundje dhe
duke çliruar nga pushteti i djallit.
Faleminderit, Jezus, për praninë
tënde, në Kishën tënde!

8/1 E MËRKURË K.Kr. [P]
Sh. Severini
1Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44
Të gjithë hëngrën e u nginë. Mk 6,42
Jezu Krishti është ai që mund
të shuajë plotësisht urinë tonë për
dashurinë, për diturinë dhe për
kthjelltësinë… Duhet t’i besohemi
tërësisht vetëm atij!

9/1 E ENJTE K.KR. [P]
Sh. Adriani i Kanterburyt
1Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52
Mendja e tyre ishte e paaftë të
kuptonte. Mk 6,52
Vetëm me ndihmën tënde, o Shpirt
i Shenjtë, zemra ime do të jetë
e aftë të shohë në dritën e drejtësisë
veprën e Jezusit, që të pranojë
dashurinë e Atit në jetën e çdo dite!
Besoj në ty, forca ime.

10/1 E PREMTE K.KR. [P]
Sh. Agatoni (Mirashi)
1Gjn 4,19 - 5,4; Ps 71; Lk 4,14-22
Të gjithë në Sinagogë i drejtuan sytë
në të. Lk 4,20
Jezus, jepna edhe ne dhuratën
për ta mbajtur vështrimin e fiksuar
në ty, që për të gjithë njerëzit
je shpëtimi, dituria dhe jeta e
vërtetë. Do të marrim shpirtin tënd
të përvuajtërisë, butësisë dhe të
dashurisë mirëbërëse.

11/1 E SHTUNË K.KR. [P]
Sh. Pavlini
1Gjn 5,5-13; Ps 147; Lk 5,12-16
E Jezusi tërhiqej në vende të
vetmuara e lutej. Lk 5,16
Jezus, ti nuk e lë veten të
kushtëzohesh nga realiteti që të
rrethon, por gjithmonë kërkon
vullnetin e Atit. Duke qendruar me
ty edhe unë marr dritë e forcë për të
jetuar shenjtërisht. Do të kërkoj edhe
unë një vend të përshtatshëm për të
dëgjuar zërin tënd!

12/1 E DJELË PAGËZIMI I ZOTIT
VITI A [P]
Sh. Tatjana
Is 42,1-4.6-7; Ps 28; Vap 10,34-38;
Mt 3,13-17
Pa Shpirtin e Hyjit duke zbritur porsi
pëllumb e duke ardhur mbi të.
Mt 3,16
Si shihet Shpirti i Perëndisë? Ai është
i padukshëm, si mund ta shohësh?
Shikoj efektin e pranisë së tij.
Kush e merr bëhet i butë, i mirë, i
mëshirshëm, i gëzuar, i qartë,
i braktisur në Perëndinë dhe që
nuk mendon për veten. Nëse unë e
marr, kujtohem, nëse e merr ti
e shikon. Jezusi është gjithmonë
“i mbushur” me Shpirtin e Shenjtë
të Perëndisë!

13/1 E HËNË I K.GJ.V. [I]
Sh. Ilari, ipeshkëv e mësues, † 367
1Sam 1,1-8; Sal 115; Mc 1,14-20
Aty për aty i lanë rrjetat e shkuan pas
tij Mk 1,18
Kur Jezusi na thërret, për t’i shkuar
pas së brendshmi, si përmes fjalës
së tij ashtu edhe përmes zërit të
prindërve o eprorëve, apo edhe kujt
është në nevojën e ndihmës opo
ende edhe të tjerëve, të kërkojmë
ty, o Shpirt i Shenjtë, forcën që ta
lësh të gatshëm unin tonë, për të
pranuar thirrjen e Tij!

14/1 E MARTË I K.GJ.V. [I]
Sh. Feliksi
1Sam 1,9-20; kant. 1Sam 2,1.4-8;
Mk 1,21-28
E menjëherë u hap zëri për të
gjithkund në katër anët e krahinës
së Galilesë Mk 1,28
Në Jezusin, hyjnia i tij kryente
mrekullira e ngjallte habi. Kjo ngjet
edhe me dishepujt e tij dhe për të
gjithë shenjtërit e së djeshmes e të
sotmes. Shpirti i Shenjtë, në ta, vë
në veprim mrekullira që e përhapin
famën e Jezusit.

15/1 E MËRKURË I K.GJ.V. [I]
Sh. Pali heremit
1Sam 3,1-10.19-20; Ps 39; Mk 1,29-39
Fol, shërbëtori yt dëgjon. 1Sam 3,10
Në qetësi, Jezus, do të dëshiroja
dhe dua që sot ta dëgjoj fjalën
tënde të shenjtë! Të mundem unë që
ta perceptoj në të zërin tënd miqësor
dhe vëllazëror, i cili më komunikon
vullnetin tënd për mua! Të mundem
ta kem forcën për të jetuar sipas
zemrës tënde! Faleminderit që je
dhe që na flet.

16/1 E ENJTE I K.GJ.V. [I]
Sh. Donati
1Sam 4,1-11; Ps 43; Mk 1,40-45
Aty për aty prej tij u zhduk gërbula
dhe u shërua. Mk 1,42
Jezus, ti je shpresa që nuk
i zhgënjen ata të cilët vijnë tek ti
për të marrë ndihmën dhe shërimin!
Fjala jote vepron me fuqi. Ti e ke
pastruar, shumë herë, lebrën
e mëkatit tim përmes mbarështuesit
tënd. Të falënderoj nga zemra,
se ti je i mirë!

17/1 E PREMTE I K.GJ.V [I]
Sh. Antoni abat † 356
1Sam 8,4-7.10-22; Ps 88; Mk 2,1-12
Të gjithë mbetën shtang nga habia.
I dhanë lavdi Hyjit e i thoshin: ”Një
gjë të tillë s'e pamë kurrë” Mk 2,12
Panë një të paralizuar, të paaftë
për të lëvizur; e panë të ngrihej e të
ecte. E panë gjithashtu se Jezusi po
shprehte fjalë të reja: “Mëkatet e tua
të janë falur”.
Unë e njoh këtë fjalë që më ka qenë
drejtuar edhe mua me autoritetin
e Jezusit. Pikërisht kjo fjalë më ka
ringritur në këmbë, më ka dhënë
gëzimin dhe vullnetin për t’u
shërbyer vëllezërve!

18/1 E SHTUNË I K.GJ.V. [I]
FILLIMI I TETËDITSHES SË LUTJES
PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Sh. Priska
1Sam 9,1-4.10.17-19; 10,1; Ps 20;
Mk 2,13-17
S'kishte burrë më të mirë se ai ndër
bijtë e Izraelit 1 Sam 9,2
Flitet, këtu, për Saulin, të zgjedhur
nga Zoti si mbret për popullin
e Izraelit. Për Jezusin, si mbret i
popullit të ri të Perëndisë, në Shkrim
pohohet: “Ti je më i bukuri mes
bijve të njeriut…”.
Jezus, Zoti ynë, je më të vërtetë më
i bukuri: për këtë të gjithë që të
njohin, të vijnë nga pas. Sa bukur
do të kishte qenë nëse do të ishin
të gjithë të bashkuar për të formuar
një Trup të vetëm!

19/1 E DJELË I K.GJ.V. [I]
TETËDITESHJA E LUTJES PËR BASHKIMIN
E TË KRISHTERËVE (vazhdimi)
Sh. Mario
Is 49,3.5-6; Ps 39; 1Kor 1,1-3; Gjn 1,29-34
Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen
mëkatin botës! Gjn 1,29
Gjon Pagëzori po vëzhgon Jezusin,
ende të panjohur. Kush është?
Figura e përdorur nga Pagëzori
është shumë e përpiktë: është ai
që jeton dhe vdes për të tjerët, për
shpëtimin e popullit. Është ai që
heq efektin e mëkatit. Mëkati prish
dhe shkatërron, ai në të kundërt
bashkon dhe jep jetë; mëkati bën
të vdesësh prej urisë e etjes, qengji
i Perëndisë ushqen dhe shuan urinë
me mishin dhe me gjakun e vet.

20/1 E HËNË II K.GJ.V [II]
TETËDITSHJA E LUTJES PËR BASHKIMIN
E TË KRISHTERËVE (vazhdimi)
Sh. Fabiani papë e martir † shek. III
Sh. Sebastiani martir † 304
1Sam 15,16-23; Ps 49; Mk 2,18-22
Më mirë është dëgjesa se therorja
1Sam 15,22
Kur të krishterët kujtojnë e përjetojnë
këtë fjalë, nis një proces bashkimi
dhe jete. Ka qenë mosbindja që solli
përçarjen në Kishë. Do të jetë bindja
që do të na bëjë të arrijmë në
bashkimin e plotë dhe të përpiktë:
t’i bindesh Jezusit e atyre që ai i ka
dërguar.

21/1 E MARTË II K.GJ.V. [II]
TETËDITËSHJA E LUTJES PËR BASHKIMIN
E TË KRISHTERËVE (vazhdimi)
Sh. Anjezja virgjër e martire † 304
1Sam 16,1-13; Ps 88; Mk 2,23-28
Njeriu sheh çka duket përjashta,
kurse Zoti vëren zemrën 1Sam 16,7
Për të zgjedhur shërbyesit e vet
dhe bashkëpunëtorët, Zoti shikon
zemrën e tyre. Çfarë shikoj unë në
përzgjedhjet e mia? Jam sipërfaqësor
apo shoh në thelbësoren, tek ajo që
i pëlqen Perëndisë Atë dhe Jezusit?
Eja, Shpirt i Shenjtë, për t'më
udhëhequr, e ndriço çdo të krishterë
që të ecë në udhët e Zotit!

22/1 E MËRKURË II K.GJ.V. [II]
TETËDITËSHJA E LUTJES PËR BASHKIMIN
E TË KRISHTERËVE (vazhdimi)
Sh. Vincenci xhakua e martir
1Sam 17,32-33.37.40-51; Ps 143;
Mk 3,1-6
Ç'ka lejon ligji? Të bësh të shtunën
mirë apo keq? Mk 3,4
Jezus, ndihmona të gjithë ne të
krishterët të kuptojmë fjalën e
Perëndisë në Shpirtin e Shenjtë,
për të ndjekur shembullin tënd të
përkujdesjes ndaj nevojtarëve, të
dashurisë së pastër për të gjithë,
edhe për armiqtë.

23/1 E ENJTE II K.GJ.V [II]
TETËDITËSHJA E LUTJES PËR BASHKIMIN
E TË KRISHTERËVE (vazhdimi)
Sh. Emerenciana
1Sam 18,6-9;19,1-7; Ps 55; Mk 3,7-12
Turmë e madhe ngarendi tek ai, pse
dëgjuan ç’bënte Mk 3,8
Faleminderit Jezus, që në Ungjij
dhe në jetën e Shenjtërve mund të
adhurojmë ty dhe veprat e tua!
Duam të vijmë edhe ne për të pasur
jetën që ti ia jep kujt vë besimin në ty
e kështu të mund të të ndjekë më pas
deri në arritjen e Atit të të gjithëve.

24/1 E PREMTE II K.GJ.V [II]
TETËDITSHJA E LUTJES PËR BASHKIMIN
E TË KRISHTERËVE (vazhdimi)
Sh. Françesku i Sales, ipeshkëv e mësues
† 1622
1Sam 24,3-21; Ps 56; Mk 3,13-19
Thirri ata që deshi dhe ata shkuan
tek ai Mk 3,13
Nëse jemi me Jezusin, nëse besojmë
në të, kjo ndodh sepse ai na e ka
bërë këtë dhuratë.
Jepna, Zot Jezus, kujdesin e gjallë
ndaj zërit tënd dhe jepna dhuratën
të të bindemi përvuajtësisht!
Faleminderit për dashurinë tënde që
na bashkon.

25/1 E SHTUNË II K.Gj.V. [P]
KTHIMI I SHËN PALIT APOSTULL
PËRFUNDIMI I TETËDITËSHES SË LUTJES
PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Vap 22,3-16 ose Vap 9,1-22; Ps 116;
Mk 16,15-18
Dilni në mbarë botën dhe i shpallni
Ungjillin çdo krijese Mk 16,15
Sh. Pali i është bindur kësaj
urdhërese të Jezusit. Ka qenë kështu
thellësisht i pushtuar prej tij, që nuk
është kursyer për t’u lajmëruar të
gjithëve bukurinë e Ungjillit.
Me të njëjtën dashuri edhe ne e
lajmërojmë, duke kërkuar mbi të
gjitha që ta jetojmë bashkimin
me të gjithë ata që besojnë në Atin
e Jezu Krishtit.

26/1 E DJELË III K.GJ.V. VITI A [III]
Sh. Timoteu e Sh. Tito, ipeshkvij (m) [P]
Is 8,23-9,3; Ps 26; 1Kor 1,10-13.17;
Mt 4,12-23
Kthehuni se mbretëria e Hyjit është
afër Mk 4,17
Kthehuni! Është një ecje e gjatë
kthimi ynë! Të kthehemi në Atin,
që na do ne dhe të gjithë botën.
Të kthehemi në Atin duke ecur me
Jezusin, të vendosur për të shikuar
çdo gjë madje të gjithë në dritën e
tij. Çdo ditë të bëjmë nga një hap
drejt dashurisë së Perëndisë, duke
mbajtur mbi kurriz lodhjen dhe
mëkatin e vëllait, pa u ankuar.

27/1 E HËNË III K.GJ.V. [III]
Sh. Anxhela Meriçi virgjër † 1474
2Sam 5,1-7.10; Ps 88; Mk 3,22-30
Kush ta shajë Shpirtin e Shenjtë ai
s'do të ketë falje për amshim
Mk 3,29
Shpirti i Shenjtë, më bind nga
brenda, se ti, Jezus, je i drejtë në
gjithçka që bën dhe thua. Kur unë
nuk e pranoj sugjerimin e tij për
shkak të egoizmit, të krenarisë
sime ose prej lakmisë, atëherë
përjashtohem nga shpëtimi, sepse
vetëm ti na shpëton, je ti i vetmi
shpëtimtar për të gjithë botën.

28/1 E MARTË III K.GJ.V [III]
Sh. Toma i Akuinit, meshtar e mësues
† 1274
2Sam 6,12-15;17-19; Ps 23; Mk 3,31-35
Kush është nëna ime e kush janë
vëllezërit e mi? Mk 3,33
Janë fjalët e Jezusit ndaj kushërirëve
të tij që e kërkojnë. Ai i konsideron
të afërm e familjarë vetëm ata që,
ashtu si ai, përmbushim vullnetin e
Perëndisë Atë; ai në fakt nuk është
i lidhur me kushërinjtë e vet, por
është i lidhur me Atin.

29/1 E MËRKURË III K.GJ.V. [III]]
Sh. Jozefi Freinademetz meshtar † 1908
2Sam 7,4-17; Ps 88; Mk 4,1-20
Doli mbjellësi për të mbjellë Mk 4,3
Jezusi nis të tregojë shembëlltyra
ose, më mirë, të mësojë me
shëmbëlltyra. Çfarë mëson ai?
I shtyn që njerëzit ta njohin. Është ai
fjala e Perëndisë, është ai që mbjell
në botë vetveten.
Kush e pranon me durim prodhon
frytin që jep gëzimin, paqen dhe
jetën e botës!

30/1 E ENJTE III K.GJ.V. [III]
Sh. Martina
2Sam 7,18-19.24-29; Ps 131; Mk 4,21-25
Mbani mend çka dëgjoni Mk 4,24
Jezusi dëshiron të zgjojë vëmendjen.
Aq sa Jezusi thotë është e
rëndësishme. Ne lëmë veten që
të mahnitemi nga fjalët e shumta
të cilat sjellin lajme, opinione apo
besime të gënjeshtërta. Kujdesin e
vërtetë duhet t’ia kushtojmë kujt na
do si ai, e nuk na mashtron dhe as
na shfrytëzon!
Fol, Zot: po të dëgjoj!

31/1 E PREMTE III K.GJ.V. [III]
Sh. Gjon Bosko, meshtar † 1888
2Sam 11,1-4.5-10.13-17; Ps 50;
Mk 4,26-34
Natën e ditën fara mbin e rritet.
Mk 4,27
Kështu vepron fjala e Perëndisë e
ruajtur në zemrën tonë. Pa u kujtuar
ne, e transformon zemrën sipas
dëshirës e planit të Perëndisë.
Faleminderit, Jezus, për çdo fjalë
që, me besnikëri, na drejton, e
faleminderit për Shpirtin e Shenjtë
që na e jep për ta kuptuar!

 



In primo piano