ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 JANAR 2013
01 JANAR 2013


1/1 E MARTË SH. MARIA NËNA E HYJIT [P]
Neh 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21
Hyji e dërgoi në zemrat tona Shpirtin e Birit të vet Gal 4,6
Në fillim të këtij viti, po të drejtohemi ty, Nëna e Zotit dhe Nëna jonë. Ati dërgoi Birin e Tij të parëzgjedhur që ti ta mirëpresje, ta mbaje, ta rrisje derisa të na e japje ne. Ndihmona edhe ne për t’u rritur në Shpirtin e Tij nga dita në ditë: mund ta japim dhe ta shpërndajmë me bollëk atë, mbi këdo që na qëndron përbri.

2/1 E MËRKURË K.Kr. [P]
Sh. Bazili M., † 379 e Sh. Gregori †390,
ipeshkvij e mësues
1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28
Cilido që mohon Birin, nuk e njeh as Atin 1Gjn 2,23
Besimi i drejtë është të mirënjohësh në Jezusin, Krishtin e dërguar tek ne nga Hyji, Birin e Tij të njëlindur; e pra edhe që të besosh se Hyji është Atë. Kush e mohon këtë të vërtetë, nuk është në fenë e vërtetë dhe në njohjen e vërtetë të Hyjit.

3/1 E ENJTE K.Kr. [P]
EMRI TEJET I SHENJTË I JEZUSIT
1Gjn 2,29 - 3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34
Ja, Qengji i Hyjit Gjn 1,29
Janë fjalët me të cilat Gjon Pagëzori dëfton Jezusin.
Ai është me të vërtetë i butë dhe i përvuajtur në zemër, është Ai që ofrohet si flijimi i pëlqyer për Hyjin. Ai është dhurata e madhe e Hyjit Atë për botën, që çdo njeri duke besuar në Të, të bëhet Bir i Hyjit. Eja, Jezus, në jetën time!

4/1 E PREMTE K.Kr. [P]
1Gj 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42
Çka këkoni? Gjn 1,38
Dy dishepujt e Gjon Pagëzorit, të cilëve Jezusi ua bën këtë pyetje, kërkonin të gjenin një marrëdhënie të vërtetë me Hyjin. Dhe e kishin kuptuar mirë: vetëm qëndrimi me Jezusin do ta kish shpaguar kërkimin e tyre dhe do t’u kish dhënë jetën e vërtetë! Edhe unë sot, Jezus, dëshiroj të mbetem pranë Teje: Ti je përgjigja e Atit edhe në nevojën e jetës sime, të dashurisë dhe të paqes.

5/1 E SHTUNË K.Kr. [P]
1Gjn 3,11-21; Ps 99; Gjn 1,43-51
Eja e shih Gjn 1,46
Filipi i drejton këto fjalë Nathanailit, i cili kishte dyshuar në sa i kishte thënë mbi Jezusin; e çon atëhere, që ta takojë personalisht. Pas këtij takimi, Nathanaili e pranon se Jezusi është Biri i Hyjit.
O Shpirt i Shenjtë, jepmë edhe mua rastin për të ndihmuar ndokënd për ta takuar Jezusin!

6/1 E DJELË DËFTIMI I ZOTIT [P]
Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12
E pamë yllin e tij duke lindur dhe erdhëm t’i shprehim nderimet tona Mt 2,2
Cilido që e kërkon Hyjin me zemër të pastër e të sinqertë merr dritën e Tij të mistershme dhe shkëlqyese, të domosdoshme për ta gjetur. U ndodhi kështu “Dijetarëve” dhe kështu ndodh përsëri. Edhe unë kam njohur të rinj të besimeve të tjera, që duke lexuar Ungjillin dhe duke dëgjuar atë çka u shpjegonte, thërrisnin: “Ky është Hyji që kërkonim qysh nga fëmijëria!”
Faleminderit Jezus, për dhuratën që mund të Të njoh, Të dëgjoj; Të mund të gjunjëzohem para Teje, duke të pranuar si Zotin e jetës sime!

7/1 E HËNË K.Kr. [P]
Sh. Raimondi i Penjafortit, meshtar, † 1275; Sh. Valentini, ipeshkëv
1Gjn 3,22 - 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25
Kthehuni Mt 4,17
“Kthehuni”, dmth: jepini një orientim të ri jetës suaj. Është ftesa e Jezusit në fillim të predikimit të Tij; është ftesa e Jezusit për mua, sot, në fillim të kësaj dite.
Po Jezus, dua dhe kërkoj që të jesh Ti për të më orientuar dhe për të më ndriçuar në çështjet e sotme, në marrëdhëniet me të tjerët, në përzgjedhjet për të vepruar…

8/1 E MARTË K.Kr. [P]
1Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44
Ta duam njëri-tjetrin 1Gjn 4,7
Në sintoni me Jezusin, apostulli i Tij Gjoni na nxit me këta fjalë. Me dashurinë që marr nga Ti Jezus, sot dëshiroj që t’i dua vëllezërit dhe ata sa do të takoj. Faleminderit që më bën të aftë të jap dhe të marr dashuri!

9/1 E MËRKURË K.Kr. [P]
1Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52
Zemër burra? Unë jam! Mos u druani! Mk 6,50
Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë, gjatë së cilës edhe Zoti “na tremb”! Ta dëgjojmë me besim këtë fjalë të Jezusit dhe të besohemi përsëri në Të: do të provojmë se Ai është Shëlbuesi dhe burimi i paqes së vërtetë.
Faleminderit Zot Jezus që je!

10/1 E ENJTE K.Kr. [P]
1Gjn 4,19 - 5,4; Ps 71; Lk 4,14-22
Kush e do Hyjin duhet ta dojë edhe vëllain e vet 1Gjn 4,21
Duke dashur Hyjin, marrim shpirtin e Tij mirëbërës dhe të mëshirshëm. Kjo na shtyn që të afërmin tonë në nevojë ta shikojmë si veten, për ta ndihmuar dhe për ta mishëruar. Të dimë atëherë ta mirëpresim, ta falim dhe të lutemi për jetën e tij të tamishme e të ardhme.

11/1 E PREMTE K.Kr. [P]
1Gjn 5,5-13; Ps 147; Lk 5,12-16
“Zotëri, nëse do, ti mund të më pastrosh!” Lk 5,12
Nga kjo fjalë, e drejtuar Jezusit prej një lebrozi, mund të mësoj përvujtërinë dhe fenë e gjallë. Mësoj gjithashtu të pranoj vullnetin e Hyjt.
Shpirt i Shenjtë, ndihmomë për të shkuar nga Jezusi në këtë mënyrë të thjeshtë dhe të vërtetë!

12/1 E SHTUNË K.Kr. [P]
1Gjn 5,14-21; Ps 149; Gjn 3,22-30
Mbarë bota është nën pushtetin e Djallit 1Gjn 5,19
Për Sh. Gjonin është e qartë se bota apo të gjithë ata që me vullnet të lirë nuk e mirëpresin Jezusin, ndonëse duke e pasur rastin, janë në mëkat, larg Hyjit, nën fuqinë e të Keqit. Kjo është edhe gjendja e atyre që kanë në shënjestër vetëm interesat vetiake, paranë dhe kënaqësinë. Për ata Jezusi thotë drejtpërsëdrejti që të mos lutemi dhe të mos e lidhim pra tek ata jetën tonë përpara Hyjit. Për ta i ofrojmë jetën tonë Atit, ashtu si Jezusi, që të linin botën dhe tundimet e tyre të tmerrshme.

13/1 E DJELË PAGËZIMI I ZOTIT Viti C [P]
Is 40,1-5.9-11; Ps 103; Tit 2,11-14; 3,4-7
Lk 3,15-16.21-22
Erdhi prej qiellit e ushtoi zëri: “Ti je Biri im!” Lk 3,22
Pagëzimi i Jezusit në lumin e Jordanit ndriçoftë Pagëzimin tonë, që në kohët e fillimit të Kishës, u quajt edhe “ndriçim”. Pagëzimi, zhytja në jetën e mrekullueshme të Atit, të Birit e të Shpirtit të Shenjtë, është zhytje në Hyjin, drita e njerëzve; është thirrja për të hyrë në dritën pushuese e të dashur të Hyjit; është thirrja për të shkëlqyer gjithmonë e më tepër përpara njerëzve.

14/1 E HËNË I K.GJ.V. [I]
Heb 1,1-6; Ps 96; Mk 1,14-20
Ejani pas meje Mk 1,17
Sot, edhe për mua e për ty që po lexon, Jezusi drejton këtë fjalë. Dishepujt e Tij të parë e kanë pranuar me gatishmëri.
Dua edhe unë që Jezusi të ketë vendin e parë në zemrën time dhe në çdo veprimtari timen. Do të lëviz për çdo ditë sipas vullnetit të Tij të shenjtë.

15/1 E MARTË I K.GJ.V. [I]
Sh. Romedio eremit
Heb 2,5-12; Ps 8; Mk 1,21-28
Vëllezërve të mi do t’ua shpall Emrin tënd Heb 2,12
Këto fjalë, të vëna në gojën e Jezusit, nga autori i letrës drejtuar hebrenjve, drejtuar besimtarëve të Tij, na shprehin dashurinë e Jezusit. Ai do që sa besojnë në Të, të jenë pjesëtarë në birësimin e Tij në Atin qiellor.
Faleminderit Jezus, që më je vëlla!

16/1 E MËRKURË I K.GJ.V. [I]
Heb 2,14-18; Ps 104; Mk 1,29-39
Të gjithë po të kërkojnë! Mk 1,37
Duke u rritur në ndërgjegjësimin me Jezusin, zbulojmë se Ai është personi që e kërkojnë të gjithë, me ndërgjegje o pandërgjegje. Zbulojmë se pikërisht Jezusi, i gjalli dhe i ringjalluri, mirëpëlqimi i Atit, është edhe qetësimi e lumturimi që të gjithë e kërkojnë kudo, në të gjitha rrugët. Duke e njohur kështu, do të dimë edhe t’ua dëftejmë të tjerëve!

17/1 E ENJTE I K.GJ.V [I]
Sh. Antoni abat † 356
Heb 3,7-14; Ps 94; Mk 1,40-45
Iu paraqit një i gërbulur Mk 1,40
Të gërbulurit apo lebrozët konsideroheshin të mallkuar nga Hyji dhe ishte e ndaluar për ta që t’u afroheshin të tjerëve, madje duke qëndruar në distancë, duhej të bërtisnin: “Jam i Papastër!” Nëse ky lebroz erdhi tek Jezusi, kjo ndodh pasi është i sigurtë që Ai nuk kishte për ta konsideruar të mallkuar, por do ta merrte pranë, ta shëronte dhe ta pastronte: këtë, vetëm Hyji mund ta bëjë.
Po vij tek Ti, Jezus: ti mundesh dhe do që të më pastrosh nga lebra e mëkatit.

18/1 E PREMTE I K.GJ.V. [I]
FILLIMI I TETËDITSHIT TË LUTJES
PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Heb 4,1-5.11; Ps 77; Mk 2,1-12
Çohu, merre shtrojën tënde dhe shko në shtëpinë tënde Mk 2,11
Jezusi ia thotë këtë një të paralizuari të çuar tek Ai me besim, për të ndihmuar disa të tjerë të cilët nuk besonin se Ai kishte fuqinë e faljes së mëkateve; para se ta shëronte, në fakt, i kishte thënë: “Bir të janë falur mëkatet e tua”.
Faleminderit Jezus, për dashurinë tënde për të gjithë! Jepu të krishterëve bashkimin që Ti dëshiron dhe mrekullinë për të ngjallur besimin tek ata që nuk besojnë.

19/1 E SHTUNË I K.GJ.V. [I]
TETËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN
E TË KRISHTERËVE
Heb 4,12-16; Ps 18; Mk 2,13-17
Eja pas meje Mk 2,14
Faleminderit Jezus, se u zbulove si i vetmi që mund të na udhëheqësh drejt Atit. Faleminderit që zgjodhe Levitin dhe që e thirre të vijë pas hapit tënd.
Faleminderit Jezus i ringjallur, që më thirre edhe mua për të ardhur pas Teje; faleminderit edhe për dhuratën që munda të përgjigjesha me gëzim.
Po të kërkojmë që të ripërtërish ndërgjegjen e të gjithë të krishterëve, që t’u bjerë ndër mend se vetëm duke u rritur në dashurinë Tënde do të mund të kontribojnë në bashkimin e Kishës Tënde.

20/1 E DJELË II K.GJ.V Viti C [II]
TETËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN
E TË KRISHTERËVE
Is 62,1-5; Ps 95; 1Kor 12,4-11; Gjn 2,1-11
Bëni gjithçka t’ju thotë Gjn 2,5
Është Maria që u drejtohet kështu shërbyesve të pranishëm në dasmën e Kanës: ata vihen menjëherë në dispozicion të Jezusit, që u jep një shenjë në dukje të çuditshëm. Përse të mbusheshin qypat që mbanin ujë të paracaktuar për pastrim, nëse mungonte vera? Ata besojnë tek Jezusi ashtu si tek pronari i tyre dhe Jezusi mundet kështu t’u paraqitet.
Eja Shpirt i Shenjtë, për të na bërë të bindur ndaj Marisë dhe Birit të saj, derisa Ai të mundë ta kryejë mrekullinë e bashkimit!

21/1 E HËNË II K.GJ.V. [II]
TETËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Sh. Anjezja virgjër e martire † 304
Heb 5,1-10; Ps 109; Mk 2,18-22
Vera e re ﷓ në rrëshiqa të rinj Mk 2,22
Vera e re i çan rrëshiqët apo calikët e vjetër. Gëzimi i të njohurit të Jezusit dhe të jetuarit në Të rri shtrënguar në një listë rregullash.
Rregulli i Meshës në ditën e djelë? Nëse mundem, shkoj në të gjitha ditët!
Rrëfimi një herë në vit? Falja e Jezusit është tepër e çmueshme për të mos ia kërkuar shpesh e më shpesh!
Një shenjë kryqi në mëngjes e në mbrëmje? Çdo çast Fjala e Tij është në zemër!

22/1 E MARTË II K.GJ.V [II]
TETËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Sh. Vincenci xhakua e martir
Heb 6,10-20; Ps 110; Mk 2,23-28
Biri i njeriut është zotëruesi edhe i së shtunës! Mk 2,28
Dishepujt e Jezusit, duke kaluar sëbashku me Të nëpër një fushë me grurë gjatë së shtunës, të uritur merrnin kallinjtë e hanin kokrrat e grurit; farisenjtë kqyrnin nga Jezusi se kjo nuk lejohej nga ligji i Hyjit. Jezusi gjeti rastin për të zbuluar se ishte Ai Mesia, Biri i njeriut, e shtuna e vërtetë e Hyjit, festa që i jep gëzim Atit dhe njerëzve!

23/1 E MËRKURË II K.GJ.V [II]
TETËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Heb 7,1-3.15-17; Ps 109; Mk 3,1-6
Çohu e dil para të gjithëve Mk 3,3
Jezus, ti jeton me dashuri përgjithmonë, madje edhe kur personat që e interpretojnë keq ligjin e Hyjit, do të donin ta pengonin. Ti je i lirë, nuk varesh nga njerëzit, por nga Ati yt dhe i yni. Faleminderit Jezus!

24/1 E ENJTE II K.GJ.V [II]
TETËDITËSHI I LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Sh. Francesku i Sales ipeshkev e mësues † 1622
Heb 7,25 - 8,6; Ps 39; Mk 3,7-12
Jezusi me nxënësit e vet u shmang kah bregu i detit Mk 3,7
Ka pak kohë që Jezusi ka nisur jetën e Vet publike dhe tashmë ka mbledhur rreth vetes shumë dishepuj. Ku janë ata në çast, atje është edhe ai e anasjelltas. Është Ai megjithatë, që e njofton Dashurinë e Hyjit dhe që shëron të sëmurët e të mbërthyerit nga djalli. Përmes këtyre shenjave, shumë vetë marrin hirin e të hapurit të syve tek Ai dhe të njohurit të Tij si Mesi.
Eja Shpirt i Shenjtë, për të mbajtur të bashkuar Kishën, të gjithën, në mënyrë që bota të besojë!

25/1 E PREMTE KTHIMI I SH. PALIT APOSTULL [P]
PËRFUNDIMI I TIETËDITËSHIT TË LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Vap 22,3-16 ose Vap 9,1-22; Ps 116; Mk 16,15-18
Saul, Saul, pse po më salvon? Vap 22,7
Sh. Pali mori hirin e kthimit nga vrojtimi i ligjit në afrimin me
Jezusin. Është fruti i lutjeve të Sh. Shjefnit, që ia ofroi jetën e tij Atit duke falur për Të për ata që e godisnin për vdekje. Edhe ne e kemi rastin të ofrojmë jetën tonë për Hyjin për ata që na fyejnë e na përndjekin.

26/1 E SHTUNË Shenjtërit Timoteo e Tito, ipeshkvij (m) [P]
2Tim 1,1-8 ose Tit 1,1-5; Ps 95; Lk 10,1-9 ose Mk 3,20-21
Nuk është në vete Mk 3,21
Të afërmit e Jezusit nuk arrijnë ta kuptojnë që është duke ndodhur diçka e tillë. Në Nazaret ai ishte një marangoz i thjesht, tani është një Rabì që tërheq pas vetes turmat. Vetëm kush dëgjon Jezusin me dashuri dhe ia hap zemrën, është i aftë ta mirënjohë të dërguarin e Atit. Për tjerët është një i ekzaltuar, që s’është në vete, madje drejtpërsëdrejti një person që e pengon ardhjen e Hyjit!
Shenjtërit Ipeshkvij Timoteo e Tito, lutuni për ne!

27/1 E DJELË III K.GJ.V. Viti C [III]
Neh 8,2-4a.5-6.8-10; Ps 18; 1Kor 12,12-30; Lk 1,1-4; 4,14-21
Shpirti i Zotit është mbi mua Lk 4,18
Jezusi bën kthimin në Nazaretin e tij, pas dyzet ditëve të kaluara në shkretëtirë. Fjala që po lexon në sinagogë realizohet në Të: Ai është i mbushur me Shpirtin e Shenjtë. Të mësojmë nga Jezusi për të kushtuar me zemërgjerësi hapësirat e ditës sonë për t’u takuar me Atin; do të kthehemi në zotimet tona me një prani më të fortë të Shpirtit të Shenjtë… dhe do të kujtohemi: do të jemi më të aftë që të duam e të shërbejmë.

28/1 E HËNË III K.GJ.V [III]
Sh. Toma i Akuinit meshtar e mësues † 1274
Heb 9,15.24-28; Ps 97; Mk 3,22-30
Si është e mundur që Djalli ta dëbojë djallin? Mk 3,23
I akuzuar padrejtësisht, Jezusi thërret shpifësit e Tij dhe, me dashuri, kërkon t’u ndihmojë për të pranuar paudhësinë e tyre. Faleminderit Jezus, për dëshminë Tënde të mëshirës ndaj armiqve të Tu.

29/1 E MARTË III K.GJ.V. [III]
Sh. Jozefi Freinademetz meshtar † 1908
Heb 10,1-10; Ps 39; Mk 3,31-35
Ja pra, unë po vij për të kryer vullnetin tënd Heb 10,9
Kjo fjali, që shpreh qëndrimin e Jezusit mbi ardhjen në botë, na bën të kuptojmë përse vallë Ai e ndjen aq bashkim me kë përmbush vullnetin e Hyjit; dhe aq shumë sa për ta konsideruar vëlla, motër e nënë!
Jezus, dëshiroj edhe unë që të mbaj në zemër ndjenjat e Tua dhe në birësi të jetoj sëbashku me Ty sipas planit të Atit.

30/1 E MËRKURË III K.GJ.V. [III]
Heb 10,11-18; Ps 109; Mk 4,1-20
Doli mbjellësi për të mbjellë Mk 4,3
Jezus, je ti mbjellësi i dalë nga parajsa nga Ati, për të mbjellë diturinë Tënde hyjnore dhe dashurinë Tënde mes njerëzve! Zemra ime, dhe e jona, urojmë të dijë ta mirëpresë farën Tënde të çmueshme, burim shprese e paqeje dhe e ruajtë që ta mbajë frutin! Faleminderit Zot Jezus!

31/1 E ENJTE III K.GJ.V. [III]
Sh. Gjon Bosko meshtar † 1888
Heb 10,19-25; Ps 23; Mk 4,21-25
Të egzaltohemi me njëri-tjetrin Heb 10,25
Kjo fjalë na fton ne të krishterëve për të qenë në ndihmë të njëri-tjetrit për të jetuar në vullnetin e Hyjit, duke iu bindur me gjithë zemër fjalës së Tij dhe orientimeve të marra nga kush na udhëheq në fe; shembulli më i mirë, është ndihma më e madhe që mund të japim.

 

In primo piano