ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 dic 2014
12 Dhjetor 2014

12 Dhjetor 2014

1/12 E HËNË I K.A. [I]
I Lumi Sharl De Fuko
IIs 2,1-5; Ps 121; Mt 8,5-11
Ejani, të ecim në dritën e Zotit!
Is 2,5
Tashmë Zoti na ka arritur me
dritën e tij, tashmë e kemi njohur
dashurinë e tij. Ne e dimë se ai
dëshiron që, si fëmijë të vërtetë, t’i
përngjasojmë. Drita e tij, sidoqoftë
është e pafund, e kështu është edhe
dashuria e tij!
Të marrim për çdo ditë rrezet e reja
që atij do t’i pëlqejë të na i japë!
Ardhja është një kohë e çmueshme
për të ushtruar gatishmërinë dhe
dëgjesën.

2/12 E MARTË I K.A. [I]]
Sh. Bibiana
Is 4,2-6; Ps 121; Mt 8,5-11
Jezusi, nën ndikimin e Shpirtit të
Shenjtë klithi plot hare Lk 10,21
I vënë në veprim nga Shpirti
i Shenjtë, Jezusi sodit të Atin:
e shikon plot dashuri dhe mall;
e shikon të kujdesshëm për të
vegjëlit dhe për të përvuajturit, me
dëshirën për t’i bërë pjesëtarë të
jetës së tij dhe për t’i përmbushur
me dashurinë e vet. Jezusi është
i kënaqur për Atin!

3/12 E MËRKURË I K.A. [I]
Sh. Françesk Saveri meshtar † 1552
Is 25,6-10; Ps 22; Mt 15,29-37
Më dhimbset ky popull Mt 15,32
Pres ardhjen tënde, Jezus!
Po të pres në zemrën time e po
të pres në famullinë time! Po të
pres si Bariun tim të Mirë: plot
me dhembshuri, të ëmbël, të aftë
për të fshirë çdo pikë loti; e të
pushtetshëm, aq sa të shuash çdo
lloj urie, të falësh çdo mëkat dhe të
shërosh çdo sëmundje! Po të pres,
Jezus i mirë! Eja!

4/12 E ENJTE I K.A. [I]
Sh. Gjoni i Damaskut meshtar e mësues
† shek. VIII
Is 26,1-6; Ps 117; Mt 7,21.24-27
Kini shpresë në Zotin gjithherë
Is 26,4
Sa e bukur është kjo ftesë e Zotit!
I krishteri duke jetuar afërsinë
me Zotin, mund t’i ofrojë botës
dëshminë e një jete të qartë, plot
besim e shpresë. Përmes saj do të
flasë, edhe me qetësi, për Atin e
tij qiellor, të mirë, të mëshirshëm,
të gjithpushtetshëm; do të bëjë të
njihet, do të bëjë të duhet, do të
bëjë ta dëshirojnë…

5/12 E PREMTE I K.A. [I]
Sh. Juli, Sh. Krispina, Sh. Saba Abat
Is 29,17-24; Ps 26; Mt 9,27-31
U bëftë sipas besimit tuaj Mt 9,29
Edhe me mua vepro kështu, Jezus!
Mos prano që unë të trajtoj për
“shërues”; ti don që të kesh nevojë
për besimit tim në ty! Faleminderit
që do t’i vësh në veprim së bashku
me mua, shenjat e dashurisë tënde
në jetën time!

6/12 E SHTUNË I K.A. [I]
Shën Kolli ipeshkëv † 350
Is 30,19-21.23-26; Ps 146; Mt 9,35 – 10,1.6-8
Të korrat janë të mëdha, kurse
punëtorë ka pak Mt 9,37
Ti, Jezus, ke ardhur mes nesh!
E kemi parë si mund të duhet Ati,
si mund t’ia ofrosh jetën duke u
dhënë vëllezërve dashurinë e tij.
Ti eja, Jezus, eja sërisht! Merrmë
edhe mua: dua të ofrohem për të
dashur në Kishën tënde, në mënyrë
që flijimi yt, të mos jetë i kotë për
ndonjërin prej vëllezërve të mi!

7/12 E DJELË II K.A. Viti B [II]
Sh. Ambrozi ipeshkëv e mësues † 397
Is 40,1-5.9-11; Ps 84; 2Pt 3,8-14; Mk 1,1-8
Bëni gati udhën e Zotërisë, rrafshoni
shtigjet e tij! Mk 1,3
Nëse Zoti do të mundej “të vinte”
më shumë në jetën time, të mundej,
pra, ta gjykonte më shumë, të kishte
hapësirë më tepër e të vepronte
më shumë në të, sigurisht se nuk
do të kishte veçse të mirë, paqe,
ngushëllim: do ta bënte edhe më të
çmueshme për mbretërinë e tij. Me
gjithë qejf pra, do të lodhem pak
më tepër në këtë kohë të Ardhjes
për të rrafshuar shtrembërimet e
mia që e pengojnë të jetë tërësisht
Zoti im.

8/12 E HËNË ZOJA E PAPËRLYER [P]
Sh. Frida
Zan 3,9-15.20; Ps 97; Ef 1,3-6.11-12;
Lk 1,26-38
Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!
Lk 1,28
O Nënë e Shenjtërueshme, falë
Birit tënd Jezus, Engjëlli mund
të përshëndesë kështu! Është
përshëndetja që bija e Sionit
– dmth i gjithë populli i Izraelit -,
dhe çdo popull e çdo njeri, mund ta
marrë më në fund: mëkati
- largimi prej Atit me trishtimin që sjell
- është mundur kur marrim në zemër
Jezusin! Mari, ti gëzo që të shikosh bijtë
e tu pjesëmarrës të të njëjtit gëzimit
tënd!

9/12 E MARTË II K.A. [II]
Sh. Gjon Didak Kuahtlatoatzin
Is 40,1-11; Ps 95; Mt 18,12-14
Thuaju qyteteve të Judës: “Ja Hyji
juaj” Is 40,9
Zot Jezus, Kisha jote më ka folur për
ty: kam nisur të shikoj; kam parë se
ti je dhe më do. Nuk kam më frikë!
Faleminderit!

10/12 E MËRKURË II K.A. [II]
Zoja e Loretos
Is 40,25-31; Ps 102; Mt 11,28-30
Nuk sillet me ne sipas mëkateve
tona Ps 102
Ndërsa kënaqemi me mëshirën
e Atit i cili na rezervon gjithmonë
dashurinë e përkryer e që nuk
zvogëlohet nga mangësitë tona
ndaj tij, duam gjithashtu ta
mirëpresim brenda nesh Shpirtin e
tij të mëshirës: do të jemi në emër
të tij, streha e bekimi për vëllezërit
tanë, mëkatarë ashtu si edhe
ne, nevojtarë për mëshirën dhe
dashurinë.

11/12 E ENJTE II K.A. [II]
Sh. Damazi papë † 384
Is 41,13-20; Ps 144; Mt 11,11-15
Nuk ka dalë kurrë ndonjë më i
madh se Gjon Pagëzori Mt 11,11
Është e bukur të shikosh sesi Jezusi
e vlerëson Pararendësin e vet,
Gjon Pagëzorin: çfarë do të ketë
parë të bukur e të çmueshme në
zemrën e tij?
Eja, Shpirti i Shenjtë, e bëj prej meje
një mik të vërtetë të Jezusit!

12/12 E PREMTE II K.A. [II]
E Lumja Virgjër Mari e Guadalupës 1531
Is 48,17-19; Ps 1; Mt 11,16-19
Unë jam Zoti, Hyji yt, që të mësoi
për të mirën tënde Is 48,17
Eh, po, nëse do të kisha më shumë
besim në Perëndinë Atë, se sa në
veten time, do të isha shumë më
tepër… mendjeshkathët!
Ti, Atë, më njeh dhe më do më
shumë se sa unë veten time; për
mua ke dërguar Jezusin në botë:
ai ka ardhur dhe ka vuajtur deri në
vdekje për mua. Si të mos besoj se
çdo fjalë e jotja e çdo dëftim i joti
është për të mirën time?

13/12 E SHTUNË II K.A. [II]
Sh. Luçia virgjër e martire † rreth 404
Sir 48,1-4.9-11; Ps 79; Mt 17,10-13
Elia ka ardhur tashmë e nuk e kanë
njohur Mt 10,12
Si mund ta njohim zërin tënd,
Atë e Zot i yni, ti që kërkon të arrish
zemrën tonë të varfër për ta kuruar
dhe për të na e ridhënë gëzimin për
të cilin ti e ke dashur?
Do të kërkojmë të na ruash
përgjithmonë me praninë tënde,
me shpirtin e varfër, me dashurinë
e bindur dhe plotbesimi!

14/12 E DJELË III K.A. Viti B [III]
Sh. Gjoni i Kryqit meshtar e mësues † 1591
Is 61,1-2.10-11; kantiku Lk 1,46-50.53-54;
1Sel 5,16-24; Gjn 1,6-8.19-28
Rrafshoni udhën e Zotit Gjn 1,23
Janë fjalët e Gjon Pagëzorit, që po
përgatit Popullin për ardhjen
e Mesisë. Si është njoftimi i tij?
Është i përvuajtur: “Nuk jam…”,
“Nuk jam i denjë…”, “Ai do t’ju
pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë”.
Është një njoftim i ri: i panjohur më
parë, që nuk rezulton nga përvojat
apo aftësitë e njeriut, por i sugjeruar
nga Shpirti i Shenjtë!

15/12 E HËNË III K.A. [III]
Sh. Kristina
Neh 24,2-7.15-17; Ps 24; Mt 21,23-27
Nga ishte pagëzimi i Gjonit, nga
Qielli apo nga njerëzit? Mt 21,25
Kryepriftërinjtë dhe të moshuarit
e popullit, të cilëve Jezusi ua kishte
drejtuar këtë pyetje, nuk arritën të
përgjigjeshin: kapja pas parasë dhe
pas nderit të vet i pengonte që ta
njihnin të vërtetën e të merrnin pjesë
në të.
Pastroje zemrën tonë, Jezus, në
këtë kohë të shenjtë: shikimi ynë
do të bëhet i qartë e do të dimë të
vimë pas të lirë në ecjen tënde të
dashurisë!

16/12 E MARTË III K.A. [III]
Sh. Albina
Sof 3,1-2.9-13; Ps 33; Mt 21,28-32
Në emër të Zotit do të kërkojë
strehim Teprica e Izraelit Sof 3,12
Ti, Zot, që je Ati ynë, kërkon ende
në Kishën tënde, madje edhe në
zemrën time, këtë “tepricë” të vogël:
atë pjesë të vogël, e pra, që nuk heq
dorë nga besimi në ty. Atje ti mund
të realizosh ‘ëndërrat’ që dashuria
jote i ka qendisur gjithmonë për ne!

17/12 E MËRKURË Fillimi i
NËNTËSHES së KRISHTLINDJES [P]
Zan 49,2.8-10; Ps 71; Mt 1,1-17
Dëgjoni Izraelin, atin tuaj! Zan 49,2
Jakobi (Izraeli është emër i ri i dhënë
nga Zoti) bekon bijtë e tij. Fjalët e tij
janë të rëndësishme, për t’u dëgjuar
me kujdes. Në to gjejmë një profeci të
qartë e të bukur të Jezusit: ai, Mbret i
vërtetë, pushteti i të cilit tejkalon çdo
pushtet tjetër dhe mbetet përgjithmonë,
do të lindë nga fisi i Judës.
Faleminderit Jezus, që bashkove jetën
tënde hyjnore me jetën tonë njerëzore:
tani mund ta njohim Perëndinë, Atin,
si bij, duke jetuar, e pra, vetë jetën e tij,
dashurinë!

18/12 E ENJTE [P]
Sh. Graciani
Jer 23,5-8; Ps 71; Mt 1,18-24
Ja emri me të cilin do ta quajnë:
“Zotynë – drejtësia – jonë”! Jer 23,6
Jeremia profetizon ngushëllimin
e popullit që vuan: do të vijë një
syth… Sythi është një fjalë që
evokon të renë, forcën, rininë,
freskinë; dhe do të ketë një emër të
mrekullueshëm: “Zotynë – drejtësia–
jonë”. Ne nuk ia dalim të jemi të
lirë; do ta kemi atë, që do të na
garantojë përballë Perëndisë; ai, që
vihet në vendin tonë dhe kështu na
përfton faljen dhe shpëtimin.

19/12 E PREMTE [P]
Sh. Urbani V, Sh. Tea, Sh. Timoteu
Sh. Fausta, Sh. Dario
Gjq 13,2-7.24-25; Ps 70; Lk 1,5-25
Shpirti i Zotit nisi ta pushtojë
Gjq 13,25
Këtu flitet për Samsonin, i bekuari
prej Perëndisë qysh nga fëmijëria.
Nëna e tij e mori si dhuratë të
Perëndisë dhe si pritje të bindjes
ndaj tij, duke hequr dorë prej pijeve
alkoolike. E Samsoni qe mjeti i
Perëndisë për çlirimin e popullit të
vet nga armiqtë. Shpirti i Perëndisë
mund të veprojë tek fëmijët, kur
janë të shoqëruar nga prindërit e
kujdesshëm ndaj vullnetit të Atit.

20/12 E SHTUNË [P]
Sh. Liberati Sh. Prolemeu
IIs 7,10-14; Ps 23; Lk 1,26-38
Vetë Zoti do t’ju japë një shenjë të
mrekullueshme Is 7,14
Sa herë njerëzit kërkojnë një shenjë
nga Perëndia! Një shenjë që ai na
do, një shenjë që zotohet për ne,
një shenjë që na ndihmon për të
zgjedhur mes dy rrugëve.
Ja, ai shenjën na e jep: është një
fëmijë, fëmija e një virgjëreshe!
Shenja e Perëndisë është dhe do të
jetë gjithmonë Jezusi.
Do të shikojmë Jezusin e atëherë do
të shikojmë Perëndinë, dashurinë e
tij dhe drejtimin e vullnetit të tij.

21/12 E DJELË IV K.A. Viti B [IV]
Sh. Pjetër Kanizi, meshtar e mësues † 1597
2Sam 7,1-5.8-12.14-16; Ps 88; Rom 16,25-27;
Lk 1,26-38
S’ka gjë të pamundshme për Hyjin
Lk 1,37
Janë fjalët me të cilat engjëlli
Gabriel qetëson Marinë dhe e
përforcon fenë. Nëse Perëndia
premton diçka, ndodh se e ka
fuqinë për ta bërë. Edhe mua kjo
shprehje më jep një shtysë për t’iu
bindur çdo fjale që lexoj në Ungjill.
Prania e Marisë në Kishë është një
inkurajim i vazhdueshëm për të
pasur fe dhe për t’u bindur.

22/12 E HËNË [P]
Sh. Françeska Kabrini
I1Sam 1,24-28; psalmi: 1Sam 2,1.4-8;
Lk 1,46-55
Dhe adhuruan Zotin 1Sam 1,28
Ana, nëna e Samuelit, duke qenë
mirënjohëse pasi qe dëgjuar nga
Perëndia dhe duke marrë prej tij një
fëmijë, ia kushton. E çon në tempull,
që të bëhet shërbëtor i Perëndisë.
Kështu bëjnë sërisht shumë nëna e
baballarë: ia paraqesin Perëndisë
fëmijët e tyre, duke pranuar se
janë dhuratat e tij, që ai t’i përdorë
për mbretërinë e vet. Ata pastaj
do t’i shoqërojnë për çdo ditë me
lutjen e plotbesimtë e do t’i bëjnë
të mësohen të kenë Perëndinë si të
vetmin referim të qëndrueshëm.

23/12 E MARTË [P]
Sh. Gjoni nga Keti meshtar † 1473
Mal 3,1-4.23-24; Ps 24; Lk 1,57-66
Do t’i kullojë porsi arin e argjendin
Mal 3,3
Profeti përshkruan veprën e atij që
duhet të vijë: nuk do të vijë për t’u
thënë të gjithëve: «Jini të aftë, vazhdoni
kështu», por që t’i ftojë të ndryshojnë,
për të bërë realitet kthimin dhe të
kujtohen se janë mëkatarë e në
nevojën e faljes.

24/12 E MËRKURË [P] VIGJILJA E
KRISHTLINDJES [P]
2Sam 7,1-5.8-12.14.16; Ps 88; Lk 1,67-79
Natani i tha mbretit: ”Gjithçka ke në
mend të bësh, bëje patjetër, sepse
Zoti është me ty” 2Sam 7,3
Mbreti David do të donte të
ndërtonte një tempull, e pra një
vend të qëndueshëm të adhurimit
për Perëndinë. Idea që të mund të
thuhet se Perëndia është me ne,
është një ide e mirë, por nuk do të
jetë e realizueshme ashtu siç mund
ta imagjinojë njeriu.
A do të jetë ndonjë pasardhës i tij
për të mishëruar në vetvete plotësinë
e dashurisë së Perëndisë!
Po, Perëndia do të jetë me ne,
jo brenda një ndërtese, por në
personin e Birit: nesër do ta shohim!

25/12 E ENJTE KRSIHTLINDJA [P]
Mesha e natës: Is 9,1-6; PS 95; Tit 2,11-14;
Lk 2,1-14
Mesha e ditës: Is 52,7-10; Ps 97; Heb 1,1-6;
Gjn 1,1-18
E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne
Gjn 1,14
Të këndojmë me engjëjt dhe me
të gjithë shenjtërit misterin e pranisë
së Birit të Perëndisë mes nesh.
Ky mister është misteri i dashurisë
së përvuajtur, sepse, për të
qëndruar me ne, ai është dashur të
bëhet njeri, i vdekshëm, i dobët, i
brishtë. Ai është Fjala, e pra Fjala
e Atit, ‘lidhja’, nëpërmjet të cilit
Perëndia u komunikon njerëzve
vetveten. Të këndojmë me të vërtetë
me mirënjohje të pakufi dhe të
kënaqemi se mund të marrim pjesë
në vetë dashurinë e tij me shenja të
vogla ndaj vëllezërve tanë!

26/12 E PREMTE SH. SHTJEFNI
Martiri i Parë [P]
Vap 6,8-10.12; 7,54-60; Ps 30; Mt 10,17-22
Kush të qëndrojë deri në fund, ai do
të shëlbohet Mt 10,22
Është një dhuratë e madhe e
Perëndisë dhe qëndresa deri në
fund, është dhurata që ia kërkojmë
për çdo ditë. Sot shikojmë Shtjefnin
besnik ndaj Jezusit deri në fund të
jetës, ose më mirë, deri në atë pikë
të durimit të urrejtjes së njerëzve për
Jezusin, sa ta lërë veten që të vritet
për të. Bujaria e tij në dedikimin
ndaj të varfërve të bashkësisë e ndaj
njoftimit të Ungjillit është përsëri
shembull i gjallë për ne.
Është mënyra e jetesës që na shpëton!

27/12 E SHTUNË SH. GJONI
Apostull dhe Ungjilltar. [P]
1Gjn 1,1-4; Ps 96; Gjn 20,2-8
Ai u përkul dhe pa pëlhurat e vëna
aty, por nuk hyri Gjn 20,5
Sot nderojmë apostullin dhe
ugjilltarin që nuk e ka shkruar kurrë
emrin e tij në Ungjill.
Ai arrin duke vrapuar tek varri,
por pret Pjetrin për t’i dhënë
përparësinë. Përvujtëria e tij çmohet
nga Perëndia me dhuratën e fesë:
“pëlhurat e vendosura atje” nisin t'i
flasin dhe t'i zbulojnë ringjalljen e
Jezusit!

28/12 E DJELË FAMILJA e
SHENJTË e JEZUSIT, MARISË dhe
JOZEFIT Viti B [P]
Zan 15,1-6; 21,1-3; Ps 104; Heb 11,8.11-
12.17-19; Lk 2,22-40
Prindërit e tij çuditeshin për sa
thuhej për të Lk 2,33
Festa e Familjes së Shenjtë na
orienton për të shikuar tek Jezusi,
Marija dhe Jozefi, si tek çdonjëri
shembull i marrëdhënieve tona të
ndërlikuara familjare. Fari që bën
dritë mbi cilëndo prej tyre është Biri,
Jezusi: nga ai ndihemi të dashur,
sepse ai i përket dhe do që t’i
përkasë Atit. Është një sekret ky, për
ta bërë jetën tonë të dashur për të
gjithë!

29/12 E HËNË dita e V e Tetëditëshit [P]
Sh. Toma Beker ipeshkëv e martir † 1170
1Gjn 2,3-11; Ps 95; Lk 2,22-35
Kush e do vëllanë e vet, ai është
vazhdimisht në dritë 1Gjn 2,10
Të duash vëllain do të thotë t’i japësh
dashurinë e Hyjit, ta vendosësh në
kontakt me Jezusin dhe ta bësh të
perceptojë përkëdheljen e Atit.
Kush e bën këtë, sadoqë çdo vepër
dashurie mund të kushtojë lodhje apo
vuajtje, mbetet i hapur në shpirt.
Ai “mbetet në dritën”: mbështillet
d.m.th. nga hiri i Perëndisë, aq sa ta
gëzojë dhe ta shpërndajë përrreth.

30/12 E MARTË Ditë e VI Tetëditëshit [P]
1Gjn 2,12-17; Ps 95; Lk 2,36-40
Mbetet në amshim ai që kryen vullnetin
e Hyjit 1Gjn 2,17
Të bësh vullnetin e Hyjit do të thotë të
jesh brenda zemrës së tij, në thellësinë
e dëshirës së tij; deri sa të bëhesh
gëzimi i tij. Shpërblimi është i madh,
siç mund ta imagjinojmë: të marrësh
pjesën e përjetësinë së tij, e pra në
plotësinë e qenies së tij, të jetës së tij!

31/12 E MËRKURË dita VII e Tetëditëshit [P]
Sh. Silvestri I papë † 335
1Gjn 2,18-21; Ps 95; Gjn 1,1-18
Ju keni Shugurimin prej Shpirtit të
Shenjtë, e keni edhe dijen 1Gjn 2,20
Shën Gjoni na bën të ndërgjegjshëm
për hirin që kemi nga qenia e krishterë
dhe nga mundësia e hyrjes në
sakramente. Kemi marrë “Vajimin e
Shenjtit”: do të thotë se jemi shuguruar,
i përkasim Perëndisë, jemi pra të
mbrojtur nga pushteti i tij. Jemi edhe
pjesëmarrës të “dijes”:
ai nuk ka sekrete me ne.
Po e mbyllim vitin me këtë gëzim që
vjen prej fesë sonë. Dita e fundit e vitit
qoftë si ajo e fundit të jetës, e pasur në
gëzim për takimin me Jezusin!

In primo piano