ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 set 2020
09 Shtator 2020

09 Shtator 2020

1/9  E MARTË  XXII° GJ. V. [II] 

1Kor 2,10-16; Ps 144; Lk 4,31-37   

E ne nuk kemi marrë shpirtin e botës, por kemi marrë Shpirtin që vjen prej Hyjit  1Kor 2,12

Shpirti i botës e refuzon Jezusin, tallet me shenjtërinë e Tij. Kështu e tregon Veten në sinagogën e Kafarnaumit, kur Zotit i duhet t’iu kërkojë që të pushojnë dhe të dalin nga njeriu në të cilën strehoheshin. Është Shpirti i Hyjit që na jep përkujdesje që të lihemi të udhëzohemi prej Jezusit. Falë Shpirtit të Hyjit i kuptojmë misteret e Tija, të përqeshura dhe mospërfillëse prej botës.

 

2/9  E MËRKURË  XXII° GJ. V. [II] 

1Kor 3,1-9; Ps 32; Lk 4,38-44   

Ju jeni ara e Hyjit  1Kor 3,9

Kështu apostulli e mbyll reflektimin e tij: çdo punë e brendshme është e realizuar prej Hyjit Vetë, megjithëse Ai shërbehet prej zërit të njerëzve. Ama, këta, nuk duhet të krenohen, dhe askush nuk duhet të mbivlerësohet. Jemi të gjithë si vjehrra e Pjetrit: i shërbejmë Zotit vetëm sepse Ai na ngren sërish nga lëngata jonë.

 

3/9  E ENJTE  XXII° GJ. V. [II]                    (p: Sh. Gregori i Madh, papë e mës. i K., † 604)

Përvjetori i Urdhërimit Ipeshkvor: i Imz. GJERGJ META, Ipeshkëv i Rrëshenit (2017)

1Kor 3,18-23; Ps 23; Lk 5,1-11   

Sepse dija e kësaj bote është marri para Hyjit   1Kor 3,19

Këtë vërtetësi e eksperimenton Pjetri mbi liqen. Urtia e tij do ta kishte ndaluar që t’i bindej Jezusit. Vetëm duke iu bindur Atij rrjeta e tij u mbush me peshq në mënyrë të pabesueshme. E çuditshme urtia e Hyjit, dhe e mrekullueshme!

 

4/9  E PREMTE  XXII° GJ. V. [II] 

1Kor 4,1-5; Ps 36; Lk  5,33-39  

Ai do t’i zbulojë synimet e zemrave   1Kor 4,5

Është Zoti që i njeh zemrat, dhe prandaj, është Ai i Vetmi që mund t’i gjykojë. Këtë duhet ta mësojnë edhe farisenjtë, që e mbajnë veten në të drejtë për t’i gjykuar të gjithë, edhe Zotin! Ai zbulon risinë: tani që është Ai që mund ta përfaqësojë Hyjin, dhëndrin e Izraelit, duhet të zhduken rregullat që i përgatisnin zemrat për Ardhjen e Tij. Kujt i shërbejnë? Ai është këtu!

 

5/9  E SHTUNË  XXII° GJ. V. [II] 

1Kor 4,6-15; Ps 144; Lk 6,1-5   

Unë ju linda në Jezu Krishtin         1Kor 4,15

Shën Pali duhet të qortojë të krishterët e Korintit për qëndrimet e tyre mburrëse dhe krenare, që pengojnë një jetë të krishterë koherente. Mos e mbani veten sikur kush jeni dhe mos i dëgjoni të tjerët, u thotë atyre; jam unë që ju kam futur në fe dhe kështu ju kam dhënë jetën hyjnore, ju kam dhënë Jezusin!

 

6/9  E DIEL  XXIII° GJ. V. Viti A [III] 

Ez 33,1.7-9; Ps 94; Rom 13,8-10; Mt 18,15-20   

Në qoftë se të dëgjon, e shpëtove vëllain tënd   Mt 18,15

Jezusi mëson se si të jetojnë në momentet e krizës së bashkësisë. Të gjithë janë mëkatarë, edhe të Tijtë, prandaj është për të parashikuar ndonjë mosmarrëveshje. Si duhet të sillemi? Gjithmonë me bamirësi e me vërtetësi. Mëkatet nuk duhet të lihen të kalojnë nën këmbë, do të shkatërronin bashkimin e besimtarëve dhe, për këtë, Kishën e Hyjit. Kush i kryen duhet korrigjuar, me bamirësinë e vërtetë dhe me vendosmëri dashamirësie, por gjithnjë me përkujdesje, për të mos krijuar përçarje.

 

7/9  E HËNË  XXIII° GJ. V. [III] 

DIOQEZA E SAPËS - Kushtimi i Kishës Katedrale

1Kor 5,1-8; Ps  5; Lk  6,6-11   

Krishti ‑ Qengji ynë i Pashkëve ‑ tanimë është flijuar   1Kor 5,7

Është një siguri. Është siguria që na detyron të jetojmë në një mënyrë ndryshe nga kjo botë. Imoralitetet dhe sjelljet seksuale përverse duhen ndaluar, me koston e largimit të dikujt nga bashkësia e krishterë, përkundrazi, madje deri në pikën sa t’ia dorëzojmë Satanit. Kështu do të pendohet.

 

8/9  E MARTË  DITËLINDJA E SHËN MARISË VIRGJËR [P]

Përvjetori i urdhërimit ipeshkvor: i                                                                                      imz. GIOVANNI PERAGINE, Ipeshkëv i Jugut (2017)

Mik 5,1-4a ose. Rom 8,28-30; Ps 12; Mt 1,1-16.18-23   

Ti ngjitja emrin Jezus   Mt 1,21

Maria vjen në botë për të qenë Nëna e Hyjit. Për këtë kremtojmë edhe lindjen e saj: një ndërhyrje e Hyjit në botë, që pret prej Tij shëlbim dhe ngushëllim. Dhe ajo na sjell pikërisht «shëlbimin e Hyjit»: kështu do ta thërrasë të Birin (Emri “Jezus” ka këtë domethënie). Prej saj mësojmë ta shqiptojmë këtë Emër!

 

9/9  E MËRKURË  XXIII° GJ. V. [III]                      (pf: Sh. Pjetër Claver, mesh., † 1654)

1Kor 7,25-31; Ps 44; Lk 6,20-26   

Ata që qajnë, sikurse të mos qanin  1Kor 7,30

Kush ka arsye të qajë duhet të kujtojë që dashuria e Atit nuk është zhdukur. Nëse Ati të do, përse qan? Në qoftë se Jezusi është në të djathtën e Tij për ty, përse ankohesh? Mos harro që jeta jote është Jezusi, dhe Ai nuk dështon kurrë. “Të lumët ju, që tani qani”, e ka konfirmuar solemnisht Zoti!

 

10/9  E ENJTE  XXIII° GJ. V. [III] 

1Kor 8,1-7.11-13; Ps 138; Lk 6,27-38   

Por, nëse ndokush e do Hyjin, atë Hyji e pranon për të vetin   1Kor 8,3

Është e lehtë për personat e pajisur me zgjuarsi të mprehtë që të mburren dhe të krenohen. Nuk duhet të harrohet që Hyji është dashuri, dhe që, për këtë, zgjuarsia që mburret për njohjet e veta është shumë, shumë injorante. Hyji është dashuri dhe duhet dashur: vetëm për atë që e do, Hyji mund t’i kënaqet.
Ki mëshirë për mua, o Zot Jezus!

 

11/9  E PREMTE  XXIII° GJ. V. [III] 

1Kor 9,16-19.22-27; Ps 83; Lk 6,39-42   

E të gjitha këto i bëj për dashuri të Ungjillit   1Kor 9,23

Çfarë do të bëj sot për Ungjillin? Për ta transmetuar Lajmin e Mirë? Do t’ia ndaloj vetes të mendoj keq për të afërmin, që të flas keq për ndokënd. Jezusi më thotë që në syrin tim është një tra, që unë mbetem i verbër derisa nuk e heq nga syri im çdo ambicie të keqe dhe çdo lëmishte lëvdate.

 

12/9  E SHTUNË  XXIII° GJ. V. [III]                      (pf: Emri tejet i shenjtë i Marisë)

1Kor 10,14-22; Ps115; Lk 6,43-49   

Të gjithë jemi pjesëtarë të një buke   1Kor 10,17

Larg nga idhujtaria! Këtë paralajmërim na e jep Shën Pali. Idhujtaria na lidh me djajtë, armiq të jetës. Idhujtaria është e pranishme çdo ditë në botën në të cilën lundrojmë: i aprovon të gjitha veset dhe të gjitha mëkatet. Nga ajo na mbron “buka”, buka e “bekuar”, që na mban në bashkim me besimtarët dhe me Atë në të Cilin besojmë.

 

13/9  E DIEL  XXIV° GJ. V. Viti A [IV]            (p. Sh. Gjon Gojarti, ip. e mës. i K.)

Sir 27,30 - 28,7; Ps 102; Rom 14,7-9; Mt 18,21-35   

Ki durim me mua dhe do t’i kthej të gjitha    Mt 18,26

O Jezus, për fat të keq nuk mund të të kthej asgjë prej asaj çka ke pasuruar jetën time, aq më pak mund të të shpërblej me shikimin e mirë me të cilin më ke bërë të çmuar para syve Tuaj. Do të jetoj me Ty, do të jetoj për Ty, do të kërkoj të imitoj bujarinë që ke patur me mua, duke i duruar të afërmit dhe duke u ofruar atyre ndonjë shenjë mirësie.

 

14/9  E HËNË  LARTËSIMI I KRYQIT TË SHENJTË [P] 

Num 21,4-9; ose. Fil 2,6-11; Ps 77; Gjn 3,13-17   

Po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut  Gjn 3,14

Sot është festë, sepse kemi gjetur drurin e kryqit Tënd. Është vetëm një dru, por ai mban gjallë në ne kujtimin e dashurisë Sate dhe ofertës Sate ndaj Atit: kjo nuk është një ide, por realitet konkret. Ti ke qenë lartësuar me të vërtetë për ne, sepse, duke të parë, të ishim të çliruar prej pasojave të mëkatit tonë: largimi prej Hyjit të dashurisë dhe të jetës.

 

15/9  E MARTË  SHËN MARIA VIRGJËR E DHIMBSHME [P] 

Përvjetori i urdhërimit ipeshkvor: i imz. SIMON KULLI, Ipeshkëv i Sapës (2017)

Heb 5,7-9; Ps 30; Gjn 19,25-27 ose. Lk 2,33-35   

Mësoi nga ato që pësoi të jetë i dëgjueshëm  Heb 5,8

Dje e kemi kundruar Jezusin e lartësuar mbi Kryq. Sot e fiksojmë shikimin mbi Nënën e Tij, e pranishme dhe pjesmarrëse e atij misteri. Edhe ajo ia ka ofruar Birin të Atit, duke iu bindur synimit të amshuar e treguar prej Shkrimit.
Maria, Nëna jonë e shenjtërueshme, të falënderojmë që ke vuajtur dhe ke ofruar vuajtjen për t’iu bindur dashurisë së Atit.

 

16/9  E MËRKURË  XXIV° GJ. V. [IV]           (p: Sh. Korneli, papë, † 253 e Cipriani, ip. e martir, † 258)

1Kor 12,31 - 13,13; Ps32; Lk 7,31-35   

Dashuria duron gjithçka  1Kor 13,7

Faqja e Shën Palit, që sot lexojmë, quhet ‘Himni i dashurisë’. Bamirësia është dashuri që Hyji jeton në marrëdhënien e Tij me ne. Kur unë kërkoj ta imitoj, jetoj jetën e Vetë Hyjit! Një mrekulli! Një mrekulli e mundimshme, sepse më detyron të duroj…, por bëhet burim gëzimi.

 

17/9  E ENJTE  XXIV° GJ. V. [IV]                        (pf: Sh. Robert Bellarmino, ip. e mës. i K., † 1621)

1Kor 15,1-11; Ps 117; Lk 7,36-50   

Por, në saje të hirit të Hyjit, jam ky që jam  1Kor 15,10

Le të mësojmë prej apostullit. Ai nuk krenohet, por as nuk mposhtet. Ka besim në vetveten e tij, por jo se ndjehet i sigurt me vetveten e tij, megjithatë sepse njeh që në jetën e vet është në veprim dashuria e Hyjit Atë!

 

18/9  E PREMTE  XXIV° GJ. V. [IV] 

1Kor 15,12-20; Ps 16; Lk 8,1-3  

Krishti u ngjall prej të vdekurve  1Kor 15,20

Kjo shpallje duhet të tingëllojë çdo ditë në zemrën tonë. Nëse ngrihemi në mëngjes, është sepse Krishti Jezus ka dalë prej errësirës dhe ka fituar topitjen. Kur fillojmë akt ivitetet tona, e bëjmë sepse Krishti Jezus është gjallë në ne. Kur takojmë një person, e duam, sepse Jezusi është i pranishëm dhe dëshmitar.

 

19/9  E SHTUNË  XXIV° GJ. V. [IV]                     (pf: Sh. Januari, ip. e  mart., † shek. IV)

1Kor 15,35-37.42-49; Ps 55; Lk 8,4-15   

Ka edhe trup shpirtëror   1Kor 15,44

Është një fjalë që i tingëllon e çuditshme inteligjencës sonë. Me fjalën ‘trup’ nënkuptojmë diçka konkrete, që preket, që peshon, që shihet. Me termin ‘shpirtëror’ tregojmë atë që është e pashikueshme dhe e paprekshme. Çfarë dëshiron të thotë Shën Pali? Kemi një identitet, të aftë për të krijuar lidhje me Hyjin, të padukshëm. I prezantohem Atij me emër e mbiemër. Nuk humbas në asgjë për një çlirim të imagjinuar prej kushedi se çfarë.

 

20/9  E DIEL  XXV° GJ. V. Viti A [I] 

Is 55,6-9; Ps 144; Fil 1,20-24.27; Mt 20,1-16   

Shkoni edhe ju në vresht   Mt 20,7

Zotëria i vreshtit e përsërit në çdo çast këtë ftesë. Ai nuk dëshiron të shohë njerëz të papunë. Ai e di që, vetëm nëse punon me Atë dhe për Atë, njeriu e realizon plotësinë e jetës së vet. Për të gjithë ka më pas, jo vetëm një rrogë, por një çmim, i njëjtë për të gjithë. Në shëmbëlltyrë nuk është sikurse në realitet: në realitet, çmimi është bukuria dhe pasuria e bashkimit më Atë. Dhe kjo nuk mund të jetë as e zvogëluar dhe as e dyfishuar!

 

21/9  E HËNË  SH. MATEU, Ap. dhe Ungj. [P] 

Ef 4,1-7.11-13; Ps 18; Mt 9,9-13   

Ai u ngrit dhe shkoi pas tij    Mt 9,9

Mateu e dëgjon zërin e Jezusit. E dëgjon me të vërtetë. Lë punën dhe projektet që lidhen me të, lë kolegët dhe miqtë, dhe fillon të rrijë me Jezusin. Gjendet së bashku me dishepujt e pranishëm tashmë, i duron ata dhe ata e durojnë atë. Gëzimi për të qëndruar me Jezusin dhe mundimi për të qëndruar me të tjerët gërshetohen.
Shën Mateu, më shoqëro edhe mua në ecjen time me Mësuesin dhe Zotin!

 

22/9  E MARTË  XXV° GJ. V. [I] 

Fu 21,1-6.10-13; Ps 118; Lk 8,19-21   

Ai që i peshon zemrat është Zoti     Fu 21,2

Njeriu nuk ka mundësi të shohë se çfarë zhvillohet në thellësinë e zemrës së të tjerëve, dhe as të zemrës vetjake. Prandaj përjashtohemi nga detyra, që shpesh i japim vetes meritën, t’i gjykojmë të tjerët. Nuk i gjykojmë, prandaj, as keq dhe as mirë. I shohim me dashurinë e Hyjit, me të cilën Ai na bën pjesmarrës.

 

23/9  E MËRKURË  XXV° GJ. V. [I]                      (p: Sh. Piu nga Pietrelçina, rregulltar, † 1968)

Përvjetori i urdhërimit ipeshkvor: i imz. GEORGE FRENDO O.P., Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit (2006)

Fu 30,5-9; Ps 118; Lk 9,1-6   

Ai është mburojë për ata që shpresojnë në të  Fu 30,5

Hyjit i kërkojmë të na mbrojë, jo vetëm ndaj atyre që komplotojnë të keqen kundër nesh, por edhe nga vetë ne. Në fakt, është në zemrën tonë që burojnë gënjeshtrat dhe lakmitë, dhe këto e shkatërrojnë jetën tonë. Të jemi të përvuajtë është një hir, një mbrojtje, që biles duhet ta dëshirojmë. Jezusi ua rekomandon të Vetëve, që shpallin Mbretërinë e qiejve: nëse nuk do të ishin të përvuajtë, nuk do të kishin qenë besuar nga askush.

 

24/9  E ENJTE  XXV° GJ. V. [I] 

Ksh 1,2-11; Ps 89; Lk 9,7-9    

Kotësi mbi kotësi e gjithçka është kotësi  Ksh 1,2

Sigurisht, gjithçka është kotësi. Realiteti që do të dëshironim ta paraqesnim si absolute në jetën tonë, zbulohen më pas si mburrje të kota. Madje janë edhe të dëmshme, sepse na largojnë vëmendjen nga thelbësorja. Por ama, që kur ka ardhur Jezusi, të gjitha gjërat marrin kuptim dhe vlerë prej Tij. Kur bëj diçka për Atë, ky veprim bëhet gur i çmuar për ndërtimin e Mbretërisë së Tij.

 

25/9  E PREMTE  XXV° GJ. V. [I] 

Ksh 3,1-11; Ps 143; Lk 9,18-22   

Gjithçka ai bën është e mirë në kohën e vet  Ksh 3,11

Libri i Kishtarit, pavarësisht pesimizmit të tij, vëren bukurinë e Hyjit, e për këtë, edhe për bukurinë që Hyji i ka komunikuar krijesave të Veta. Prandaj ne duam ta lëvdojmë dhe ta bekojmë. Dhe nuk do të biem në tundimin që të ankohemi apo të përçmojmë çfarëdolloj gjëje.

 

26/9  E SHTUNË  XXV° GJ. V. [I]                       (pf: Sh. Kozmai e Damiani, martirë, shek. IV)

Ksh 11,9 - 12,8; Ps 89; Lk 9,43-45   

Flake dhimbën nga trupi yt  Ksh 11,10

Sa rekomandim i bukur, ky! Por, si i bëhet? Vetë Kishtari na e tregon një rrugë: “Kujtoje Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate”: po, të kujtohemi për dashurinë e Hyjit është sekreti për të jetuar në besim dhe në gëzim, duke filluar tashmë që prej rinisë.

 

27/9  E DIEL  XXVI° GJ. V. Viti A [II] 

Ez 18,25-28; Ps 24; Fil 2,1-11; Mt 21,28-32   

Tagrambledhësit e laviret para jush hyjnë në Mbretërinë e Hyjit      Mt 21,31

Kryepriftërinjtë e tempullit janë të bindur që, për të qenë të pranuar prej Hyjit, mjafton që të jemi hebrenj dhe zbatues të Ligjit. Por s’është ashtu. Në qoftë se nuk e do Hyjin, duke bashkëndarë mëshirën e Tij për atë që gabon rrugën, nuk mund të jesh në zemrën e Tij. Do ta imitoj Hyjin tim duke dashur të afërmin tim!

 

28/9  E HËNË  XXVI° GJ. V. [II]                         (pf: Sh Vençeslao, mart., † 935; Sh. Lorenc Ruiz e dhe Shokët martirë † 1633-1637)

Jb 1,6-22; Ps 16; Lk 9,46-50   

Përnjëmend, kush është ndër ju më i vogli, ai është vërtet i madh  Lk9,48

Kanë mbetur të habitur dishepujt e Zotit. Ishin të angazhuar në punën e vështirë për të vlerësuar se kush ishte prej tyre në vendin e parë. Për krejt përgjigjen, Jezusi ka vendosur përpara tyre një fëmijë: ai është i madh, e në fakt, tërheq vëmendjen e të gjithëve. Je i madh, kur kënaqesh që je i vogël!

 

29/9  E MARTË  SH. KRYEENGJËJT, MËHILLI, GABRIELI E RAFAELI [P] 

Dan 7,9-10.13-14 ose. Zb 12,7-12; Ps 137; Gjn 1,47-51   

Dioqeza e Sapës «Shën Mëhilli» Pajtor kryesor i Dioqezës

Po beson. Do të shohësh më shumë se kaq    Gjn 1,50

Jezusi u zbulon dishepujve ku, mes gjërave të mëdha, që do të ndodhin ndërsa Ai është me ta, do të ndodhë edhe kjo:do ta shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut”. Sot do të bëjmë festë pikërisht për këta engjëj, të cilët përkujdesen për Të: e shpallin, i shërbejnë, dhe mbrojnë dishepujt e Tij në çdo situatë të tyren. Ne e falënderojmë Atin sepse ata, të padukshëm, dhe ende të pranishëm, na lejojnë të jetojmë në paqe.

 

30/9  E MËRKURË  XXVI° GJ. V. [II]            (p: Sh. Jeronimi, mesh. e mës. i K., † 420)

Jb 9,1-12.14-16; Ps 87; Lk 9,57-62   

Nëse me Të do të bëjë rragatje një në një mijë s’mund t’i përgjigjë  Jb 9,3

Jobi u përgjigjet miqve të vet, duke u treguar fenë e bukur të tijën. Ai e di mirë që Hyji është i urtë, më shumë se ne, dhe e njeh përse-në e gjërave shumë më mirë se ne. Prandaj, mund të besojmë në Të, dhe Atij mund t’i besohemi pa dyshuar në dashurinë e Tij.

 

In primo piano