ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 dic 2020
12 Dhjetor 2020

12 Dhjetor 2020

1/12  E MARTË  I° K.A. [I] 

Is 11,1-10; Ps 71; Lk 10,21-24  

Në të do të pushojë shpirti i Zotit     Is 11,2

Pjesa e mrekullueshme e Isaisë, nga i cili është marrë vargu i sotëm, na paraqet Atë që jemi duke pritur në Krsihtlindje, Jezusin: “Në të do të pushojë shpirti i Zotit, shpirti i urtisë e i dijes, shpirti i këshillave dhe i forcës, shpirti i kuptimit dhe i frikës së Zotit”. O Jezus, Ti vjen për të na pasuruar me dhuratat e Shpirtit Tënd, për të bërë që të rritet në ne ngjashmëria e Atit tonë qiellor, për ta bërë jetën tonë me të vërtetë të çmuar dhe të amshuar. Eja, të presim me gëzim!

 

2/12  E MËRKURË  I° K.A. [I] 

Is 25,6-10a; Ps 22; Mt 15,29-37

U ngjit në një mal e u ul të rrijë atje  Mt 15,29

Mali, për popullin e Izraelit, është vendi i shfaqjes së Hyjit: të mendojmë për Moisiun, Elinë... Ti tani, o Jezus, ngjitesh mbi mal, dhe aty ndalesh: të sjellin krejt të sëmurët e të vuajturit, dhe Ti iu jep sërish shëndetin dhe i çliron; ndjen dhimbë për turmën që të ndjek dhe e ngop. Ti me të vërtetë je Hyj që tregohesh i Tillë, Hyj që është vetëm dashuri! Eja, o Zot Jezus!

 

3/12  E ENJTE  I° K.A. [I]                         (p: Sh. Françesk Ksaveri, mesh., † 1552)

Is 26,1-6; Ps 117; Mt 7,21.24-27  

Sepse i kishte themelet në shkëmb  Mt 7,25

Në leximin e parë vetë Isaia na e ka thënë kush është shkëmbi: “Zoti është shkëmbi i amshuar”. Dhe atëherë përse të kërkohet diku gjetkë, ose më mirë, të kërkohet bosh, ajo paqe dhe qëndrueshmëri që të gjithë dëshirojmë?
O Jezus, dua t’i jap besim mësimit Tënd: s’do të pendohem kurrë!

 

4/12  E PREMTE  I° K.A. [I]                       (pf: Sh. Gjoni i Damaskut, mesh. mës. i K., † shek. VIII)

Is 29,17-24; Ps 26; Mt 9,27-31  

A besoni se mund ta bëj këtë gjë?   Mt 9,28

Prej disa orësh gjendesha pa syzet dhe nuk arrija më t’i gjeja. Stërmundohesha shumë në punë; papritmas më doli prej zemrës: “O Nënë qiellore, më ndihmo!” S’e mbarova as fjalën e fundit, kur këmba e goditi diçka: ishin syzet, krejt në rregull! Faleminderit, o Jezus, se e pëlqen dhe e shpërblen besimin tonë në Ty dhe në Shenjtërit e Tu!

 

5/12  E SHTUNË  I° K.A. [I] 

Is 30,19-21.23-26; Ps 146; Mt 9,35-38 – 10,1.6-8  

Ndjeu dhembshuri  Mt 9,36

Nga pak kohë që kemi hyrë në Kohën e Ardhjes, në të cilën kundrojmë mishërimin e Jezusit, ardhjen e Tij në mish. Përse ka ardhur? Pikërisht për dhembjen e Hyjit për ne. Ungjilli i sotëm na paraqet dhembjen e Jezusit përball turmave të çorientuara dhe të rraskapitura. Është një imazh i shikimit të Atit, që e shikon përvuajtërinë me dashuri: me kaq shumë dashuri saqë të dhurojë Birin e Vet, për të dërguar Fjalën e Tij. Eja, o Zot Jezus!

 

6/12  E DIEL  II° K.A. Viti B [II]           (pf: Sh. Nikolla ip.)

                    Dioqeza e Lezhës – Shën Nikolla ip.                Pajtor kryesor i Dioqezës

Is 40,1-5.9-11; Ps 84; 2Pjt 3,8-14; Mk 1,1-8  

Ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin Shenjt   Mk 1,8

Ja Kë jemi duke pritur: Atë që do të na pagëzojë, që do të thotë, na zhyt, në Shpirtin Shenjt, në jetën e Atit dhe të Birit, që është vetëm Dashuri; Ai që do të vazhdojë të hukasë në ne këtë jetë, jo të kushtëzuar, as në kohë e as në gëzim. Vetëm Ai që, për dashurinë ndaj nesh, ka vdekur mbi kryq mund të na e bëjë këtë dhuratë. Eja, o Jezus, jeta jonë!

 

7/12  E HËNË  II° K.A. [II]                            (p: Sh. Ambrozi, ip. e mës. i K., † 397)

Is 35,1-10; Ps 84; Lk 5,17-26  

O njeri, të janë falur mëkatet   Lk 5,20

Turma, ndaj këtyre fjalëve, kishte qenë skandalizuar: vetëm Hyji mund t’i falë mëkatet e njerëzve! Jezusi, për të ndihmuar fenë e atyre njerëzve, shëron të paralizuarin. Donte t’iu bënte të kuptueshme që falja e mëkateve, që ai mund të japë, vlen më shumë se shëndeti; në fakt, na dhuron bashkimin me Atin, na bën ta shijojmë dashurinë. O Jezus, eja akoma e mi fal mëkatet e mia dhe ato të të gjithë botës!

 

8/12  E MARTË  TË ZËNËT E PA MËKAT TË SHËN MARISË VIRGJËR [P]  

Zan 3,9-15.20; Ps 97; Ef 1,3-6.11-12; Lk 1,26-38  

Ngjitja emrin Jezus  Lk 1,31

Sot kremtojmë të Zënët e pa Mëkat të Marisë, ndërhyrjen e madhe të Hyjit në atë që ne e thërrasim “hirplotë”. Maria, me krejt jetën e saj, me po-në e saj të besueshme dhe të guximshme, do të jetë shpallëse e këtij hiri, d.m.th., të dashurisë falas të Hyjit. Edhe thirrja e saj “Jezus” atij biri që është gjithçka dhe vetëm dhuratë e Hyjit, është shpallje e kësaj dashurie falas dhe shëlbuese. Çdo herë që Maria do ta thërrasë “Jezus!”, do të shpallë, në fakt, “Hyji shëlbon”. Shpalle edhe ti me atë!

 

9/12  E MËRKURË  II° K.A. [II]             (pf: Sh. Gjon Didak Kuahtlatoatzin, † 1548)

Is 40,25-31; Ps 102; Mt 11,28-30  

Ejani tek unë  Mt 11,28

Në këtë Kohë Ardhjeje përsërisim shpesh: Eja, o Zot Jezus! Marana thà! Sot është Ai që na thotë: “Ejani tek unë”. Një ditë Jezusi u kishte thënë Judenjve “Ju nuk doni të vini tek unë për ta patur jetën”.
Derisa Jezusi nuk do t’i thotë edhe mua këto fjalë të dhimbshme, i lutem për Ardhjen e Tij, duke i përgatitur më shumë hapësirë në jetën time e duke marrë pak kohë për të shkuar tek Ai dhe për të qëndruar me Të.

 

10/12  E ENJTE  II° K.A. [II] 

Is 41,13-20; Ps 144; Mt 11,11-15  

Më i vogli në Mbretërinë e qiellit, është më i madh se ai  Mt 11,11

Po, sepse Gjoni i ashtuquajtur Pararendës, për të cilin, edhe Jezusi ka një stimë shumë të madhe, u ka treguar praninë e Tij, praninë e Mbretit; fëmija më i vogël, që merr Pagëzimin, hyn në jetën hyjnore dhe bëhet një gjë e vetme me të Shenjtërueshmen Trini.

 

11/12  E PREMTE  II° K.A. [II]                       (pf: Sh. Damazi I, papë † 384)

Is 48,17-19; Ps 1; Mt 11,16-19  

Me kë ta krahasoj këtë brezni?        Mt 11,16

Këtë brezni” nuk është vetëm e atyre bashkëkohësve të Jezusit, që kishte marrë shpalljen energjike të Pagëzuesit dhe kishte parë sjelljen e plotë të mëshirës së Jezusit. Kjo brezni jemi edhe ne, sot. Na mbërrijnë në shumë mënyra – shkrime, transmetime, konferenca, shumë mundësi në internet – shpallje të Fjalës së Hyjit që nënvizojnë mirësinë e Atit dhe na kujtojnë, edhe me tone të forta, nevojat e të qenurit bijtë e Tij. Do të kërkoj të mos kritikoj gjithçka, por të mirëpres atë që Ati më thotë. Mbi të gjitha, do të më flasë nëpërmjet Birit që pres.

 

12/12  E SHTUNË  II° K.A. [II]            (pf: Shën Maria Virgjër e Guadalupes - 1531)

Sir 48,1-4.9-11; Ps 79; Mt 17,10-13  

Shikoje nga qielli e shihe, eja, shihe këtë vresht  Sal 79

Është pikërisht ajo që Ati, në dashurinë e Vet, ka bërë dhe vazhdon të bëjë. E ka bërë në lashtësi duke i dërguar shumë profetë; e ka bërë përfundimisht dy mijë vite përpara me ardhjen në mish të vetë Fjalës së Tij, Jezusi shpëtimtar; vazhdon ta bëjë duke trokitur në derën e jetës sonë të përditshme me frymëzimet delikate të Shpirtit Shenjt. Sot më takon mua të them: “Eja, ndërhy në jetën time, ndryshomë, të mirëpres”.

 

13/12  E DIEL  III° K.A. Viti B [III] 

Is 61,1-2.10-11; kënga: Lk 1,46-50.53-54; 1Sel 5,16-24; Gjn 1,6-8.19-28  

Rrafshoni udhën e Zotit  Gjn 1,23

Gjoni, Pararendësi, ka përmbushur në mënyrë të mrekullueshme detyrën e marrë prej Hyjit: fjala e tij e fortë, e përvujtë, koherente, duke i bërë jehonë profecisë e ka përgatitur popullin në Ardhjen e Mesisë së shumëpritur. Jezusi po vjen akoma: Ardhja e Tij është ngjarja që i jep plotësi jetës sonë, dhe Ati e përgatit: një ngjarje, një fjalë e Ungjillit, këshilla e një shërbëtori të Zotit ose të një personi me fe, një sugjerim i brendshëm… Është kohë dëgjese dashamirëse, vigjilente, e zellshme! Jezusi do të vijë!

 

14/12  E HËNË  III° K.A. [III]                        (p: Sh. Gjoni i Kryqit, mesh. e mës. i K., † 1591)

Num 24,2-7.15-17b; Ps 24; Mt 21,23-27  

Një Yll po lind prej Jakobit  Num 24,17

Një profet i ‘çuditshëm’ sheh Yllin Tënd, o Jezus! Një mbret armik e kishte dërguar ta mallkonte popullin e Izraelit, por Shpirti i Shenjtë i ka vënë mbi buzë bekim dhe profeci. Të gjithë popujt, të gjitha besimet, të gjitha krijesat të adhurojnë, o Jezus, dhe padashur presin prej Teje plotësinë e tyre: eja!

 

15/12  E MARTË  III° K.A. [III] 

Sof 3,1-2.9-13; Ps 33; Mt 21,28-32   

Cili prej të dyve e kreu vullnetin e të atit?  Mt 21,31

Vullnetin e të atit e ka kryer ai që është penduar dhe ka realizuar atë çka dëshironte i ati i tij. Vullnetin e Atit nuk e bëjmë me fjalë dhe jo vetëm me vepra të jashtme: e bëjmë në thelb duke pritur dashurinë e Tij, që na bën para së gjithash të përvujtë dhe për pasojë, të mëshirshëm kundrejt të tjerëve, na bën të dashur si Ai.

 

16/12  E MËRKURË  III° K.A. [III] 

Is 45,6b-8.18.21b-25; Ps 84; Lk 7,19-23  

Vesoni, o qiej, prej së larti vesoni      Is 45,8

Nesër, në kishat tona, do të fillojnë të këndojnë kështu. Edhe shumë fëmijë do ta dëgjojnë këngën dhe do t’i bashkohen lutjes, ata që, më shumë se të gjithë, dinë ta presin Jezusin Fëmijë. Dhe Jezusi do të vijë pikërisht prej “qiellit”, ku jeton me Atin, që është vetëm dashuri, dhe për këtë, vetëm gëzim e jetë. Dhe të gjithëve do të na sjellë si dhuratë, qiellin! Eja, o Jezus, Dhurata e vërtetë e Krishtlindjes!

 

17/12  E ENJTE  FILLIMI I NOVENËS SË KRISHTLINDJEVE [P] 

Zan 49,2.8-10; Ps 71; Mt 1,1-17  

Qoftë bekuar emri i tij në shekuj Ps 71

Psalmi, i shpallur në Meshën e Shenjtë, është një lavd i bukur Jezusit. Ai është i Prituri i popullit, është i Prituri i çdo zemre. Është Ai që do të vijë në fundin e kohërave, për të mbretëruar gjithmonë: do të dhurojë dashuri, paqe, gëzim, të gjithë neve, të varfërit e Tij. Eja, o Zot Jezus!

 

18/12  E PREMTE  Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P] 

Jer 23,5-8; Ps 71; Mt 1,18-24  

Do t’ia ngjesin emrin Emanuel  Mt 1,23

Psalmi i djeshëm lutej kështu: Qoftë bekuar emri i tij në shekuj”. Sot Mateu na e thotë se cili është Ai Emër: është Emanuel. Është Emri që identifikon emrin e Mesisë së premtuar, të Jezusit.
Të adhuroj, të pres dhe të bëj vend në jetën time, o Jezus, sepse Ti je “Hyj me ne”, Ti je prania e dashurisë së Hyjit, që gjithmonë dhe vetëm dëshiron të shëlbosh.

 

19/12  E SHTUNË  Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P] 

Gjq 13,2-7.24-25a; Ps 70; Lk 1,5-25  

Ti ngjitja emrin Gjon  Lk 1,13

“Gjon” do të thotë: Hyji është dashuri. Biri të cilin Zoti ia dhuron Zakarisë dhe Elizabetës, do të jetë dashuria e Zotit për njerëzit. Kështu, çdo fjalë, çdo veprim që buron në ne prej Shpirtit Shenjt, do të jetë dashuria e Hyjit për ndonjë nga të afërmit tanë.

 

20/12  E DIEL  IV° K.A. Viti B [IV] 

2Sam 7,1-5.8b-12.14a-16; Ps 88; Rom 16,25-27; Lk 1,26-38  

Ky do të jetë i madh  Lk 1,32

Maria, ti e para e ke mirëpritur Jezusin, dhe e ke mirëpritur në mënyrë përfekte: e ke mirëpritur duke e dashur, duke i dhuruar krejt jetën tënde. Dhe Ai ka mundur të jetë i madh, Shëlbues për çdo njeri. Edhe unë do të dëshiroja ta mirëprisja kështu, në këtë Krishtlindje; ndihmomë, Nënë!

 

21/12  E HËNË  Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P]                     (p: Sh. Pjetri Kanizi, mesh. e mës. i K., † 1597)

Kk 2,8-14 ose. Sof 3,14-17; Ps 32; Lk 1,39-45  

Je më e bekuar se të gjitha gratë     Lk 1,42

Maria nuk ka qenë “fatlume”. Ka qenë e bekuar, sepse ka pranuar që Hyji të mund të kryente në të dhe nëpërmjet asaj atë çka dëshironte. Maria ka thënë po, duke e vënë në dispozicion krejt jetën e saj. Kjo i ka kushtuar, por dhe ka tërhequr drejt vetes krejt hirin, dashurinë falas, bekimin e Hyjit. E bekuar dhe i bekuar edhe unë, nëse sot i jap besim Hyjit, që vetëm me do!

 

22/12  E MARTË  Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P] 

1Sam 1,24-28; Ps 1Sam 2,1.4-8; Lk 1,46-55  

Shpirti im e madhëron Zotin  Lk 1,46

E dashur Nënë, afër Krishtlindjes së Shenjtë, i pastruar në thellësi prej fesë, prej Fjalës, prej Sakramentit të Faljes, bashkohemi me ty për të kënduar, me mirënjohje: “Shpirti im e madhëron Zotin!”. Edhe unë isha i mjerë, dhe dashuria e Zotit më ka shëlbuar.

 

23/12  E MËRKURË  Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P]                         (p: Sh. Gjoni i Ketyt, mesh., † 1473)

Mal 3,1-4.23-24; Ps 24; Lk 1,57-66  

Gjon është emri i tij  Lk 1,63

Po, emri i tij duhet të jetë – është vullneti i dashurisë së Atit, që të jetë – Gjon, që do të thotë “Hyji është dashuri”. Ai, në fakt, është dërguar ta përgatisë popullin për Ardhjen e Birit të Hyjit, që është vetëm dashuri!

 

24/12  E ENJTE  Feriet e Mëdha të Kohës së Ardhjes [P] 

2Sam 7,1-5.8b-12.14a.16; Ps 88; Lk 1,67-79  

Është një dashuri e ndërtuar përgjithnjë  Ps 88

Nesër kremtojmë lindjen në botë të Jezusit. Është Ai dashuria e përjetshme e Atit, i mishëruar në frytin e barkut virgjëror të Marisë. Një dashuri që është nga gjithmonë dhe përgjithmonë. Një dashuri e shpallur prej profetëve, eksperimentuar nga populli i Izraelit, premtuar si shëlbim dhe falje e mëkateve, një dashuri gjithnjë e ofruar dhe kurë e tëhequr mbrapa.
O Jezus, diell që buron nga butësia dhe mëshira e Atit, eja dhe ndriçoja rrugën e dashurisë dhe të paqes njerëzimit.

 

25/12  E PREMTE  KRISHTLINDJA E ZOTIT [P] 

Mesha e natës: Is 9,1-6; Ps 95; Tit 2,11-14; Lk 2,1-14    Mesha e ditës: Is 52,7-10; Ps 97; Heb 1,1-6; Gjn 1,1-18  

E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne   Gjn 1,14

E dije shumë mirë, o Zot Jezus, që ne jemi mëkatarë. E dije që do të kishim mirëpritur me rebelimin tonë, dhe që këto do të të kishin bërë të vuaje. Kaq e bukur ardhja, si ajo e një ylli në qiellin e errët, e një drite në errësirën e dendur. Tani je këtu, o Jezus. Ti na duron dhe ne fillojmë të mësojmë prej Teje, për të imituar dashurinë Tënde bujare dhe të shenjtë.

 

26/12 E SHTUNË  SHËN SHTJEFNI, PROTOMARTIR [P] 

Vap 6,8-10.12; 7,54-60; Ps 30; Mt 10,17-22 

DIOQEZA E SHKODËR-PULTIT, SH. SHTJEFNI, PROTOMARTIR Pajtor kryesor i Dioqezës

Shpirti i Atit tuaj do të flasë nëpërmjet jush  Mt 10,20

Shtjefni ishte një bir i vërtetë i Atit qiellor: e mirëpriste jetën, ndjenjat, dëshirat, vetëm prej Atij. Me të vërtetë Shpirti i Atit fliste në të; fjalët e tij jehonin ato të të Birit Jezus; duke vdekur, lutej kështu: “O Zot, mos ua merr këtë për mëkat!”. Sh. Shtjefni, na ndihmo ta mirëpresim në ne vetëm jetën e Atit, ku e gjitha është dashuri!

 

27/12  E DIEL  FAMILJA E SHENJTË E JEZUSIT, MARIA DHE JOZEFI Viti B [P] 

Zan 15,1-6; 21,1-3; Ps 104; Heb 11,8.11-12.17-19; Lk 2,22-40  

Maria dhe Jozefi e çuan fëmijën në Jerusalem   Lk 2,22

për t’ia kushtuar Zotit… dhe për të dhënë flinë siç thuhet në Ligjin e Zotit; një palë turtuj ose dy zogj pëllumbash”. Një familje e varfër dhe e bindur, ku Ati ishte i adhuruar; o Jezus, është familja Jote! Dhe Ti, kështu i do familjet tona, që të mund t’i bekosh dhe në to të banosh.

 

28/12  E HËNË  FËMIJËT E PAFAJSHËM Martirë [P] 

1Gjn 1,5 - 2,2; Ps 123; Mt 2,13-18  

Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë  Mt 2,13

O Jezus, ende je një Fëmijë i vogël, që pushon në krahët e Marisë, dhe tashmë dikush, dhe dikush i fuqishëm, do të dëshironte të të vrasë! Jozefit i duhet të të ruajë dhe të të mbrojë. Edhe unë duhet të të mbroj: zemërimi, gjykimi, krenaria, shkurajimi, që përgjojnë në mua, duhet t’i zhduk: do të bënin të vuash Ti, që jeton në zemrën time!

 

29/12  E MARTË  V° Ditë në tetëditëshin e Krishtlindjes [P]                   (p: S.h Tomë Becket, ip. e mart,. † 1170)

1Gjn 2,3-11; Ps 95; Lk 2,22-35  

E mori para duarsh  Lk 2,28

Simeoni në tempull e mikpriti Jezusin para duarsh dhe e bekoi Hyjin. Kjo ka qenë lutja më e vërtetë, atë ditë është ngritur nga tempulli i Jerusalemit; me siguri ka qenë edhe lutja më e preferuar e Atit, me e preferuar edhe se shumë sakrifica kafshësh dhe rituale lutjesh të ndryshme.
Ta mirëpresim Jezusin në jetën tonë dhe ta falënderojmë Atin për këtë dhuratë të pafund, është lutja për përsosmëri në këtë Kohë Krishtlindjesh.

 

30/12  E MËRKURË  VI° Ditë në tetëditëshin e Krishtlindjes [P] 

1Gjn 2,12-17; Ps 95; Lk 2,36-40  

U kthyen në Galile  Lk 2,39

Lindja e Jezusit në Betlehem, ikja në Egjipt, jeta e thjeshtë dhe e fshehur në Nazaret: e gjitha është e udhëhequr në mënyrë misterioze nga dashuria e Atit dhe e gjitha bëhet demonstrim.
O Jezus Fëmijë, me Ty edhe unë i dhurohem dhe i braktisem Atit!

 

31/12  E ENJTE  VII° Ditë në tetëditëshin e Krishtlindjes [P]         (p: Sh. Silvestri I, papë, † 335)

1Gjn 2,18-21; Ps 95; Gjn 1,1-18  

Errësira nuk e pushtoi  Gjn 1,5

Kjo fjalë na dhuron shpresë, dhe shpresa është pikërish ajo për të cilën kemi nevojë, për të filluar një vit të ri. Në botën ku jetojmë, dominon errësira dhe duket sikur krejt e mira, që Ati do për njerëzimin, shumë të dashur prej Tij, të mos realizohet. Ama, të mos harrojmë se skica e dashurisë së Atit, për të dhuruar një rrugë të shëlbimit, është realizuar megjithëse – e madje nëpërmjet – rëfuzimit që Jezusi ka jetuar. Ka një botë drite në të cilën mund të jetojmë: do ta ndjekim Jezusin, Dritën që ndriçon çdo njeri.

In primo piano