ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 apr 2016
04 PRILL 2016

04 PRILL 2016

1/4 E PREMTJA E PASHKËVE [P]

Sh. Alvaro

Vap 4,1-12; Ps 117; Gjn 21,1-14

 

S'ka asnjë person tjetër me anën e të cilit do të mund të shëlbohemi

Vap 4,12

 

Në Jezusin kemi faljen e mëkateve tona, dritën e vërtetë për jetën, urtësinë e vërtetë në fjalët dhe shembullin e tij dhe çdo hir për të jetuar si bij të Perëndisë. Faleminderit, Jezus, që je dhe që je përgjithmonë! Faleminderit për dhuratën e besimit në ty!

 

 

2/4 E SHTUNA E PASHKËVE [P]

Sh. Françeshu i Paolas, eremit, † 1507

Vap 4,13-21; Ps 117; Mk 16,9-15

 

Të gjithë i jepnin lavdërim Hyjit për mrekullinë që u bë   Vap 4,21

 

Çfarë ka ngjarë? Pjetri, duke hyrë në Tempull, në dakordësi me Gjonin, deshi të japë “lëmoshën” e shërimit për një sakat të ulur përpara derës “së Bukur”: i urdhëroi të ngrihet në Emër të Jezu Krishtit. E tani ai qëndron me ta përpara Gjykatores, duke lëvduar Hyjin sëbashku me të gjithë popullin. Aleluja!

 

 

3/4 E DJELA E MËSHIRËS HYJNORE II K.P. [II]

Sh. Rikardi

Vap 5,12-16; Ps 117; Vap 1,9-11.12-13.17.19; Gjn 20,19-31

 

Zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” Gjn 20,26

 

Tetë ditë pas Ringjalljes Jezusi u shfaqet përsëri të vetëve. Është i pranishëm edhe Toma. Edhe Tomës do t’i japë paqen e vet, t’i ofrojë të gjithë dashurinë e vet, pavarësisht krenarisë që e kishte penguar të besonte dhe të gëzonte me të tjerët. Faleminderit, Jezus, për mëshirën tënde ndaj Tomës e ndaj nesh, për ngathtësinë tonë në të besuarin në dëshminë e Apostujve.

 

 

4/4 E HËNË LAJMËRIMI I ZOTIT [P]

Sh. Izidori, ipeshkëv e mësues, † 636

Is 7,10-14; Ps 39; Heb 10,4-10;

Lk 1,26-38

 

Zoti me ty!   Lk 1,28

 

Me këto fjalë engjëlli i drejtohet të Shenjtërueshmes Mari për t’ia shpallur se Hyji kujtohet për premtimet e bëra popullit të vet dhe i kërkon asaj të jetë e gatshme për t’i realizuar, siç i kishte kërkuar Moisiut, Xhedeonit, Davidit dhe shumë të tjerëve. Bekimi: ”Zoti qoftë me ju”, na drejtohet edhe ne gjatë Meshës së Shenjtë. Meshtari na kujton dhe na pohon se Jezusi është me ne, për të na bërë të aftë të jemi besnikë gjatë misionit që na beson në familje, në famulli dhe në shoqëri.

 

 

5/4 E MARTË II K.P [II]

Sh. Vincenc Ferreri meshtar † 1419

Vap 4,32-37; Ps 92; Gjn 3,7-15

 

Të gjithë gëzonin nderim të madh Vap 4,33

 

Sa njerëz duan Jezusin duke iu bindur me anën e dashurisë, janë burim paqeje e dashurie reciproke; për këtë çmohen dhe nga të përvuajturit e nga të drejtët në zemër. O Shpirt Shenjtë, na bëj ne të krishterëve një zemër të vetme dhe një shpirt të vetëm për të lavdëruar Zotin!!

 

 

6/4 E MËRKURË II K.P [II]

Sh.Ireneu

Vap 5,17-26; Ps 33; Gjn 3,16-21

 

Shkoni dhe vazhdoni t’ia kumtoni popullit të gjitha fjalët e kësaj Jete

Vap 5,20

 

Janë fjalët e engjëllit të ardhur për të liruar Apostujt nga burgu. Ai u bën thirrje të kthehen në Tempull për të shpallur, në Emër të Jezusit, kthimin dhe faljen e mëkateve. Predikimi i tyre do të japë jetë të vërtetë për ata që do i dëgjojnë!

 

 

7/4 E ENJTE II K.P. [II]

Sh.G.B. De La Salle meshtar † 1719

Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3,31-36

 

Për këto ngjarje jemi dëshmitarë ne dhe Shpirti i Shenjtë Vap 5,20

 

Kush do Jezusin nuk ka frikë gjykimin e njerëzve, i jep dëshmitë pa varësinë njerëzore, pa frikë, i mbështetur nga Shpirti i Shenjtë, që vazhdimisht merr prej tij.

Jezus, do të dëshiroj të dua gjithnjë e më shumë, dua të bindem ty!

 

 

8/4 E PREMTE II K.P. [II]

Sh. Gualtieri abat

Vap 5,34-42; Ps 26; Gjn 6,1-15

 

Nuk pushonin së mësuari e shpalluri Lajmin e mirë mbi Jezusin Mesi

Vap 5,42

 

Apostujt, të mbushur me Shpirtin Shenjtë, në Tempull dhe në shtëpi, nuk hiqnin dorë së mësuari popullit se Jezusi është Krishti. E bënin duke ballafaquar Shkrimet me jetën e Jezusit. Për lindjen e tij mund të citonin Psalmin sipas: ”Ti je biri im, unë sot të kam lindur”; për Mundimin tek Isaia 53: ”Ashtu si qengji që çohet tek kasapi, si delja që shndërrohet përballë qethësve të vet”; për Ringjalljen e tij, Psalmi 16: ”…nuk do të lë që shenjti yt të shikojë korrupsionin”.

 

 

9/4 E SHTUNË II K.P. [II]

Sh. Maria Kleofa

Vap 6,1-7; Ps 32; Gjn 6,16-21

 

Apostujt, pasi u lutën, vunë duart mbi ta   Vap 6,6

 

Ata që janë zgjedhur, në Kishë, për të përmbushur një mision, edhe sot gëzojnë me lutjen e bashkësisë që i dërgon dhe me bekimin e vendosjes së duarve të Ipeshkvit. Atë i mirë, dërgo përsëri priftërinj dhe xhakoj të shenjtë për meshët e tua!

 

 

10/4 E DJELA III K.P. [III]

Sh. Ezekieli

Vap 5,27-32.40-41; Ps 29; Zb 5,11-14; Gjn 21,1-19

 

E dinin mirë se ishte Zotëria.

Gjn 21,12

 

Nga shenja të ndryshme Apostujt mundën ta njohin Jezusin e Ringjallur. I Panjohuri, nga bregu, u kishte thirrur “Bij” e u kishte thënë të hidhnin rrjetën nga ana e djathtë: është në fakt me “krahun e djathtë” që Hyji vepron. Më në fund fjala e tij e ka shprehur: rrjeta është mbushur me peshq. Gjoni është demonstruar më i kujdesshëm për të njohur shenjat e pranisë së Jezusit të Ringjallur. Faleminderit, Jezus, për ata që na ndihmojnë për të të pranuar.

 

 

11/4 E HËNA III K.P. [III]

Sh. Stanislavi ipeshkëv e martir † 1079

Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29

 

Shtjefni, që ishte plot hir dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha në popull. Vap 6,8

 

Shtjefni, njëri prej xhakojve të parë, e do Jezusin me të gjithë zemrën: kështu ai është i mbushur prej tij me Shpirtin e Shenjtë falë të cilit vë në veprim mrekullitë, ashtu sikurse Zoti i vet.

Jepna edhe ne, Jezus, që të duam e kështu të japim dëshminë e mirë!

 

 

12/4 E MARTA III K.P. [II]

Sh. Juljani

Vap 7,51-8,1; Ps 30; Gjn 6,30-35

 

Pa lavdinë e Hyjit e Jezusin duke qëndruar në të djathtën e Hyjit

Vap 7,55

 

Jezusi zbulohet për ata që e duan. Shtjefni është njëri prej tyre; prej besnikërisë ndaj Jezusit, ndërsa po e vrisnin, ai e ka vëzhguar fytyrën e tij në lavdi.

O Shpirt i Shenjtë, ndihmomë për t’ju bindur Jezusit çdo ditë, me dashuri!

 

 

13/4 E MËKURA III KP [III]

  1. Martini I, papë e martir, † 655

Vap 8,1-8; Ps 65; Gjn 6,35-40

 

Shëroheshin shumë të paralizuar e të çalë Vap 8,7

 

Jezusi kishte premtuar: ”Kush beson në mua do të bëjë veprat që unë përmbush…” Fjala e sotme na e dëshmon; kjo ngjet edhe në ditët tona, si në drejtimin shpirtëror si, ngandonjëherë, edhe material.

Jepna, Jezus, një besim të gjallë në ty e na jep dashurinë tënde për të gjithë njerëzit!

 

 

14/4 E ENJTE III K.P. [III]

Sh. Valeriani

Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6,44-51

 

Filipi mori fjalën e ia kumtoi Ungjillin e Jezusit Vap 8,35

 

Filipi, i vënë në veprim nga Shpirti i Shenjtë, takon një funksionar të Mbretëreshës së Etjopisë. Duke dëgjuar të lexonte profetin Isaia në faqen që flet për “Shërbyesin e Jahve-s”, i kërkon nëse po e kupton këtë që është duke lexuar. Duke u nisur nga ky varg, u shpjegon se është Jezusi “delja e çuar tek kasapi që nuk e ka hapur gojën”, së cilës i qe marrë jeta, por prej së cilës tani nuk mund të bëhet fjalë për pasardhësinë e panumërt ndër brezave.

Faleminderit, Jezus, për të gjithë ata që shpjegojnë shkrimet e që na ndihmojnë të besojmë se ti je i Biri i Hyjit!

 

 

15/4 E PREMTJA III K.P. [III]

Sh. Paterni

Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59

 

Unë vetë do t’i tregoj sesa shumë do t’i duhet të pësojë për shkak të Emrit tim!   Vap 9,42

 

Duke dashur Jezusin këtë herë ndeshim edhe vuajtjen; në fakt, për të bërë vullnetin e tij, lipset të lësh vullnetin tënd; mund të përçmohesh e persekutohesh nga kush nuk e do; është e nevojshme të kalosh edhe shumë tortura për të hyrë në mbretërinë e tij. Eja, Shpirti Shenjtë, të na shohësh e të na mbështesësh!

 

 

16/4 E SHTUNA III K.P. [III]

Sh. Bernardeta

Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69

 

Shumë besuan në Zotërinë.

Vap 9,42

 

Kjo fjalë më bën të kujtoj një shenjë që ia kisha kërkuar Jezusit si konformim të thirrjes së tij. Nëse ai do të më kishte bërë të shikoja njerëzit që jetonin për të, të braktisur tërësisht në Provaninë e tij, do të kisha lënë çdo gjë për t’i shkuar pas. E falënderoj së tepërmi se më dha këtë shenjë! Faleminderit, Jezus, për mrekullitë me të cilat, kujt të do, i tregon se ti je Zoti!

 

 

17/4 E DJELA IV K.P. [IV]

Sh. Rudolfi

Vap 13,14.43-52; Ps 99; Zb 7,9.14-17;

Gjn 10,27-30

 

Delet e mia e dëgjojnë zërin tim

Gjn 10,27

 

Faleminderit, Jezus: unë jam “delja” jote, sepse ti më ke blerë me çmimin e gjakut tënd, derisa unë të jem i tëndi përgjithmonë. Bëj që të dëgjoj me dashuri, për lavdinë tënde e për të mirën e vëllezërve! Zëri yt e fjala jote qofshin jeta ime.

 

 

18/4 E HËNË IV K.P. [IV]

Sh. Galdini

Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10, 1-10

 

Edhe paganëve u dhuroi kthimin që shpie në jetë Vap 11,18

 

“Paganët” për të cilët flitet janë centurioni Kornelio dhe familja e tij. Hyji, nëpërmjet engjëllit të tij, ftoi Korneljon për ta çuar të kërkojë Pjetrin. Ky i fundit, pak përpara se të arrinin të dërguarit e Korneljos, kishte pasur një vegim që e përgatiste dhe e nxiste për ta ndjekur nga pas. Faleminderit, Shpirti Shenjtë, për atë sesi i bën të disponueshme gjërat dhe ngjarjet e atyre që kërkojnë të pranojnë dhe të duan Zotin! Faleminderit, që nëpërmjet njoftimit të vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, ti hap zemrat ndaj fesë e ndaj dashurisë!

 

 

19/4 E MARTA IV K.P. [IV]

Sh. Leoni

Vap 11,19-26; Ps 86; Gjn 10,22-30

 

Unë dhe Ati jemi një   Gjn 10,30

 

Faleminderit, Zot Jezus, që zbulohesh për ne si Biri i njëlindur i Hyjit, tërësisht i lidhur me Atin. Veprat e tua, që soditen në ungjijtë, na e konfirmojnë. Jepna fe e dashuri, derisa të gjithë të jenë të ndihmuar për të besuar në ty!

 

 

20/4 E MËKURA IV K.P. [IV]

Sh. Teotimi

Vap 12,24-13,5; Ps 66; Gjn 12,44-50

 

Nuk erdha të dënoj botën

Gjn 12,47

 

Faleminderit, Zot Jezus, që ke ardhur në botë për të na dhënë shëlbimin. Askush prej atyreve që të mirëpresin, të binden dhe besojnë në ty, nuk do të zhgënjehet! Në ty do të kemi paqen e vërtetë e gëzimin që dëshirojmë.

 

 

21/4 E ENJTJA IV K.P. [IV]

Sh. Anselmi ipeshkëv e mësues † 1109

Vap 13,13-25; Ps 88; Gjn 13,16-20

 

Hyji, prej pasardhësve të tij, si pati premtuar, ia ngriti Izraelit Shëlbuesin Vap 13,23

 

Këto fjalë të Sh.Palit i referohen dhe bëjnë pjesë në shpalljen e fesë përpara Hebrejve të Antiokisë të Pisidias (së sotme në Turqi). Ai përmbledh historinë e shpëtimit, të çlirimit të popullit të Izraelit nga Egjiptit deri tek Jezusi, prej të cilit pohon se Hyji e ka ringjallur prej të vdekurve. Sh. Pali e dëften si Mesinë e premtuar.

Faleminderit, Jezus i Ringjallur, që më ke shpëtuar edhe mua prej skllavërisë së “hyjit” parà, i cili më bënte të sipërfaqëshëm në dëgjimin e fjalës tënde e në të dashurit e të afërmit tim, dhe që më ke dhënë favorin e bashkëpunimit me ty!

 

 

22/4 E PREMTJA IV K.P. [IV]

Sh. Adalberti

Vap 13,26-33; Ps 2; Gjn 14,1-6

 

Askush nuk shkon tek Ati përveçse nëpër mua   Gjn 14,6

 

Jezus, ti je i vetmi person që mund të na bësh të mirënjohim Atin qiellor, dhe je i vetmi që di të gjykosh derisa ta takosh atë, për të jetuar gjithmonë me të. Unë besoj në ty.

 

 

23/4 E SHTUNA IV K.P. [IV]

Sh. Gjergji, martir † rreth 303;

Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14

 

Të kam caktuar të jesh dritë për paganët   Vap 13,47

 

Janë fjalët e Librit të Isaisë që Pali e Barnaba i dëgjojnë t’u drejtohen vetë atyre. Ai do që të bëhemi edhe ne instrumenti i shëlbimit të tij për shumë të tjerë. Çfarë mundemi o duhet të bëjmë? Na e thotë Jezusi vetë në ungjill: të besojmë në të, t’i besohemi atij, ta zëmë kohën tonë për të!

 

 

24/4 E DJELA V K.P. [I]

Sh. Fideli nga Sigmaringen, meshtar e martir, † 1622

Vap 14,21-27; Ps 144; Zb 21,1-5; Gjn 13,31-33.34-35

 

Sikurse unë ju desha ju, duajeni edhe ju njëri‑tjetrin Gjn 13,34

 

Këtë urdhërim të ri e ka dhënë Jezusi, gjatë Darkës së fundit, duke e parë të afërt lartësimin në kryq. Ai u tregon dishepujve, që formojnë bashkësinë mesianike, që ta imitojnë në dashuri. Kështu do të jetojnë si vëllezër, për dashurinë e tij e do t’i konsiderojnë të tjerët eprorë ndaj vetvetes, do të kërkojnë të ushtrohen në bindjen reciproke e do të bëjnë mrekullinë për dobinë e të tjerëve, më tepër se për të tyren. Faleminderit, Jezus!

 

 

25/4 E HËNË SH. MARKU AP. [P]

Sh. Marku Ungjilltar

1Pjt 5,5-14; Ps 88; Mk 16,15-20

 

Hyji u kundërshton madhështorëve, kurse të përvuajturve u jep hirin

1 Pjt 5,5

 

Në historinë e shëlbimit, në atë të mbarë njerëzimit e në historinë tonë personale, gjithmonë realizohet kjo fjalë. Në Jezusin, në nënën e tij Marinë, ashtu si në Shenjtërit e vet, shkëlqen përvujtëria e vërtetë, ajo që dëshiroj edhe unë. Eja, Shpirti Shenjtë, ti që frymëzove Sh. Markun!

 

 

26/4 E MARTA V K.P. [I]

Zoja Këshillit të Mirë Pajtorja

e Shqipërisë

Vap14,19-28; Sal 144; Gv 14,27-31

 

Po shkoj dhe do të kthehem tek ju Gjn 14,28

 

Besoj, Jezus, se nga toka ti u riktheve tek Ati, në të djathtën e tij; kam ende besimin se ti përsëri je i pranishëm mes nesh, besimtarë në ty, e ndërkohë unë besoj se do të kthehesh në mënyrë të dukshme në fundin e botës. Jepna forcën që të duam me gjithë zemër!

 

 

27/4 E MËRKURA V K.P. [I]

Sh. Ozana e Kotorrit

Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8

 

Pa mua s’mund të bëni asgjë

Gjn 15,5

 

Pa ty, Jezus… Me të vërtetë nuk bëhet asgjë! Kur nuk je ti, unë vë në pah veten time; dhe ndërkohë vëllezërit e mi, çfarë shikojnë e çfarë perceptojnë? Vetëm kryelartësi dhe mburrje! Pa ty, veprat e mia të mira janë “një leckë e papastër”, do të thonte Isaia. Me ty, përkundrazi, unë mbështillem nga Shpirti i Shenjtë dhe sjell dashurinë e tij, ndonëse i varfër, edhe pse i paaftë e i dobët apo i sëmurë.

 

 

28/4 E ENJTE V K.P. [I]

Sh. Luigji Maria de Montfort, meshtar, † 1716; Sh. Pjetri Chanel, meshtar e martir, † 1841; Sh. Xhovana Beretta Molla, † 1962

Vap 15,7-21; Ps 95; Gjn 15,9-11

 

Qëndroni në dashurinë time

Gjn 15,9

 

Jezusi na dha të gjithë dashurinë e tij të marrë nga Ati i tij, të gjithë urtësinë e tij, e na shtyn që ta ruajmë në zemër, duke e jetuar fjalën e tij. Jezus, jepna forcën e Shpirtit tënd!

 

 

29/4 E PREMTE SH. KATERINA nga SIENA † 1380, Pajtorja e Italisë dhe Europës [P]

1Gjn 1,5 - 2,2; Ps 102; Mt 11,25-30

 

Nëse themi, ne nuk kemi mëkat, gënjejmë vetveten   1 Gjn 1,8

 

Sh. Gjoni flet për Atin, i cili është dritë. Sa njerëz, që falë Jezusit e njohin, janë edhe ata në dritë, jo më në errësirat e mëkatit, të largët nga Hyji. Edhe nëse ecim pas Jezusit, megjithatë, mund të rrëzohemi, prandaj kush thotë se është pa mëkat, gënjen vetveten. Shenjtërit e kanë njohur mëkatin e tyre dhe kanë kërkuar faljen. T’i kërkojmë Sh. Katerinës që të përftojë nga Jezusi dhuratën e përvuajtërisë, për ne, që të pendohemi për mëkatet tona, dhe për popujt e Europës, që ta njohin mëkatin e madh në të cilin po vuajnë, e të kthehen.

 

 

30/4 E SHTUNA V K.P. [I]

Sh. Piu V, papë, † 1572;

Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15,18-21

 

Kalo në Maqedoni e na ndihmo! Vap 16,9

 

Për ata që e duan dhe i shërbejnë, Zoti mund të flasë edhe me një vegim, për të treguar vullnetin e tij, siç ngjet me Sh. Palin. Normalisht, gjithësesi, ai na flet nëpërmjet Kishës së vet. A do të jemi të gatshëm për t’iu bindur?

 

In primo piano