ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 nov 2020
11 Nëntor 2020

11 Nëntor 2020

1/11  E DIEL  TË GJITHË SHENJTËRIT [P] 

Zb 7,2-4.9-14; Ps 23; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12

Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell    Mt 5,12

Jezusi po iu flet apostujve dhe turmave. I ka quajtur ‘të lumtur’ ata që vendosin të jenë të varfër dhe të butë, dhe, edhe ata që janë të përndjekur sepse duan të jenë të bindur Hyjit. Kur do iu duhet të vuajnë për këtë, nuk do të jenë të trishtuar, por të gëzuar,  “sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell  ”!

 

2/11  E HËNË  PËRKUJTIMI I TË GJITHË BESIMTARËVE TË VDEKUR [P] 

Mesha 1: Jb 19,1.23-27; Ps 26; Rom 5,5-11; Gjn 6,37-40

Mesha 2: Is 25,6.7-9; Ps 24; Rom 8,14-23; Mt 25,31-46

Mesha 3: Ur 3,1-9; Ps 41; Zb 21,1-5.6-7; Mt 5,1-12

Dhe atë që vjen tek unë, s’do ta qes jashtë    Gjn 6,37

Kujtimi ynë sot u shkon personave që i kemi dashur e njohur dhe tani nuk janë më mes nesh. Kujtime të bukura, keqardhje, ndonjë vuajtje me lotë. Ne, ama, kemi në zemër fjalë të shenjta që na ngrejnë lart: janë premtimet e Jezusit. Kush ka jetuar me Të nuk duhet të ketë frikë, as edhe për vdekjen që vjen, as pas vdekjes së të dashurve tanë. Ai e mban me Vete atë që ka qenë i Tij.

 

3/11  E MARTË  XXXI° GJ. V. [III]                            (pf: Sh. Martini de Porres, rreg., † 1639)

Fil 2,5-11; Ps 21; Lk 14,15-24

Lum ai që do të marrë pjesë në gostinë e Mbretërisë së Hyjit   Lk 14,15

Mbretëria e Hyjit është Mbretëria ku Jezusi është Mbreti, ku të gjithë i hedhin sytë tek Ai dhe Atij i binden. Me të vërtetë është i lumë ai që mund të marrë pjesë në gostinë e Tij, duke shijuar vëllazërinë e të gjithëve, dhe mbi të gjitha, miqësinë e Mbretit. Ama, është e nevojshme të mirëpritet ftesa e Tij dhe të veshim veshjen e Tij! Mos të harrosh që je i varfër ose mëkatar; mund të jesh i ftuar: mos e ndal shikimin mbi vetveten tënde, shiko Atë!

 

4/11  E MËRKURË  XXXI° GJ. V. [III]              (p: Sh. Karli Borromeo, ip., † 1584)

Fil 2,12-18; Ps 26; Lk 14,25-33

Ju ndriçoni porsi pishtarë në botë  Fil 2,15

Për të qëndruar me Jezusin, refuzojmë gjithë ato gjëra për të cilat bota nuk din t’i refuzojë. Për këtë jemi sikurse yjet që shkëlqejnë në errësirë. Nuk na frikëson errësira që na rrethon: na gëzon fakti që të mund të japim pakëz shpresë atij që nuk ka dhe nuk sheh asgjë të bukur dhe të mirë.

 

5/11  E ENJTE  XXXI° GJ. V. [III] 

Fil 3,3-8; Ps 104; Lk 15,1-10

Ne që në Shpirtin e Hyjit kryejmë shërbesën hyjnore dhe mburremi në Krishtin Jezus Fil 3,3

Të mburremi? Ne, për aq sa të zotë, jemi si bariu i aftë për të humbur delen, apo si gruaja humbet monedhën e saj të çmuar. S’mund të lëvdohemi për asgjë. Por për Zotin tim Jezus, atëherë po që mburrem: është Ai Zoti im, është Ai miku im, është Ai i afërmi im. Edhe unë, po të isha qoftë dhe shkopi i Tij apo gomari i Tij, mburrem, e po që mburrem!

 

6/11  E PREMTE  XXXI° GJ. V. [III] 

Fil 3,17 - 4,1; Ps 121; Lk 16,1-8

Më përngjani mua, o vëllezër   Fil 3,17

Bijtë e errësirës janë më të shkathët se sa bijtë e dritës”, thotë Jezusi. Është gati një qortim për ne. Jemi pak të kujdesshëm që ta imitojmë Hyjin tonë, pak të interesuar ndaj Tij dhe Mbretërisë së Tij. Shën Pali na rekomandon që ta kemi parasysh dashurinë e Hyjit tonë, të vërtetën e mendimeve të Tij, bukurinë e të vërtetës së Tij. Duhet të kemi forcën për t’i rezistuar mashtrimit të errësirës.

 

7/11  E SHTUNË  XXXI° GJ. V. [III] 

Fil 4,10-19; Ps 111; Lk 16,9-15

Gjithçka mundem me ndihmën e Atij që më jep fuqi   Fil 4,13

Forcën nuk e marrim prej parave. Na e kujton Jezusi sot në Ungjill. Pasuritë nuk na japin forcën për të dashur dhe as atë për të falur, as atë për të qenë bujarë ose për të qenë të vëmendshëm dhe të gatshëm ndaj të varfërve. Kjo forcë, që është ajo e vërteta, që nuk krijon as të shtypur as të varfër, na e dhuron Jezusi. Me Të jemi të kënaqur për gjithçka, për pak dhe për shumë, dhe kjo shumë na shërben për të ndihmuar atë që ka pak.

 

8/11  E DIEL  XXXII° GJ. V. Viti A [IV] 

Ur 6,12-16(13-17); Ps 62; 1Sel 4,13-18; Mt 25,1-13

Dhjetë virgjërat... i morën dritëzat e veta e i dolën para dhëndrit  Mt 25,1

Jezusi ende na flet për Mbretërinë e qiejve. Në Të, jo të gjithë kanë një dashuri të pjekur, bujare dhe pa interes. Mbretëria është sikurse virgjërat që presin dhëndrin për t’i bërë festë. Disa përgatiten: kanë një dashuri të vëmendshme ndaj dhëndrit që vjen. Të tjerat jo, mendojnë për rehatinë e tyre. Këto nuk do ta kenë gëzimin e këtyre të parave. Kështu shpjegohet se si shumë të krishterë janë të kënaqur, të tjerët përkundrazi, gjithmonë të trishtuar.

 

9/11  E HËNË  KUSHTIMI I BAZILIKËS LATERANE [P] 

Ez 47,1-2.8-9.12 ose. 1Kor 3,9c-11.16-17; Ps 45; Gjn 2,13-22

DIOQEZA E RRËSHENIT – Kushtimi i Kishës Katedrale.

Tempulli i Hyjit është i shenjtë ‑ e ky Tempull jeni ju   1Kor 3,17

Sot është festa e bazilikës së Papës, katedralja e Romës. Është rasti për t’u lutur për të dhe për shërbimin e tij ndaj gjithë Kishës. Bazilika, edhe pse e rëndësishme, është vetëm një shenjë. Është në ne që duhet të fshihet, për ta shfaqur praninë e Zotit. Jemi ne tempulli i Hyjit: Ai në ne mund të shprehë dashurinë e Tij të mëshirshme dhe të shenjtë!

 

10/11  E MARTË  XXXII° GJ. V. [IV]                        (p: Sh. Leoni i Madh, papë e mës. i K., † 461)

Tit 2,1-8.11-14; Ps 36; Lk 17,7-10

Ai e flijoi vetveten për ne  Tit 2,14

Jemi shërbëtorë të pavlefshëm”, na e thotë Jezusi. Shërbëtorë pak të rëndësishëm, sepse vetëm Zoti ynë është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Është Ai që ka dhënë Vetveten e Tij për ne: prej Tij marim shëlbimin dhe çlirimin prej të keqijave që bota na propozon dhe me të cilat na mashtron, madje, duke na i futur në mendje për të mira.

 

11/11  E MËRKURË  XXXII° GJ. V. [IV]                    (p: Sh. Martini i Tursit, ip., † 397)

Tit 3,1-7; Ps 22; Lk 17,11-19

Ai na shëlboi në saje të mëshirës së vet  Tit 3,5

Zoti Jezus, nuk sheh nëse kemi merita,për të na shëlbuar, por është i kujdesshëm ndaj zemrës së Vet, sikur të thoshte: «Ju, që jeni të këqinj: ua tregoj unë sesi është mirësia dhe duresa e Hyjit! Ju çoj tek Ai, që t’ju mbulojë me dashurinë e Tij të madhe»! A nuk do ta falënderojmë, siç e ka falënderuar samaritani i gërbulur kur ka qenë shëruar?

 

12/11  E ENJTE  XXXII° GJ. V. [IV]                          (p: Sh. Josafati, ip. e mart., † 1623)

Flm 7-20; Ps 145; Lk 17,20-25

Mbretëria e Hyjit është mes jush    Lk 17,21

Sa shumë flet Jezusi për Mbretërinë e Hyjit! Ishin të mësuar me mbretërinë e Herodit dhe atë të Çezarit në Romë, mbretëri që gjithmonë e më shumë shtypnin. Ku do të jetë kjo Mbretëri e re, për të cilën flet Jezusi, Mbretëri e çuditshme, ku në të cilën Mbret është Hyji? Ja përgjigjja: është mes jush! Po, kur ne i bindemi Jezusit, aktualizohet mes nesh dashuria e Hyjit; zhduken zilitë dhe lakmia, që vrasin vetveten tonë e të tjerët, dhe kështu, bëhemi vëllezër.

 

13/11  E PREMTE  XXXII° GJ. V. [IV] 

2Gjn 1.3-9; Ps 118; Lk 17,26-37

Dhe ja, çka është dashuria: të ecim urdhërimeve të tij   2Gjn 1,6

Shën Gjoni flet për të ecur në të vërtetën, e më pas, për të ecur në dashuri. Dashuria dhe e vërteta janë dy anët e të njëjtës medalje: njëra pa trjetrën nuk qëndrojnë dot në këmbë. Dashuria, nëse nuk është e themeluar në të vërtetën e Jezusit, nuk është dashuri e pastër dhe jetëgjatë. E vërteta, nëse nuk shfaqet duke dashur, nuk është e vërtetë! Le të ecim me gëzim, në të vërtetën dhe në dashurinë!

 

14/11  E SHTUNË  XXXII° GJ. V. [IV] 

3Gjn 5-8; Ps 111; Lk 18,1-8

Por, kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë?  Lk 18,8

Pyetje e bukur! Përkundrazi, pyetje shqetësuese. Përse Jezusi nuk e pyet Veten nëse do të gjejë dashuri? 'Dashuri' është një fjalë që mund të keqkutohemi dhe mund të fshehë egoizma perverse. Vetëm dashuria, që i ka rrënjët në fe, është dashuria e Atit.

 

15/11  E DIEL  XXXIII° GJ. V. Viti A [I] 

Fu 31,10-13.19-20.30-31; Ps 127; 1Sel 5,1-6; Mt 25,14-30

Pse u dëftove besnik në gjëra të vogla, do të bëj të parë mbi pasuri të mëdha   Mt 25,23

Çfarë mund të jetë kjo pak, ajo që Jezusi nënkupton? Në fakt, ishte e madhe pasuria e talentave të besuara shërbëtorëve! Gjërat e tokës vlejnë pak. Në qoftë se ti, ama, i trajton me besnikëri, që do të thotë me besnikëri ndaj Zotit, atëherë sjellin fryte. Dhe Ai kupton që mund të të besojë detyra delikate për njerëzit, për besimtarët e Tij, për Mbretërinë e Tij.

 

16/11  E HËNË  XXXIII° GJ. V. [I]                           (pf: Sh. Margarita eSkocisë, ,† 1093; Sh. Gertrudë, virgj.  † 1302)

Zb 1,1-5b; 2,1-5;  Ps 1; Lk 18,35-43

Të shpëtoi feja jote   Lk 18,42

Ishte i verbër, ky njeri, të cilit i është drejtuar kjo fjalë. E kishte thirrur me përvuajtëri, dhe madje me liri, falë fesë së tij në Jezusin. Kishte qenë lëvizur nga dëshira për ta parë Atë, por ishte edhe fe e cila ka bërë në mënyrë që ta shpallë identitetin e Zotit, “Biri i Davidit”, d.m.th., i dërguari i Hyjit. Për këtë fe të tijën, Jezusi mund të deklarojë që ai njeri është i shëlbuar, që do të thotë, ky njeri nuk kushtëzohet nga ai që nuk ka fe, e për këtë, mund ta ndjekë.

 

17/11  E MARTË  XXXIII° GJ. V. [I]                          (p: Sh. Elizabeta e Hungarisë, rreg., † 1231)

Zb 3,1-6.14-22; Ps 14; Lk 19,1-10

Unë i qortoj dhe i ndëshkoj ata që i dua   Zb 3,19

Kemi filluar të dëgjojmë Zbulesën: faqe që na ndihmojnë ta lexojmë historinë tonë me një shikim të ri. Na bëjnë të vëmendshëm ndaj pranisë së Jezusit dhe të të Vërtetës së Tij në ne. Prej Tij lihemi që të mësojmë, por edhe të korrigjojmë, sepse jemi gjithnjë tepër të influencuar nga mënyra egoistike e të menduarit, që refuzojnë kryqin, duke shkatërruar vetveten dhe të tjerët.

 

18/11  E MËRKURË  XXXIII° GJ. V. [I] 

Zb 4,1-11; Ps 150; Lk 19,11-28

Zotëri, mnaja jote dha edhe pesë mna    Lk 19,18

Me gëzim dhe ankth shërbëtori paraqitet tek zotëria i tij. A do të kënaqet? Sigurisht që zotëria është i kënaqur: jo për pesë mnatë, por sepse shërbëtori ka qenë gjithmonë i tiji, besnik dhe i kujdesshëm ndaj dëshirës së zotërisë. Kështu dua të jem edhe unë me Jezusin: i kujdesshëm ndaj Tij, i gatshëm për të bërë atë që Atij i pëlqen!

 

19/11  E ENJTE  XXXIII° GJ. V. [I] 

Zb 5,1-10; Ps 149; Lk 19,41-44

O po ta kuptoje edhe ti në këtë ditë çka ta sjell ty paqen!  Lk 19,42

Jezusi i drejtohet Jerusalemit, d.m.th., atyre që udhëheqin fatet e qytetit. Ata dëshirojnë paqen, siç është edhe kuptimi i vetë qytetit, por mendojnë ta kenë atë, duke e eleminuar Dhuratën e vetme të Atit, që Vetëm Ai mund ta japë paqen në plotësi.
O Jezus, unë të mirëpres në jetën time, edhe me koston që të përqeshem, me koston që të mbetem i vetëm. Ti në mua nuk do të lodhesh që të Jesh një dhuratë për të gjithë.

 

20/11  E PREMTE  XXXIII° GJ. V. [I] 

Zb 10,8-11; Ps 118; Lk 19,45-48

Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi lutjeje   Lk 19,46

Gjithçka shtrembërohet nga egoizmi i njeriut; madje edhe Tempulli i Hyjit bëhet tempull i pasurisë!
Faleminderit, o Jezus, që nuk e duron këtë keqinterpretim dhe e rregullon atë. Jeta të kushton dhe do të të kushtojë, por jeta jonë është e çmuar për Ty: Ti dëshiron të na shpëtosh prej mashtrimit.

 

21/11  E SHTUNË  XXXIII° GJ. V. [I]                       (p: Kushtimi i Virgjërës Mari)

Zb 11,4-12; Ps 143; Lk 20,27-40

Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve   Lk20,38

Faleminderit, o Zot Jezus: Fjala Jote jo vetëm që është bindëse, por edhe zbulesë. Ti na e zbulon dashurinë e Atit dhe na bën që ta shijojmë. Prej Teje mësojmë që jeta jonë është tashmë e pranishme në zemrën e Hyjit, e prej aty asgjë dhe askush nuk mund ta heqë.

 

22/11  E DIEL  XXXIV° GJ. KRISHTI MBRET I GJITHËSISË Viti A [P] 

Ez 34,11-12.15-17; Ps 22; 1Kor 15,20-26.28; Mt 25,31-46

Biri i njeriut do të ulet mbi fronin e vet të madhërueshëm   Mt 25,31

Ta kundrojmë Jezusin e ulur mbi fronin e Tij. Ai tani gjykon, d.m.th., ndan atë që është e mirë nga ajo që është e helmuese dhe mashtruese. Kush e jeton mëshirën, është i mirë, që do të thotë,  bën të shkëlqejë dashuria e Atit. Kush nuk i hap sytë ndaj të mjerueshmit, mbetet në errësirë e nuk mund ta shohë dhe ta shijojë lavdinë e Hyjit. O Jezus, je një Mbret i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshmëm!

 

23/11  E HËNË  XXXIV° GJ. V. [II]                          (pf: Sh. Klementi I, papë e mart., † 101; Sh. Kolumbani abat, † 615)

Zb 14,1-3.4-5; Ps 23; Lk 21,1-4

Pa edhe një grua të vejë, skamnore që hodhi dy lepta  Lk 21,2

Si ia bën Jezusi t’i shohë të gjitha? Nuk i ikën asgjë nga sytë! E nuk i ikën as domethënia që gjestet kanë në sekretet e zemrave dhe në sekretin e zemrës së Atit. Dy lepta nuk janë asgjë, por duart, duart që i bëjnë të bëhen dhuratë, janë të bekuara dhe janë bekim. Përshëndetja, që kam marrë sot prej një personi, ku të gjithë e lënë pas dore, ka një peshë të madhe në sytë e Hyjit! Kushedi çfarë shpërblimi do të ketë!

 

24/11  E MARTË  XXXIV° GJ. V. [II]                                       (p: Sh. Andreu Dung-Lac, mesh. e Shokët, martirë vietnamezë, 16°-18° shek.)

Zb 14,14-19; Ps 95; Lk 21,5-11

Godit me drapër dhe korr   Zb 14,15

Janë engjëjt, të ngarkuar me këtë detyrë për të korrur. Nuk duhet të shqetësohem. Unë nuk do të ngarkohem kurrë me këtë detyrë. Unë jam në Duart e Hyjit tim, dhe rri në paqe për këtë gjë. Do të bëj vetëm kujdes, siç rekomandon sot Jezusi, që të mos kapem në atë që është e destinuar të zhduket. Nëse engjëlli e hedh drapërin, do të më gjejë të bashkuar me Jezusin!

 

25/11  E MËRKURË  XXXIV° GJ. V. [II]                    (pf: Sh. Katerina e Aleksandrisë, virgj. e mart., † shek. III-IV)

Zb 15,1-4; Ps 97; Lk 21,12-19

Me qendresën tuaj do ta shpëtoni jetën tuaj   Lk 21,19

Jezusi e përmbyll kështu nxitjen ndaj besnikërisë në kohën e përndjekjes. Kur do të jemi kundërshtuar, do të kemi një rast të vetëm dhe të fortë që të jemi dëshmitarë të bukurisë dhe të besnikërisë së Zotit tonë: s’mund ta humbasim.
Përgatitem fort në fe. Do të më ndihmosh Ti, o Zot Jezus, që të mbetem i bashkuar me Ty, kur do te jem i luftuar dhe i përqeshur për shkak të Emrit Tënd të shenjtë.

 

26/11  E ENJTE  XXXIV° GJ. V. [II] 

Zb 18,1-2.21-23; 19,1-3.9; Ps 99; Lk 21,20-28

Trupat qiellorë do të lëkunden            Lk 21,26

Fjalë të vështira për t’u kuptuar. Do të gjejmë çrregullime në ecurinë e çdo gjëje, në mënyrat e të menduarit të njerëzve dhe në aspiratat e tyre. Atëherë do të jetë momenti që ne të jemi dritë për atë që është i çorientuar, dhe kripë për atë që s’ka aspak gëzim për të jetuar. Do të jemi ne ndihmë për të gjithë, edhe ndaj atyre që na kanë gjithmonë refuzuar: ne, nëse do të jemi të bashkuar ndaj Jezusit.

 

27/11  E PREMTE  XXXIV° GJ. V. [II] 

Zb 20,1-4.11 - 21,2; Ps 83; Lk 21,29-33

Vëreni fikun e të gjitha pemët               Lk 21,29

Jezusi mbështetet mbi aftësinë tonë të vëzhgimit. Ashtu siç jemi të aftë t’i dallojmë stinët e situatës së pemëve, po ashtu duhet të jemi të aftë të vëmë re katastrofat që ndodhin në shoqëri, që ka mbërritur koha për të dhënë dëshmi. Nuk ankohemi për të kqëqijat, por për më tepër i jetojmë si mundësi, për të patur mirë parasysh mirësinë e fesë sonë.

 

28/11  E SHTUNË  XXXIV° GJ. V. [II] 

Zb 22,1-7; Ps 94; Lk 21,34-36

Mallkim më s’do të ketë    Zb 22,3

Kur do të jemi me Zotin, e do t’i bindemi, nuk do të jetojmë më në errësirë dhe në kaos. Mallkimi, për të cilin ne vuajmë dhe për të cilin jemi mbartës kur jemi larg prej Hyjit, nuk do ta kujtojmë më. I drejtohem Atit dhe Birit të Tij, Qengji që është ofruar për ne. E mbaj si pikën time referuese të vetme. Jeta ime do të jetë bekim për mua dhe për të gjithë.

 

29/11  E DIEL  I° K. A. Viti B [I] 

Is 63,16b-17.19b;64,2-7; Ps 79; 1Kor 1,3-9; Mk 13,33-37

Nëse vjen papritmas, të mos ju gjejë fjetur   Mk 13,36

Kur një është në koma, nuk e vëren se çfarë po ndodh përreth. Të gjithë mund të bëjnë atë që quan me të. Nuk ekziston vetëm koma e funksioneve fizike, është edhe ajo e jetës shpirtërore. Është në koma shpirtërore kush nuk sheh e kush nuk dëgjon zërin e Zotit: nuk i përgjigjet, nuk i përgjigjet pranisë së Tij. Sot, a do të jem zgjuar?

 

30/11  E HËNË  SH. ANDREU, Ap. [P] 

Rom 10,9-18; Ps 18; Mt 4,18-22

Ata menjëherë lanë rrjetat e shkuan pas tij   Mt 4,20

Shën Andreu, me të vëllanë e tij Simonin, shikohet prej Jezusit. Është i angazhuar në punë. Nuk është një që nuk din ç’të bëjë, një i papunë. Dëgjon Jezusin që e thërret. Ç’të bëjnë? Që të dy vëllezërit vendosin ta lënë punën e tyre dhe vihen në ndjekje të Jezusit. Jeta e tyre ndryshon si domethënie dhe vlerë.
Sot Andreu na mirëpret në gëzimin e bindjes me të cilën ai ka përgjigjur.

 

In primo piano