ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 mar 2014
03 MARS 2014

03 MARS 2014

1/3 E SHTUNË VII K.Gj.V. [III]
Sh. Albini
Jak 5, 13-20; Ps 140; Mk 10, 13-16;
Lërini fëmijët të vijnë tek unë!
Mk 10,14
Fëmijët tërhiqen drejt njerëzve të
mirë, i dëgjojnë me kënaqësi e
luajnë me ta pa vështirësi.
Aq më tepër, tërhiqen nga Jezusi
e dëshirojnë ta njohin dhe janë
të aftë të bëjnë edhe sakrifica të
mëdha për të. Jezusi është
edukatori më i mirë i fëmijëve e për
këtë arsye edhe prindërit ia sjellin
me kënaqësi fëmijët.

2/3 E DJELË VIII K.Gj.V. Viti A [IV]
Sh. Karli i Mirë
Is 49,14-15; Ps 61; 1Kor 4,1-5; Mt 6,24-34
Kërkoni, pra, më së pari Mbretërinë
dhe drejtësinë e tij Mt 6,33
Jezusi nuk do që të jemi të
preokupuar, sepse kemi një Atë
që na njeh, na do e na ndjek me
shikimin e tij dhe me dorën e tij.
Nëse preokupohemi për gjithçka,
atij nuk i mbetet rasti që të shfaqet
si baba! Kur unë kam kërkuar të
ndihmoj të tjerët për ta dashur dhe
për ta njohur atë, atëherë për gjërat
materiale ka menduar ai, madje më
mirë se unë!

3/3 E HËNË VIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Marini
1Pjt 1, 3-9; Ps 110; Mk 10, 17-27;
Hyji mund të bëjë gjithçka Mk 10,27
Për Zotin është e mundur deri të
kthejë të pasurit, dhe ta bëjë realitet
këtë, d.m.th. që kush i jep rëndësinë
maksimale parasë dhe zotërimit të
të mirave tokësore, të nisë t’i japë
rëndësi atij.
Ai pasanik nisi kështu të jetë njeri.
Çliromë edhe mua, o Atë, nga
zotërimi i pasurisë, që unë të nis të
jetoj!

4/3 E MARTË VIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Kazimiri
1Pjt 1,10-16; Ps 97; Mk 10,28-31;
Të jeni të shenjtë, sikurse edhe vetë
jam i shenjtë 1Pjt 1,16
Shën Pjetri kujton një fjalë prej librit
të Levitikut dhe e përsërit atë.
Me këtë shprehje ai do të na
ndihmojë të ngulmojmë në jetën
e re, atë jetë që na bën ndryshe
nga sa qemë kur egoizmi na bënte
lakmitarë, xhelozë e të këqinj. Falë
Jezusit tani shikojmë fytyrën e vërtetë
të Perëndisë, Atit tonë, dhe kërkojmë
t’i përngjasojmë.

5/3 E MËRKURA PËRHIME [P]
Sh. Teofili
Jon 2,12-18; Ps 50; 2Kor 5,20 - 6,2;
Mt 6,1-6.16-18
Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të të
shpërblejë Mt 6,6
E nisim sot kohën e kreshmëve.
Jezusi na propozon për të qenë të
përzemërt në dashurinë vëllazërore,
të vendosur në privimin e
kënaqësive të ndjeshme, ngulmues
në mbajtjen e zemrës së zhytur
në atë të Perëndisë. Ai vetë, me
mbajtjen e ushqimit për dyzetë
ditë, mbështet lodhjen tonë. Do të
ngadhnjejmë mbi të keqin brenda
nesh dhe në botë.

6/3 E ENJTJA pas të PËRHIMES [IV]
Sh. Koleta
Lp 30,15-20; Ps 1; Lk 9,22-25
Kush ta humbë jetën e vet për
shkakun tim, do ta shpëtojë Lk 9,24
Është një përshtypje ajo që të
humbasësh jetën! Kush bën gjithçka
për Jezusin, e pra kush e realizon
të gjithë bindjen ndaj tij, duket se e
humbet jetën - ndodh kështu për kë
e shikon nga jashtë; në të kundërt,
atij i bie ndër mend të fitojë paqen
dhe një plotësi të tillë që të mos ketë
lakmi askënd!

7/3 E PREMTJA pas të PËRHIMES[IV]
Sh. Perpetua e Sh. Feliçita, martire † 202/203
Is 58,1-9; Ps 50; Mt 9,14-15
Do të të përcjellë lavdia e Zotit
Is 58,8
Profeti ka mësuar se cila është
mbajtja e vërtetë e ushqimit.
Nuk është ai çfarë na jep
sodisfaksionin që të mund të
mendojmë për të qenë të aftë,
por ai që hap zemrën ndaj të
afërmit. Kush impenjohet në
këtë lodhje do të bëhet zbulesa
e Perëndisë në dashuri: lavdia e
Perëndisë do ta mbulojë!

8/3 E SHTUNA pas të PËRHIMES [IV]
Sh. Gjoni i Hyjit, rregulltar † 1550
Is 58,9-14; Ps 85; Lk 5,27-32
U ngrit e shkoi pas tij Lk 5,28
Leviti na ofron një shembull të
mrekullueshëm. Ai nuk e lë të kalojë
Zotin së koti pranë vetes dhe nuk lë
që të bjerë poshtë fjala e tij.
E braktis të shkuarën e vet, përfshirë
këtu pasuritë, për t’iu ofruar Jezusit.
Dhe gëzimi i tij është i madh, aq sa
të festohet ngjarja me një banket.

9/3 E DJELË I K.K. Viti A [I]
Sh. Françeska Romake, rregulltare † 1440
Zan 2,7-9; 3,1-7; Ps 50; Rom 5,12-19;
Mt 4,1-11
Njeriu nuk jeton vetëm prej buke
Mt 4,4
Jezusi i përgjigjet kështu djallit,
që donte ta çonte në ndjekjen e
arsyetimeve të lehta në vend të
dëgjimit të vështirë.
Dëshirat e trupit të çojnë që të bësh
në kokën tënde, të lësh menjanë
Perëndinë. Jeta e vërtetë na vë në
dëgjimin e bindur të atij që na do
e do të na dojë gjithmonë pa na
zhgënjyer.

10/3 E HËNË I K.K. [I]
Dyzet martirët e Sebastës
Lev 9,1-2.11-18; Ps 18; Mt 25,31-46
Do të mblidhen të gjithë popujt
Mt 25,32
Sa mësues mbijnë përrreth nesh!
E të gjithë pretendojnë të zotërojnë
dorë me një, për shëndetin dhe
për mirëqënien. Shëndeti nuk do të
na çojë në përjetësi. Ne e dimë se
kemi një gjykatës të vetëm në fund:
t’i kthehemi për këtë arsye vetëm
mësimit të tij, Fjalës së tij, e vetmja
që nuk të mashtron.

11/3 E MARTË I K.K. [I]
Sh. Kostandini
Is 55,10-11; Ps 33; Mt 6,7-15
Ati juaj e di mirë se për çka keni
nevojë Mt 6,8
Është e vërtetë, se Ati i njeh nevojat
tona reale. Kërkojmë për këtë
arsye të dëgjojmë atë çka ai na ka
dërguar për të na dhënë jetën dhe
shëlbimin. Lutja jonë nuk humbet
në nevojat tona, që tashmë ai i
njeh, por na i çon për të mirëpritur
dashurinë e tij e për ta dhënë atë
me gëzim.

12/3 E MËRKURË I K.K. [I]
Sh. Maksimiliani
Jb 3,1-10; Ps 50; Lk 11,29-32
Është dikush më i madh se Jona
Lk 11,32
Kë admiron? Një gjuetar? Një miss
universi? Një aktor? Një shkencëtar?
Admiroi të gjithë, por kujto që të
mos lësh të flasë në erë ai që do t'i
gjykojë të gjithë me Fjalën e tij!

13/3 E ENJTE I K.K. [I]
Sh. Lazri
Es 4,17; Ps 137; Mt 7,7-12
Kush trokëllit i çelet. Mt 7,8
Të trokasësh në derë është një vepër
përvuajtërie. Kush troket, e di se
ka nevojë për ndihmë dhe përulet.
Perëndisë së përvuajtur i jep hirin!

14/3 E PREMTE I K.K. [I]
Sh. Matilda
Ez 18,21-28; Ps 129; Mt 5,20-26
Shko e pajtohu më parë me vëllanë
tënd Mt 5,24
Jo gjithmonë është e mundur të
pajtohesh, sepse në një çast vëllai
nuk pranon kërkesën e faljes dhe
nuk fal. Porse gjithmonë, është e
mundur të dëshirosh dhe të kërkosh
për vëllanë shëlbimin e Perëndisë,
takimin me Jezusin dhe dritën e
Shpirtit të Shenjtë.

15/3 E SHTUNË I K.K. [I]
Sh. Luiza e Marillac
Lp 26,16-19; Ps 118; Mt 5,43-48
Jini, pra të përkryer siç është i
përkryer edhe Ati juaj që është në
qiell! Mt 5,48
“Ju jeni perëndi” tha Jezusi gjatë një
dite duke cituar një psalm.
Mund t’i përngjasojmë Atit, ta
imitojmë në përkryerjen e dashurisë
së tij. Dashuria perfekte është
mëshira, dashuria për kë nuk ka
mësuar ende që të dojë.

16/3 E DJELË II K.K. Viti A [II]
Sh. Herberti
Zan 12,1-4; Ps 32; 2Tim 1,8-10; Mt 17,1-9
Çohuni e mos u trembni Mt 17,7
Jezusi, pasi ishte lutur e pasi u qe
shfaqur plot ndriçim tre dishepujve, i
thërret që të ringrihen.
Qenë trembur dhe kishin rënë
përtokë. Pas kësaj përvoje të
jashtëzakonshme, duhet të rimarrin
ecjen me të dhe të përballojnë
vështirësi e vuajtje, të mbështetur
nga drita që patën vetëm për një
çast dhe nga zëri që e kanë dëgjuar
veçse një herë të vetme.

17/3 E HËNË II K.K. [II]
Sh. Patriku ipeshkëv † rreth 461
Lp 9,4-10; Ps 78; Lk 6,36-38
ose leximet e Vitit A
Falni e do të gjeni falje Lk 6,37
Zot Jezus, ti e di se falja është një
hap i rëndësishëm i dashurisë sonë,
është ajo dashuri që më shumë se
gjithçka tjetër na bën të ngjashëm
me ty. Jepma këtë dashuri të madhe
që më afron tek Ati, në mënyrë që
ai të më presë mes krahëve të tij!

18/3 E MARTË II K.K. [II]
Sh. Çirili i Jeruzalemit, ipeshkëv e mësues
† 386
Is 1,10.16-20; Ps 49; Mt 23,1-12
Keni vetëm një udhëheqës - Krishtin!
Mt 23,10
Jezusi i mëshon faktit që të
konsiderojmë në veten se ne
jemi vëllezër, derisa mes nesh të
mbretërojë vetëm dashuria. Për këtë
nuk mund të kultivojmë asnjërën,
as edhe më të voglën formë të
superioritetit. Të gjithë, në fakt, jemi
në shkollën e Jezusit, të gjithë duhet
të mbahemi për dore nga ai.

19/3 E MËRKURË SH. JOZEFI,
I FEJUARI i së LUM.VIRGJ. MARI [P]
2Sam 7,4-5.12-14.16; Ps 88; Rom 4,13.16-
18.22; Mt 1,16.18-21.24 ose Lk 2,41-51
Jozefi bëri sikurse urdhëroi engjëlli i
Zotit Mt 1,24
Duke përnderuar Sh. Jozefin
shikojmë se çfarë qëndrimi e ka
bërë të denjë atë për kujdesin ndaj
Perëndisë dhe e bën përsëri të aftë
të ndërmjetësojë për ne: është
bindja e tij. Bindja është shenja
e përvuejtërisë: tek i përvuajturi
Perëndia merr hirin e të qenit të
pastër e tek përvuajturi Perëndia
vendos veshin për të rënë dakord!

20/3 E ENJTE II K.K. [II]
Sh. Niketa
Jer 17,5-10; Ps 1; Lk 16,19-31
Qoftë bekuar ai që shpreson në
Zotin, Zoti do të jetë shpresa e tij.
Jer 17,7
Profeti bën pikërisht mësimin e
psalmit. Kush i besohet urtësisë
së Perëndisë është i bekuar prej tij
e kënaqet për favorin e tij. Në të
kundërt, kush beson tek njerëzit,
sadoqofshin të fuqishëm ata, do të
përfundojë keq.
Dua të jem i bekuar prej Perëndisë,
për këtë arsye vendos besimin tim
në të dhe i bindem!

21/3 E PREMTE II K.K. [II]
Sh. Benvenuti
Zan 37,3-4.12-13.17-28; Ps 104;
Mt 21,33-43.45-46
Populli e mbante për profet
Mt 21,46
Shpesh bëhet e dallueshme distanca
e madhe mes krerëve dhe turmës.
E shpesh turma kupton më lehtë
kur Perëndia është në veprim, e me
zemërgjerësi mirëpret mësimet dhe
njoftimet e ardhura nga i Tejlarti!
Duhet të qëndroj i kujdesur të mos
kushtëzohem nga inteligjenca e
të mëdhenjve, por më tepër nga
dashuria e të vegjëlve!

22/3 E SHTUNË II K.K. [II]
Sh. Kristiani
Mik 7,14-15.18-20; Ps 102; Lk 15,1-3.11-32
U çua dhe e mori rrugën të kthehet
tek i ati Lk 15,20
Zija e bukës dhe vuajtja në të cilën u
gjend i biri ka qenë për të rasti që të
reflektonte e të kujtonte dashurinë e
të atit.
Sa herë janë të nevojshme dhimbjet
e vuajtjet për ta thyer krenarinë tonë
dhe për të kujtuar se kemi një Atë
që na do e na pret!
Faleminderit për vuajtjet që na
gjunjëzojnë për të pranuar mëkatin
dhe për të kërkuar zgjidhje!

23/3 E DJELË III K.K. Viti A [III]
Sh. Turibi i Mongrovejës ipeshkëv † 1606
Dal 17,3-7; Sal 94; Rom 5,1-2.5-8;
Gjn 4,5-42
Jezusi i tha: “Më jep të pi“ Gjn 4,7
Gruaja që erdhi për të nxjerrë ujë
nuk kishte takuar kurrë një burrë
kaq të përvuajtur që t’i kërkonte për
të pirë dhe mos t’i thonte asnjë fjalë
më tepër. Falë mrekullisë së gruas
Jezusi ka rastin ta ndihmojë për të
reflektuar mbi pakënaqësitë e saja
dhe t’i zbulohet asaj dhe të gjithë
qytetit të saj si i vetmi Shpëtimtar
i botës.

24/3 E HËNË III K.K. [III]
Sh. Katerina e Suedisë
2Mb 5,1-15; Ps 41-42; Lk 4,24-30
Shko e lahu shtatë herë në Jordan
2 Mb 5,10
Naamani, oficer i ushtrisë aramajke,
vjen në Izrael, në vendin e tij
armik, për të kërkuar shërimin nga
lebra. I kërkohet vetëm përvuajtëri:
përvuajtëria e bindjes, përvuajtëria
e zhveshjes nga zbukurimet e veta,
përvuajtëria e shfaqjes i zhveshur
tek shërbëtorët e vet, përvuajtëria e
përmbushjes së një gjesti në dukje
të panevojshëm. Ky gjest, që e
paralajmëron në pagëzim, e çliron
nga e keqja e vet, dhe mbi të gjitha
nga krenaria, burimi i shumë të
këqijave.

25/3 E MARTË LAJMËRIMI I ZOTIT[P]
Sh. Rikardi
Is 7,10-14; Ps 39; Heb 10,4-10; Lk 1,26-38
Ai do të mbretërojë përgjithmonë
mbi shtëpinë e Jakobit dhe
mbretëria e tij s’do të ketë mbarim
Lk 1,33
Engjëlli Gabriel i flet Marisë dhe i
flet për Jezusin. Është ai që duhet të
nisë ta zotojë zemrën dhe mendjen
e saj, ai që duhet të përthithë të tëra
energjitë e saj.
Ne mësojmë nga Maria, mbi të
gjitha, për ta mirëpritur e për ta
dashur Jezusin dhe për t’iu dhënë
plotësisht atj!

26/3 E MËRKURË III K.K. [III]
Sh. Teodori
Lp 4,1.5-9; Ps 147; Mt 5,17-19
Ai që do t'i mbajë dhe do t'i mësojë,
do të jetë i madh në mbretërinë e
qiellit Mt 5,19
Vullneti i Perëndisë është i
rëndësishëm, edhe atëherë kur ka të
bëjë me gjëra ose gjeste të cilat ne i
mbajmë për të vogla.
Bindja jonë është gjithmonë e
madhe, pasi shpreh përvuejtërinë
e besimin, edhe më të bukur nëse i
përdorim për gjëra të vogla!

27/3 E ENJTE III K.K. [III]
Sh. Ruperti
Jer 7,23-28; Ps 94; Lk 11, 14-23
Unë do të jem Hyji juaj e ju do të
jeni populli im Jer 7,23
Ç‘premtim i bukur! Duke deklaruar
të jetë Perëndia ynë, ai na garanton
mbrojtjen e vet, drejtimin e vet dhe
beneficet e veta. I premtojmë bindje,
që të mund të na njohë gjithmonë të
tijtë!

28/3 E PREMTE III K.K. [III]
Sh. Shtjefni
Oz 14,2-10; Ps 80; Mk 12,28-34
Duaje të afërmin tënd porsi vetveten
Mk 12,31
Me këtë urdhërim Jezusi na
thotë sesi duhet të bëjmë për të
demonstruar se e duam Perëndinë
me të gjithë zemrën. Për këtë nuk
ekziston asgjë më e mirë se të
lodhesh për ata bij që Perëndia na
i vendos përballë. Sa më të vegjël
e në nevojë të jenë, aq edhe më e
vërtetë është dashuria ndaj Atit të
të gjithëve. Të dashur nga ne, ata
mund të marrin hirin në Perëndinë!

29/3 E SHTUNË III K.K. [III]
Sh. Bertoldi
Oz 6,1-6; Ps 50; Lk 18,9-14
Rrihte kraharorin e vet e thoshte:
”O Hyj, ki mëshirë për mua
mëkatarin” Lk 18,13
A di të lutesh? A di të lutem?
Tani po mësoj. Përulem para
Perëndisë me këto fjalë e mbetem
i përvuajtur përpara njerëzve me
këtë gjest.
Lutja është të dëshirosh shëlbimin,
para së gjithash timin, pasi jam unë
më krenar se gjithë të tjerët.

30/3 E DJELË IV K.K. Viti A [IV]
Sh. Amadeu
1Sam 16,1.4.6-7.10-13; Ps 22; Ef
5,8-14; Gjn 9,1-41
As nuk dimë se kush ia shëroi sytë
Gjn 9,21
Prindërit e të verbërit të shëruar nuk
flasin, se kanë frikë. Ata nuk e kanë
takuar Jezusin. Është i verbëri, që
tani nuk është më i verbër, që ka
takuar Jezusin dhe i është bindur
duke shkuar për të punuar atje ku
Jezusi i ka thënë të shkojë. Ai tani ka
kurajë, kurajën që të jetë dëshmitar
i Jezusit, dëshmitar i së vërtetës dhe
dëshmitar i shpëtimit.

31/3 E HËNË IV K.K. [IV]
Sh. Beniamini
Is 65,17-21; Ps 29; Gjn 4,43-54
“Shko - i tha Jezusi – djali yt është
shëndosh” Gjn 4,50
Më në fund Jezusi thotë këtë fjalë
shprese dhe sigurie! Ky njeri e ka
shfaqur fenë e vërtetë në Jezusin, e
për këtë Zoti ka mundur të verë në
veprim mrekullinë. Pa fenë e njeriut
ai nuk mund të përmbushë asgjë.
Perëndia na do jo spektatorë, por
bashkëpunëtorë me të: kjo vjen
falë fesë.

In primo piano