ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 mag 2020
05 MAJ 2020

05 MAJ 2020

1/5  E PREMTE  III° K.P. [III]            (pf: Sh. Jozefi Punëtor)

Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59

Unë jam Jezusi që ti e salvon!  Vap 9,5

Është përgjigjja e Jezusit e dhënë Saulit-Palit në rrugën për Damask. Sauli po i pëndiqte të krishterët: edhe sot ka shumë përndjekës të Kishës dhe, për këtë, të Jezusit. Kjo fjalë, ama, më përket edhe mua. Kur e urrej një të afërm, kur me fjalë dhe vepra, i bëj keq, kur nuk kërkoj të mirën e tij, atëherë në atë person edhe unë po e përndjek Jezusin.
Sot kërkoj ndihmën e Shën Jozefit të butë, edhe që të di të jetoj çdo ngjarje, përfshi punën, sikurse për Zotin.

 

2/5  E SHTUNË  III° K.P. [III]      (p: Sh. Atanazi, ip. e mës. i K., † 373)

Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69c

Shumë besuan në Zot  Vap 9,35

Shumë besuan në Zot: duke parë një mrekulli të kryer nga Pjetri. Është mrekulli edhe një familje, një grup, një vëllazëri, një bashkësi famullitare, kur jeton e bashkuar në dashurinë reciproke: nuk është vepër e njeriut, është mrekulli e Shpirtit Shenjt. Është një shenjë që, duke shfaqur praninë e gjallë të Jezusit, hap zemrën dhe beson në Të. Edhe unë jam i thirrur të jem instrument!

 

3/5  E DIEL  IV° K.P. Viti A [IV] 

Vap 2,14.36-41; Ps 22; 1Pjt 2,20-25; Gjn 10,1-10

Ai që hyn nëpër derë, ai është bariu i deleve    Gjn 10,2

Një shpirt jo krejt i errësuar prej mëkatit, ndaj shpalljes së Jezusit dhe të Fjalës së Tij, paralajmëron të vizitohet nga Dikush që e njeh: nga ai prej të cilit vjen dhe nga i cili është. Paralajmëron prirje, paralajmëron bashkim të thellë: është ardhja e Bariut të Mirë, e krijuesit të Vet dhe Atit. Është vizita për të cilën ka qenë bërë porta e zemrës së Tij.

 

4/5  E HËNË  IV° K.P. [IV] 

Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10,11-18

Ndërsa ju do të pagëzoheni me Shpirtin Shenjt Vap 11,16

Pagëzimi i krishterë ‘në Emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt’ nuk është vetëm një gjest i jashtëm për të treguar një vendosmëri për të ndryshuar jetë, siç ishte ai për të cilin Gjon Pagëzuesi i ftonte. Është një ndryshim veprimi i Vetë Hyjit. Ai na zhyt në Vetë jetën e Tij, në Shpirtin e Tij, në dashurinë e Tij. Edhe sot, jeto me gëzim, i zhytur në dashurinë e Tij, i udhëhequr nga Shpirit i Tij!

 

5/5  E MARTË  IV° K.P. [IV] 

Vap 11,19-26; Ps 86; Gjn 10,22-30

Dora e Zotit u ndihmonte  Vap 11,21

Ishin besimtarët e shpërndarë prej pëndjekjes shpërthyese pas dëshmisë së Shtjefnit. Ishin strehuar në toka të huaja - Feniça, Çipro, Antioki -, dhe këtu, pavarësiht nga shtrëngimi, shpallnin gëzimin e shëlbimit të dhënë prej Jezusit. Dhe Jezusi operonte me ata dhe u dhuronte të shumtëve hirin e fesë së pakrahasueshme. Aleluja!

 

6/5  E MËRKURË  IV° K.P. [IV] 

Vap 12,24 - 13,5; Ps 66; Gjn 12,44-50 

Ndërkaq fjala e Hyjit rritej e shtrihej  Vap 12,24

Fjala e Hyjit, Ungjilli, Lajmi i Mirë shtrihej nëpërmjet jetës së të krishterëve. Risia e jetës e bashkësisë së parë të krishterë, gëzimi i dishepujve të Jezusit infektonte të tjerët. Në takimet e mia të sotme, përse të mos të kërkoj të përhap, nëse nuk është e mundur në një mënyrë tjetër, por të paktën me buzëqeshje, me paqen e zemrës, vetëdijen që jam i dashur prej Atit? Këto siguri janë mbi të gjitha të këqijat që më rrethojnë!

 

7/5  E ENJTE IV° K.P. [IV] 

Vap 13,13-25; Ps 88; Gjn 13,16-20

Kush e pranon atë që dërgoj unë, më pranon mua Gjn 13,20

Në raste të tjera Jezusi thotë qartësisht që është i dërguar prej Atit; duke iu drejtuar Atij, do ta thërrasë edhe si “Zot i qiellit dhe i tokës”. O Jezus, duke pranuar Fjalën Tënde, Fjalë që na ndriçon, na udhëheq, na mbron, na korrigjon, tashmë jemi në zemrën e Atit. Falë Teje këndojmë me gëzim: Aleluja! Dhe përgatitemi ta mirëpresim dhuratën e Shpirtit Shenjt!

 

8/5  E PREMTE  IV° K.P. [IV] 

Vap 13,26-33; Ps 2; Gjn 14,1-6

Mos t’ju shqetësohet zemra  Gjn 14,1

Jezusi i fton dishepujt e Tij që të mos iu shqetësohet zemra përball vdekjes së Tij në kryq, edhe sot na fton neve që të mos na shqetësohet zemra për urrejtjen që ngrihet kundër Kishës. Tashmë në shek. e IV Shën Gjon Krizostomi i ngazëllente kështu të krishterët: “Stuhi kërcënuese na trullosin, por nuk kemi frikë, sepse jemi të themeluar mbi shkëmb. Deti nuk mund ta shkërmoqë shkëmbin. Madje le të ngriten edhe dallgët, nuk mund ta zhysin lundrën e vogël të Jezusit. Edhe nëse ngrihen kundër meje tërbimet e princave, për mua e gjithë kjo vlen më pak sesa merimangat e thjeshta”.

 

9/5  E SHTUNË  IV° K.P. [IV] 

Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14

Të kam caktuar të jesh dritë për paganët Vap 13,47

Ti që e mbart në zemër Jezusin, ke dritën e jetës: e di që ke një Atë që të don e të mirëpret. Paqja dhe bamirësia, fryt i kësaj urtie, do të ndezin dritën e vërtetë në zemrat e tjera: Ati yt do të ketë gëzim për këtë!

 

10/5  E DIEL  V° K.P. Viti A [I] 

Vap 6,1-7; Ps 32; 1Pjt 2,4-9; Gjn 14,1-12

Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa  Gjn 14,2

Në Bibël janë përdorur shumë numra, në pjesën më të madhe, simbolikë: është edhe numri i të shpëtuarve (144.000) të Zbulesës. Po, sepse zemra e Atit është e pafund... Përndryshe nuk do të ishte as zemra hyjnore! I pafund është numri i “banesave” të përgatitura nga Jezusi me vdekjen dhe ringjalljen e Tij: nëse kam besim në Të, do të mbërrij sigurisht edhe unë, aleluja!

 

11/5  E HËNË  V° K.P. [I] 

Vap 14,5-18; Ps 113; Gjn 14,21-26

Ai do t’jua mësojë të gjitha dhe do t’ju përkujtojë gjithçka [unë] ju thashë  Gjn 14,26

Jezusi e din se jemi disa të pavëmendshëm. E din që e lëmë veten të kushtëzohemi për shumë gjëra, nga ajo që ndodh përreth dhe brenda nesh, duke i harruar fjalët e Tija. Ai dhe Ati e dinë që nuk mund të na lënë vetëm as edhe një çast! Është Shpirti Shenjt 'memoria' jonë, mbrojtësi ynë, që na bën të kujtojmë dhe kuptojmë, të besojmë dhe të jetojmë në dashurinë e Tij.

 

12/5  E MARTË  V° K.P. [I] 

Vap 14,19-28; Ps 144; Gjn 14,27-31

Po ju jap paqen time Gjn 14,27

Faleminderit, o Jezus, për dhuratën e paqes Sate! Ajo më vjen nga dashuria Jote: dashuri falas si ajo e një Babai, dashuri besnike, si e një Dhëndri; dashuri e Shpëtimtarit tim, që, mbi Kryq, ka fituar mbi mëkatin tim dhe vdekjen time. Aleluja!

 

13/5  E MËRKURË  V° K.P. [I]                       (pf: Sh. Maria Virgjër e Fatimës - 1917)

Shën Aleksandri, mart. Pajtori i  Dioqezës së Rrëshenit

Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8

Sepse pa mua s’mund të bëni asgjë  Gjn15,5

Sigurisht, pa Jezusin mund të bëj gjithçka që dua…, por asgjë që ia vlen të bëj: do të jetë krejt shpenzim kohe dhe energjishë. I bashkuar me Jezusin, përkundrazi, në bindje me Fjalën e Tij, nën udhëheqjen e Tij, çdo çast, çdo gjest, merr shije amshimi, sjell vulën e dashurisë së Tij, bëhet vepër e Hyjit: edhe larja e pjatave ndaj një të moshuari apo të përshëndes atë që takoj..

 

14/5  E ENJTE  SH. MATIA, Apost. [P] 

Vap 1,15-17.20-26; Ps 112; Gjn 15,9-17

Duhet, pra, që njëri prej këtyre njerëzve, të bëhet bashkë me ne dëshmitari i ngjalljes së tij   Vap 1,22

Shën Matia, i zgjedhur për të plotësuar numrin e Apostujve, në ditën e festës sate, ne të lutemi: na e merr dhuratën pranë Hyjit, që të jemi dëshmitarë të vërtetë të Jezusit të ngjallur! Që Ai Vetë të mund të jetojë në ne me fuqinë e Shpirtit Shenjt dhe të përhapim paqen e Tij dhe gëzimin e Tij. Aleluja!

 

15/5  E PREMTE  V° K.P. [I] 

Vap 15,22-31; Ps 56; Gjn 15,12-17

Unë ju quajta miq   Gjn 15,15

Faleminderit, o Jezus! Ke zbritur mbi tokë për të na treguar se si jetohet në qiejtë: me ëmbëlsi dhe me vlerësim, me besim dhe mëshirë, në gëzimin e gjithçkaje të mund të besojmë, me krejt dëshirën për të bashkëndarë: sikurse mes miqsh, që falas duhen. Kështu dua të jetoj edhe unë në Kishën Tënde, në Kishën time! Aleluja!

 

16/5  E SHTUNË  V° K.P. [I] 

Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15,18-21

Pasi nuk jeni të botës  Gjn 15,19

Nganjëherë vërej, përkundrazi, që edhe unë jam, “i botës” i përkas asaj: përfundoj duke menduar, duke folur dhe bërë siç bën bota. Por ama, është kaq bukur të jesh i Jezusit! Nuk dua ta lë veten që të ma vjedhin këtë dhuratë; do të kërkoj të hedh themelet e jetës sime, të organizoj aktivitetet e mia dhe kohën time me ndihmën e Shpirtit Shenjt. Sot do të kërkoj të bëj pazarin dhe të bëj pastrimet në shtëpi, kështu, nesër mund ta jetoj ditën e Zotit në paqe dhe gëzim dhe të kem kohë edhe për të tjerët.

 

17/5  E DIEL  VI° K.P. Viti A [II] 

Vap 8,5-8.14-17; Ps 65; 1Pjt 3,15-18; Gjn 14,15-21

Nëse më doni, do t’i mbani urdhërimet e mia   Gjn14,15

Për shkak të sëmundjes së skrupullit, e kisha shumë të vështirë çastin e Rrëfimit. I ndihmuar edhe nga prindërit e mi, kam këmbëngulur në atë bindje dhe një ditë, Jezusi më ka çelur sytë, duke ma treguar të gjallë dashurinë e Tij dhe kështu, duke më shëruar. Faleminderit, o Jezus!

 

18/5  E HËNË  VI° K.P. [II]        (pf: Sh. Gjoni i I-rë, Papë e mart., † 526)

Vap 16,11-15; Ps 149; Gjn 15,26 - 16,4

Por edhe ju gjithashtu do të dëshmoni për mua, sepse jeni me mua që në fillim   Gjn 15,27

Të japim dëshmi për Jezusin, të komunikojmë sigurinë dhe gëzimin e pranisë së Tij pranë nesh, është vetëm vepër e Shpirtit Shenjt. Miqtë e Jezusit, ne, që kërkojmë t’i qëndrojmë afër dhe t’i bindemi, do të marrim Frymën e Tij e kështu do t’i jemi dëshmitarë. Eja, o Shpirt Shenjt!

 

19/5  E MARTË  VI° K.P. [II] 

Vap 16,22-34; Ps 137; Gjn 16,5-11  

Beso në Jezusin Zot dhe do të shëlbohesh ti edhe familja jote         Vap 16,31

Të besosh në Jezusin, do të thotë të besosh që Hyji më është Atë, do të thotë të besosh në dashurinë e pafund  për mua. Një dashuri kaq e madhe sa ta sjell me vete dhe të bëhem i vogël, biles, aq sa të dhurohem në kryq, për t’u bërë biri i Tij. Të besoj që Ai më do kaq shumë, më shpëton me të vërtetë: më çliron nga shumë frikëra, nga errësira e të mos vështruarit kuptimin e jetës, më dhuron një shpresë të re e të sigurt.

 

20/5  E MËRKURË  VI° K.P. [II]        (pf: Sh. Bernardini i Sienës, mesh., † 1444)

Vap 17,15.22 - 18,1; Ps 148; Gjn 16,12-15

Gjithçka ka Ati, është imja  Gjn 16,15

Krejt dashuria e Atit është në zemrën e Jezusit. Krejt ajo që është ne zemrën e Jezusit na dhurohet nga Shpirti i Shenjtë. Eja, o Shpirt Shenjt, dashuri e Atit dhe e Birit, jeta hyjnore e ofruar njeriut të humbur dhe të ri-gjetur. Faleminderit për gëzimin që më jep dhe t’i përkas Atij Hyji, që nuk është më i panjohur, por më është Atë duke më bërë bir në Jezusin.

 

21/5  E ENJTE  VI° K.P. [II]       (pf: Sh. Kristofor Magallanes, mesh. dhe Shokët, mart., † 1927)

Vap 18,1-8; Ps 97; Gjn 16,16-20

Po shkoj tek Ati   Gjn 16,17

O Jezus, nuk don të na thuash, që je i lodhur prej nesh, nga besimi ynë i vakët, nga varfëritë tona dhe që po na braktis. Jo. Ti shkon tek Ati, pasi ke blerë “biletën” për të gjithë ne. Tani po na përgatit një vend të mrekullueshëm. Dhe çdo ditë na dërgon Shpirtin e Shenjtë, që në udhëtimin tonë na mbron dhe përkujdeset! Faleminderit, o Jezus!

 

22/5  E PREMTE  VI° K.P. [II]      (pf: Sh. Rita  e  Kashës, rreg., † 1447)

Vap 18,9-18; Ps 46; Gjn 16,20-23

Mos u tremb, por fol e mos hesht   Vap18,9

Me këto fjalë, Jezusi, në një shfaqje të Tijën, i konfirmon Palit në misionin e tij. Në mandatin në të cilin përfundon çdo Euharisti, është ende Jezusi Vetë që na e siguron, që na dhuron urti e forcë për ta ndërtuar Mbretërinë e Tij në shtëpinë tonë, në vendin tonë. Faleminderit, o Jezus!

  

23/5  E SHTUNË  VI° K.P. [II] 

Vap 18,23-28; Ps 46; Gjn 16,23-28

Sepse vetë Ati ju do, pasi ju më deshët mua  Gjn 16,27

Më në fund njeriu e di se si të jetë i pëlqyer Hyjit, Atit: do ta dojë Jezusin, duke e mbajtur Fjalën. Dhe është me të vërtetë e bukur kjo Fjalë! Një jo i krishterë, duke lexuar Biblën, deklaronte: “Më në fund, këtu , e gjej një rrugë të thjeshtë, një rrugë të shndritshme”. Po mendoja për atë: “Është tamam rruga për të cilën ti ke qenë i menduar dhe i krijuar!”.

 

24/5  E DIEL NGJITJA E ZOTIT NË QIELL Viti A [P] 

Vap 1,1-11; Ps 46; Ef 1,17-23; Mt 28,16-20

Prandaj, shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt  Mt 28,19

O Jezus, ne sot të sodisim në lavdinë Tënde! Pikërisht atje, në bashkimin e dashurisë me Atin, Ti ushtron fuqinë Tënde universale, fuqi për të dashur dhe shëlbuar të gjithë njerëzit. Sot akoma na beko, na beko neve, Kishën Tënde, dhe na dërgo, shërbëtorë të Mbretërisë Sate, lajmëtarë të dashurisë Sate. Faleminderit, o Jezus!

 

25/5  E HËNË  VII° K.P. [III]  Përgatitja e Rrëshajëve      (pf: Sh. Beda, ip. e mës. i K., † 735; Sh. Gregori VII, Papë, † 1085; Sh. Maria Magdalenë de’  Pazzi, virgj., † 1607)

Vap 19,1-8; Ps 67; Gjn 16,29-33  

Por mos u trembni ‑ unë e munda botën  Gjn16,33

Isha veshur si për festë. Një nga motrat nuhati që veshja ime nuk ishte e përshtatshme … Kaq shumë u zemërova me të saqë të mos i flisja më! Por nuk e lashë pas dore lutjen e përbashkët. Dhe aty, Jezusi më ka treguar fuqinë e Tij: kam ditur t’i dhuroj shenjën e paqes bashkëmotrës sime, duke qeshur me dobësinë time: Ai ende më donte të mirën!

 

26/5  E MARTË  VII° K.P. [III]                        (p: Sh. Filip Neri, mesh., † 1595)

Vap 20,17-27; Ps 67; Gjn 17,1-11

I shërbeva Zotit me përvujtëri  Vap20,19

Pali po i përshëndet për herë të fundit të moshuarit e Kishës së Efesit. E bën këtë, me paqen që vjen prej se gjithnjë kishte kërkuar që ta kryejë misionin që Zoti i kishte besuar. Fjalët e tij i bëjnë jehonë atyre fjalëve të Jezusit, Mësuesi i tij Zot: “O Atë, të kam lavdëruar mbi tokë, duke kryer veprën që më ke dorëzuar”. O Atë, në këtë ditë të re dua të bëj atë që dëshiron Ti.

 

 

27/5  E MËRKURË  VII° K.P. [III]              (pf: Sh. Agustini i Kenterberit, ip., † 604)

Vap 20,28-38; Ps 67; Gjn 17,11-19

Më i lum është ai që jep se ai që merr!  Vap 20,35

Duhet të bëj kujdes, ama, që ky “sodisfaksion” të jetë me të vërtetë lumturi dhe jo krenari! Është lumturi kur e jetoj të dhënurën si një pasojë e dashurisë së Hyjit për mua, si një pjesëmarrje në bamirësinë e Tij kundrejt të gjithëve. Nuk duhet të bëhet si një ndjesi që të ndihem në rregull ose akoma më keq, të kem koleksionuar disa merita! Është një ilaç ta pranosh me përvuajtëri dashurinë e të tjerëve.

 

28/5  E ENJTE  VII° K.P. [III] 

Vap 22,30; 23,6-11; Ps 15; Gjn 17,20-26

Këtyre ua dëftova Emrin tënd  Gjn17,26

Isha i trishtuar, pa shpresë e pa dritë. Në Kishën Tënde, Ti o Jezus, më ke zbuluar dashurinë e Atit: gjithçka ka filluar të jetë e bukur dhe e gëzueshme; faleminderit! Më dhuro ende Shpirtin Shenjt, për të qëndruar dhe për t’u rritur në këtë jetë të mrekullueshme, jetë me të vërtetë hyjnore, e amshuar!

 

 

29/5  E PREMTE  VII° K.P. [III] 

Vap 25,13-21; Ps 102; Gjn 21,15-19

Zotëri, Ti di gjithçka! Ti e di se të dua Gjn 21,17

Nuk më vjen spontane t’i përsëris këto fjalë të Pjetrit, Jezusit, sepse e shoh veten shumë të mangët... Por ama, s’duhet të ndalem këtu. I kërkoj me besim një dashuri më të fortë dhe më besnike, derisa të mund të bashkëpunoj me Atë në Kishën e Tij. Po, jemi të varfër, por me mbështetjen e Shpirtit Shenjt, jemi të çmueshëm në duart e Tij! Dhe martirët e shenjtë nuk na janë vetëm shembuj, por edhe një ndihmë e madhe.

 

30/5  E SHTUNË  VII° K.P. [III] 

Vap 28,16-20.30-31; Ps 10; Gjn 21,20-25  

Ti eja pas meje  Gjn 21,22

Sa herë, sikurse Pjetri atë ditë, humb kohë duke parë këtë apo duke parë atë të afërm, për t’u bërë kureshtar apo madje, për ta gjykuar ose për të gjetur justifikime për përtacitë e mia… Me ndihmën e Shpirtit Shenjt, që nesër akoma do të dërgosh mbi ne, o Jezus, do të kërkoj vetëm vullnetin Tënd. Duke e ndjekur me dashuri, do të jemë një ndihmë e vërtetë, sesa akuzator për të afërmit e mi.

 

31/5  E DIELA E RRËSHAJËVE  Viti A [P] 

Vap 2,1-11; Ps 103; 1Kor 12,3-7.12-13; Gjn 20,19-23  

Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju   Gjn 20,21

O Jezus, Ti bashkëndan me apsotujt dhuratën që ke marrë prej Atit, një dhuratë angazhuese! Ai të ka dërguar që të Jesh dashuria e Tij që fal dhe që bën të rritet gjithçka që është e mirë në njerëzit. Ti tani, po na dhuron Shpirtin Tënd dhe paqen Tënde, derisa ne të vazhdojëmë, në këtë botë, megjithëse armike, praninë Tënde gjallëruese. Eja, o Shpirt Shenjt, e na transformo, na pastro, na mbush dhe na përdor!

In primo piano