ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 lug 2020
07 Korrik 2020

07 Korrik 2020

1/7  E MËRKURË  XIII° GJ. V. [I] 

Am 5,14-15.21-24; Ps 49; Mt 8,28-34  

Kërkoni të mirën e jo të keqen  që të jetoni   Am 5,14

E keqja është burim vuajtjeje. Nuk është Hyji që e do, por armiku. Jezusi e ka takuar në vuajtjen e dy gadarenëve të pushtuar prej djajve. I ka liruar, sepse i janë drejtuar Atij, megjithëse në mënyrë të vrazhdë. Kërkojmë t’i bindemi Hyjit për të qëndruar në “të mirën”, me krejt qenien tonë.

 

2/7  E ENJTE  XIII° GJ. V. [I] 

Am 7,10-17; Ps 18; Mt 9,1-8  

Guxim, biro! Të janë falur mëkatet!  Mt 9,2

Jezusi e fal të paralizuarin dhe e shëron mëkatarin. Edhe ne, me turmat e asaj kohe, e lëvdojmë Hyjin, që na ka dhënë një Shëlbues të tillë, i aftë të na falë kur na sheh të vuajtur dhe të na shërojë kur e sheh mëkatin tonë. Ky bëhet rasti për t’u dashuruar me Jezusin!

 

3/7  E PREMTE  SH. TOMA, Ap. [P] 

Ef 2,19-22; Ps 116; Gjn 20,24-29  

Pse po më sheh, po beson!  Gjn 20,29

Shën Toma është apostulli që i kishte kërkuar Jezusit: “Nuk e dimë ku po shkon, si mund ta njohim rrugën?”. E atëherë, Jezusi i kishte dhënë këtë përgjigje, që është një zbulesë: “Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta”. Tani që Toma mund ta prekë me dorën e vet Jezusin e ringjallur, i kupton edhe ato fjalë, dhuratë e vërtetë për të gjithë ne.

 

 

 

4/7  E SHTUNË  XIII° GJ. V. [I]                  (pf: Sh. Elizabeta e Portugalisë, † 1336)

Am 9,11-15; Ps 84; Mt 9,14-17  

Askush nuk vë arnë pëlhure të re në petk të vjetër   Mt 9,16

Petku i vjetër është vesi për t’iu bindur Hyjit sikurse shërbëtorët padronit të tyre. Bëjnë atë që duhet të bëjnë dhe më pas ndihen në rregull me veten e tyre. Pëlhura e papërpunuar, d.m.th., e re, është t’i bindesh Hyjit sikurse bijtë babait të vet, me dashurinë që i bën të vetat dëshirat e tij. Kush bindet kështu, nuk e vëren që po bindet, sepse don. Këto dy mënyra bindjeje nuk arrijnë dot të qëndrojnë së bashku!

 

5/7  E DIEL  XIV° GJ. V. Viti A [II] 

Zak 9,9-10; Ps 144; Rom 8,9.11-13; Mt 11,25-30  

Sepse, vërtet, zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë  Mt 11,30

Zgjedha e Jezusit! Zgjedha është mjeti që mban të bashkuar dy kafshë për të tërhequr të njëjtën karrocë. Zgjedha e Jezusit më mban të bashkuar me Të, për t’i shërbyer Mbretërisë së Hyjit! Të jetosh kështu, i bashkuar me Jezusin në shërbim të Tij, është një mundim i gëzueshëm, që të bën të vraposh dhe të hidhesh! Provoje tashmë që sot!

 

6/7  E HËNË  XIV° GJ. V. [II]                             (pf: Sh. Maria Goreti, virgj. e mart., † 1902)

Oz 2,16-18.21-22; Ps 144; Mt 9,18-26  

Ki besim, o bijë! Feja jote të shpëtoi!  Mt 9,22

Kjo fjalë i është drejtuar gruas, që prej dymbëdhjetë vitesh kishte rrjedhje gjaku dhe ka prekur petkun e Jezusit, e sigurtë që do të shërohej. Një fjalë që vlen edhe për Maria Goretin, që në moshën dymbëdhjetë vjeçare, ku falë fesë së saj, nuk iu nënshtrua dëshirave të papastra të Aleksandrit. Ka vdekur e po që ka vdekur, por është shpëtuar dhe ka fituar - për ndërmjetësimin e saj - shëlbimin  e vrasësit të vet.

 

7/7  E MARTË  XIV° GJ. V. [II] 

Oz 8,4-7.11-13; Ps 113B; Mt 9,32-38  

Të korrat janë të mëdha, kurse punëtorë ka pak   Mt 9,37

Jezusi dëbon një djall, nga ku një burri i pengon të hyjë në marrëdhënie me të tjerët. Turmat brohorasin, ndërsa kush e mban veten ‘të Hyjit’ përmbys domethënien e dhuratës së Jezusit. Prandaj, Ai u thotë të vetëve, që puna e tyre ka nevojë për shumë përpjekje. Nuk do të jenë farisenjtë që do t’u ndihmojnë, por ata që Ati do t’u dërgojë nëse do ta lusin me besim.

 

8/7  E MËRKURË  XIV° GJ. V. [II] 

Oz 10,1-3.7-8.12; Ps 104; Mt 10,1-7  

Zemrën e vet e kanë të ndarë, s’do të vonojnë, do ta paguajnë   Oz 10,2

Pabesnikëria e popullit rritet ndërsa mirëqenia rritet ndërkohë. Në vend që të falënderohet Hyji dhe t’i binden më shumë, i transformojnë dhuratat e marra në hyjni për t’u shërbyer! Kështu thotë profeti Ozeja, duke shtuar që do të duhej një katastrofë, që populli të kthehet e të kryejë misionin e vet .

 

9/7  E ENJTE  XIV° GJ. V. [II]                    (pf: Sh. Agustin Zhao Rong  mesh dhe Shokët martirë kinezë, † 1648-1930;)

Oz 11,1-4.8-9; Ps 79; Mt 10,7-15  

Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është afër!  Mt 10,7

Ky predikim është ai që kishte filluar Ai, Jezusi Vetë. Të predikosh, është të shpallet me forcë dhe vendosmëri Lajmi i Mirë i ardhjes së një Mbreti, i ndryshëm nga të tjerët, një Mbret që vjen prej qiejve, nga - Ai Hyj – që i do njerëzit si bij! Është një Mbret që nuk don të shtypë e as të dominojë, por që don të shërbejë e të ngrejë secilin, dhe që të gjithë, prej vuajtjeve të tyre, të krijuara prej mëkatit.

 

10/7  E PREMTE XIV° GJ. V. [II]  

Oz 14,2-10; Ps 50; Mt 10,16-23  

Të drejta janë rrugët e Zotit  Oz 14,10

Profeti i ndihmon ata që kthehen kah Hyji për t’i mbetur besnikë Atij. U sugjeron atyre që të fillojnë ta takojnë Zotin, duke përgatitur fjalët për t’ia thënë. Jezusi na ka thënë që edhe djali plangprishës ishte përgatitur me fjalët për t’i kërkuar falje atit të vet. Por sot, ama, thekson gjithashtu që, kur duhet të vuajmë për Të, Ati Vetë do të na vërë mbi buzë fjalët e urtisë dhe të dëshmisë.

 

11/7  E SHTUNË  SH. BENEDIKTI, († 547), Pajtor i Europës [P] 

Fu 2,1-9; Ps 33; Mt 19,27-29  

Sepse ai që e dhuron urtinë është Zoti dhe prej gojës së tij del dija e mençuria   Fu 2,6

Këtë të vërtetë e gjejmë në jetën e Shën Benediktit. Ai i është besuar Hyjit, për të jetuar sipas mësimeve të Jezsuit dhe për t’i ofruar Atij krejt ekzistencën e vet. Madje ka ndodhur që jeta e tij të ketë qenë e çmuar për të gjithë popujt e Europës, falë urtisë së mësimeve të tija. Ende kemi nevojë për këtë urti: i kërkojmë që ta nxjerrë prej Atit tonë.

 

12/7  E DIEL  XV° GJ. V. Viti A [III] 

Is 55,10-11; Ps 64; Rom 8,18-23; Mt 13,1-23  

Doli mbjellësi për të mbjellë   Mt 13,3

Jezusi i ulur mbi një varkë, pranë bregut, ku njerëzit grumbulloheshin për ta dëgjuar. Fjalët e Tij u ngjajnë tregimeve. Janë të thjeshta, por kërkojnë shumë angazhim për t’i kuptuar së çfarë ka në zemrën e Atij që po i flet. Ky e do të Atin dhe don t’ua bëjë të njohur; i do njerëzit, dhe dëshiron që secili të reflektojë mbi vetveten. Unë jam toka në të cilën bie dhurata, që del nga duart e Atij Hyji që më do!

 

13/7  E HËNË  XV° GJ. V. [III]                   (pf: Sh. Henriku, † 1024)

Is 1,10-17; Ps 49; Mt 10,34 - 11,1  

Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua   Mt 10,38

Unë jam sikurse dishepujt: janë frikësuar nga këto fjalë. Dhe, sikurse ata, edhe unë nuk i marr shumë seriozisht. Për të qëndruar me Jezusin, për të thënë që e dua, për ta ndjekur, duhet të mbart një kryq. Dhe kryqin s’mund ta zgjedh. Pranoj atë që më vjen prej personave që më rrethojnë, prej detyrave të mia të përditshme, prej limiteve të mia.
O Jezus, a nuk mund “të Më Kesh” – të bëj pjesë në Ty pa një kryq? Ma jep Ti një, atë që mund ta mbart me forcat e mia të vogla dhe me dashurinë time të vogël.

 

14/7  E MARTË  XV° GJ. V. [III]                  (pf: Sh. Kamili de Lellis, mesh., † 1614)

Is 7,1-9; Ps 47; Mt 11,20-24  

Nëse s’do t’më besoni, nuk do të shpëtoni  Is 7,9b

Profeti na shpall një të vërtetë të thellë, që vlen për secilin, personalisht, për familjet, për vendet dhe lagjet, për krejt shoqërinë. Ku nuk ka fe, zhduket rregulli, prishet harmonia, humbet besimi reciprok, ngelet mëkati gjithnjë e më i dukshëm dhe frekuent, largohet gëzimi, humbet konsistencë paqeja. Dëshiroj të mbetem i ngultë në fe!

 

15/7  E MËRKURË  XV° GJ. V. [III]                      (p: Sh. Bonaventura,  ip. e mës. i K., † 1274)

Is 10,5-7.13-16; Ps 93; Mt 11,25-27  

Ati më dorëzoi mua gjithçka   Mt 11,27

Çfarë mund t’i ’japë’  Hyji Atë të Birit? Neve, të plazmuar nga egoizmat tona, mendojmë menjëherë për gjëra materiale, por Ati që rri në qiejtë, ka krejt tjetër për t’i ‘dhënë’  Birit të Vet: krejt dashurinë e Tij, aftësinë e Tij për të dashur, përshtypjen e tij për njerëzit dhe për gjërat e gjallëruara nga dashuria, mundësinë e Tij për të falur atë që pendohet, duke u kthyer tek Ai. Dhe Biri e bashkëndan me ne këtë pasuri!

 

16/7  E ENJTE  XV° GJ. V. [III]                   (pf:  Virgjëra Mari e Malit Karmel)

Is 26,7-9.12.16-19; Ps 101; Mt 11,28-30  

Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur  Mt 11,29

A do të arrij të mësoj prej Teje, o Zoti im, Jezus? Ti di të jetosh vetëm, di të fshihesh, je i pasur me dashurinë e Atit dhe s’kërkon mbështetje apo ngushëllim prej njerëzve. Për këtë, mbi fytyrën Tënde shkëlqen butësia dhe përvuajtëria. Do të mësoj prej Teje të tërhiqem, të bëj heshtje, të flas vetëm kur do të jem pyetur, për të thënë atë që Ti aprovon dhe për të dhuruar paqen e zemrës Sate.

 

17/7  E PREMTE  XV° GJ. V. [III] 

Is 38,1-6.21-22.7-8;  Ps Is 38,10.11.12.16; Mt 12,1-8  

Po të lutem, o Zot, deh të bie në mend se kam ecur në praninë tënde në besnikëri  Is 38,3

Isaia i ka shpallur mbretit Ezekia, i sëmurë rëndë, vdekjen e pashmangshme. Duke qarë, mbreti i drejtohet Zotit duke thënë: “Po të lutem, o Zot, deh të bie në mend se kam ecur në praninë tënde në besnikëri ”. Bindja e jetuar me Ezekinë e bën lutjen ‘të rëndë’ në zemrën e Hyjit, ku nuk mundet që të mos ia plotësojë. I jep edhe pesëmbëdhjetë vite jetë!

 

18/7  E SHTUNË  XV° GJ. V. [III] 

Mik 2,1-5; Ps 9B; Mt 12,14-21  

Pas tij shkuan shumë vetë dhe ai i shëroi të gjithë  Mt 12,15

Tashmë është vendosur vdekja e Jezusit nga ana e një grupi farisenjsh. Por kjo nuk i ndalon shumë njerëz që ta ndjekin. Ai është bërë shpresë për të gjithë të vuajturit, atë shpresë që nga shefat e tyre nuk marrin vëmendje, e aq më pak lehtësim. Dhe Jezusi dëshiron të jetë i ndjekur në heshtje. Nuk dëshiron që të bëhen mbledhjet e firmave ose diskutime: mbrojtja e Tij është Ai Hyj që e ka dërguar.

 

19/7  E DIEL  XVI° GJ. V. Viti A [IV] 

Ur 12,13.16-19; Ps 85; Rom 8,26-27; Mt 13,24-43  

Zotëri, a nuk mbolle farë të mirë në arën tënde?  Mt 13,27

Habi e trishtë e shërbëtorëve. Sigurisht që zotëria kishte mbjell farën e mirë. Prindërit u kanë dhënë shembull dhe fjalë të fesë fëmijëve të tyre. Famullitarët kanë shpallur Fjalën e Hyjit në zemrat e besimtarëve. Si është e mundur tek tuk kalojnë mësime helmuese mosbindjeje, rëfuzime të fesë, dhe madje, përnderime për idhuj ose fantazi të përlyera me energji në vend të Shpirtit Shenjt? Armiku nuk qëndron i papunë. Ji vigjilent!

 

20/7  E HËNË  XVI° GJ. V. [IV]                  (pf: Sh. Apolinare, ip. e mart., shek. II.)

Mik 6,1-4.6-8; Ps 49; Mt 12,38-42  

T’është dëftuar ç’është e mirë, o njeri, e çka Zoti kërkon prej teje    Mik 6,8

Dhe vazhdon: “të zbatosh drejtësinë, të duash mirësinë, të jetosh kujdesshëm me Hyjin tënd”. Është kjo mënyra e të jetuarit që na bën të mëdhenj. Kjo na ka qenë mësuar, por për fat të keq, vë re që unë nuk kam mësuar akoma. Do të kërkoj me besim hirin për të filluar!

 

21/7  E MARTË  XVI° GJ. V. [IV]                        (pf: Sh. Lorenci nga Brindizi, mesh. e mës. i K.., † 1619)

Mik 7,14-15.18-20; Ps 84; Mt 12,46-50  

Do të kthehet, do të na përdëllejë, fajësitë tona do t’i shkelë  Mik 7,19

Zbulesa e profetit na paraqet një fytyrë të Hyjit të pasur me mëshirë. Populli ka eksperimentuar pasojat e rënda të mosbesimit të vet, por më pas, Zoti provon ta tëheqë sërish tek Vetja, me gjeste dashurie dhe premtime luturie.

 

22/7  E MËRKURË  SH. MARIA MAGDALENË [P] 

Kk 3,1-4 ose. 2Kor 5,14-17; Ps 62; Gjn 20,1-2.11-18  

Pra, nëse ndokush është në Krishtin, është krijesë e re   2Kor 5,17

Shën Maria Magdalenë ka eksperimentuar shpeshherë risinë e jetës. Ka qenë e çliruar prej shtatë djajve: një akt dashurie e Zotit që e ka bërë të rilindë. Por ende asgjë në krahasim me risinë e takimit me Jezusin e ringjallur që e thërret për emër. Kjo risi më dhurohet edhe mua. Jeta e botës nuk më josh më: të jetosh me Jezusin është tepër e mrekullueshme!

 

23/7  E ENJTE  SH. BRIGITA, († 1373),  PAJTORE E EUROPËS [P] 

Gal 2,19-20; Ps 33; Gjn 15,1-8  

Unë jam hardhia, ju jeni shermendet  Gjn 15,5

Shën Brigita ka përshkuar Europën, e shtyrë prej fesë së saj. Nga Suedia ka mbërritur në Romë. Por i ka përshkuar të gjitha kushtet: nuse dhe nënë, e ve dhe murgeshë, pelegrine dhe mësuese. Dhe sot ndërmjetëson për banorët e çorientuar të kontinentit, të çorientuar sepse shumë, madje tepër, janë shërmendë që nuk dinë më ku është hardhia!

 

24/7  E PREMTE  XVI° GJ. V. [IV]                       (pf: Sh. Sharbel Makhlüf, mesh., † 1898)

Jer 3,14-17; Ps Jer 31,10-13; Mt 13,18-23  

Unë do t’ju jap barinj sipas zemrës sime  Jer 3,15

Jeremia i huazon zërin Zotit, që i premton një dhuratë shumë të madhe. Për grigjën, të kesh një bari që i njeh kullotat dhe din t’i mbrojë nga bishat dhe hajdutët, është garanci e jetës dhe e lumturisë. Kështu, Hyji i premton popullit që nuk do ta lërë më në mëshirë të vetvetes. Ai do të dërgojë Atë që do të dijë ta udhëheqë me urti dhe siguri. Dhe sot shohim Jezusin që e ushtron këtë dashuri për ne, duke na folur për farën që arrin në zemrën tonë.

 

25/7  E SHTUNË  SH. JAKOBI, Ap. [P] 

2Kor 4,7-15; Ps 125; Mt 20,20-28  

Besova, prandaj edhe fola    2Kor 4,13

Faleminderit, o Zot Jezus, që ke thirrur dhe dërguar apostujt në të gjithë botën dhe në të gjitha kohërat. Kështu Fjala Jote ka mundur të mbërrijë deri tek unë, tek veshët e mi dhe tek zemra ime. Fjala Jote është bërë fjala e tyre, një fjalë që lindte nga besimi i tyre në Ty. Ajo ka gjeneruar fenë edhe në mua, një fe që më bën të flas dhe të them që Ti je Zot dhe Shëlbues, gëzim dhe paqe.

 

26/7  E DIEL  XVII° GJ. V. Viti A [I] 

1Mbr 3,5.7-12; Ps 118; Rom 8,28-30; Mt 13,44-52  

Kështu do të ndodhë edhe në mbarimin e botës: do të dalin engjëjt e do t’i ndajnë të këqijtë prej të drejtëve  Mt 13,49

Do të jenë engjëjt që do t’i ndajnë të këqijtë prej të mirëve. Kjo punë nuk do të më përkasë mua. Unë duhet gjithmonë dhe vetëm të kem në zemër dashurinë Tënde, o Zot, kështu edhe të këqijtë do të mund të marrin shenjat e mëshirës Sate, të mirësisë Sate, e të qënurit Tënd Atë! Engjëjt nuk do të më pyesin mua atë që duhet të bëjnë, por do të marrin udhëzime nga urtia jote!

 

27/7  E HËNË  XVII° GJ. V. [I] 

Jer 13,1-11; Ps nga Lp 32,18-21; Mt 13,31-35  

Do të flas në shëmbëlltyra   Mt 13,35

Shëmbëlltyrat e Jezusit janë të thjeshta dhe të bukura: i dëgjojnë të gjithë me kënaqësi. Secila është një mënyrë mësimi, një ndihmë për reflektim. Na bëjnë të njohim kush është Jezusi dhe sa i rëndësishëm është Ai për ne. Sot dëgjojmë ato të farës së sinapit dhe të tharmit, që fshihen, njëra për të sjell fryt e tjetra për të ushtruar vetitë e veta. Jezusi është i fshehur në zemrën time e unë nuk e tregoj veten sa për sy-faqe. Fryti do të vijë.

 

28/7  E MARTË  XVII° GJ. V. [I] 

Jer 14,17-22; Ps 78; Mt 13,36-43  

Mos na dëbo, pash Emrin tënd       Jer 14,21

Jeremia lut Hyjin që të mos e marrë parasysh mosbindjen e popullit. Mëkatet e tyre mund të falen. Kujt mund t’i drejtohen? Hyj tjetër nuk ka: idhujt nuk arrijnë kurrë që të bëjnë të bjerë shi. Ne jemi mosbindës, por Hyji vazhdon të dojë: do ta çmojmë më shumë dhe do të kërkojmë t’i jemi besnikë.

 

29/7  E MËRKURË  SH. MARTA [P] 

1Gjn 4,7-16; Ps 33; Gjn 11,19-27 ose. Lk 10,38-42  

Marta, Marta, ti po brengosesh dhe po shqetësohesh për shumë gjëra  Lk 10,41

Jezusi shikon dashurinë e Martës, por shikon që është një dashuri që i jep shqetësim, duke i hequr paqen dhe duke e çuar të kritikojë dhe komandojë. A mund të quhet dashuri? Për të dashur, do të filloj nga hapi i parë: dëgjimi. Më parë dëgjoj Jezusin, kështu Ai mund të më thojë çfarë dëshiron që unë të bëj për Të.

 

30/7  E ENJTE  XVII° GJ. V. [I]                   (pf: Sh. Pjetër Krizologu, ip. e mës. i K., † 450)

Jer 18,1-6; Ps 145; Mt 13,47-53  

Ja, ju jeni në duart e mia, o shtëpia e Izraelit, si deltina në dorën e vegsharit  Jer 18,6

Jeremia zbret në dyqanin ku punon vegshari me deltinë. Vështronte me vëmendje. Nëse një vazo nuk arrihet, punëtori e trazon akoma deltinën dhe ia nis prej fillimit. Profeti kupton: kështu bën Hyji me ne, me popullin e Tij. Në qoftë se nuk bëhet i dobishëm për qëllimin e Tij, Hyji i kthehet prej fillimit. Do t’i japë jetë një populli të ri, që t’u sjell dashurinë e Vet të gjithë popujve mbi tokë!

 

31/7  E PREMTE  XVII° GJ. V. [I]                        (p: Sh. Injaci i Lojolës, mesh., † 1556)

Jer 26,1-9; Ps 68; Mt 13,54-58  

Profetit nuk i jepet nderim vetëm në vendlindjen e vet e në shtëpinë e vet  Mt 13,57

Profeti, ai që flet për Hyjin dhe transmeton vullnetin e Tij, nuk është i dëgjuar prej të vetëve. «Kush je ti, për të na thënë se si duhet të jetojmë?» i thonë. Duhet të bëj kujdes që të mos refuzoj Fjalën e Hyjit, ku Ajo thuhet ose shpallet prej personave që unë njoh. Ati mund t’i përdorë ata për mua edhe nëse nuk e pres.

In primo piano