ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

08 GUSHT 2013
08 GUSHT 2013

GUSHT

2013

1/8 E ENJTE XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Alfonsi M. de’ Liguori ipeshkëv e mësues † 1787
Dal 40,16-21.34-38; Ps 83; Mt 13,47-53
I mbledhin peshqit e mirë në enë dhe të këqijtë i tresin Mt 13,48
Peshkatarët e vrojtuar nga Jezusi bënë po kështu. E Jezusi e shndërron në shëmbëlltyrë punën e peshkatarëve. Në fund, kur të gjithë do të kemi arriitur, engjëjt do të paraqesin tek Hyji vetëm ata, prej nesh, që do të jenë “të mirë”, d.m.th. kush t’i ngjajë Birit të Hyjit në dashuri!

2/8 E PREMTE XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Eusebio i Vercellit ipeshkëv † 372; Sh. Pjetri G. Eymard meshtarë † 1868
Lev 23,1.4-11.15-16.27.34-37; Ps80; Mt 13,54-58
Profetit nuk i jepet nderim vetëm në vendlindjen e vet e në shtëpinë e vet Mt 13,57
Vetë Jezusi e citon këtë fjalë të urtë. Kush kishte jetuar me Të në një jetë normale nuk ia dilte të zbulonte prejardhjen e Tij hyjnore. Kjo ndodh sërisht, thjeshtë sepse ne jemi të ngutshëm në marrëdhëniet tona. Gjykojmë, kritikojmë dhe i vlerësojmë të gjithë sipërfaqësisht. Nuk jemi, kështu, të kujdesur në atë çfarë Hyji do të na komunikojë edhe përmes kujt të na qëndrojë pranë.

3/8 E SHTUNË XVII K.GJ.V. [I]
Lev 25,1.8-17; Sal 66; Mt 14,1-12
Mos i shfrytëzoni bashkatdhetarët tuaj Lev 25,17
Një urdhërim i prerë. Është Hyji që ka krijuar çdo njeri, e për këtë arsye do që ta mbrojë. Kush e do Hyjin gjen mjaft mënyra për t’i dashur të gjithë; kush është egoist, në mënyra të ndryshme bën që të vuajë i afërmi i vet.

4/8 E DJELË XVIII K.GJ.V. Viti C [II]
Ksh 1,2; 2,21-23; Ps 89; Kol 3,1-5.9-11;
Lk 12,13-21
Ç’grumbullove kujt do t’i mbesë? Lk 12,20
Reflektimi mbi atë çfarë po bëjmë është gjithmonë i nevojshëm për të mos pasur riskun e lodhjes së kotë. Jezusi sot do të na thotë se lodhemi më kot kur mendojmë të pasurohemi dhe jo që të jemi mjet i dashurisë së Hyjit. Nëse do ta donim me të vërtetë Hyjin, sytë tanë do të shikonin mjaft varfëri ku të investonim të mirat tona. Do të bëheshim të pasur në Mbretërinë e Qiellit dhe të pasur në pasurinë e Atit!

5/8 E HËNË XVIII K.GJ.V. [II]
Kushtuar Bazilikës së Sh. Marisë Maggiore
Nr 11,4-15; Ps 80; Mt 14,13-21
Pati dhembshuri për ta dhe i shëroi të sëmurët e tyre Mt 14,14
Jezusi ndjen dhimbje për ata që ndonëse e dëgjojnë, ngurrojnë e i rëndon lodhja që t’i shkojnë mga pas, larg shtëpisë. Dhimbja e tyre bëhet shërim për të sëmurët dhe mgopje për të uriturit. Sot duam të marrim pjesë edhe ne në mëshirën e Jezusit: kush e di se në sa mënyra do të zhvillohet!

6/8 E MARTË SHNDËRRIMI i ZOTIT [P]
Dan 7,9-10.13-14 ose 2Pjt 1,16-19; Ps 96; Lk 9,28-36
Ky është Biri im ﷓ i Zgjedhuri! Atë dëgjojeni! Lk 9,35
Jezusi u ngjit në mal për t’u lutur: lutja e Tij është një dëshirë për të qenë të bashkuar me Atin dhe që të realizohet dashuria e Tij për njerëzit! Kjo dëshirë është lutja, shpeshherë e pëlqyer nga Hyji. Dishepujt duhet ta dinë, dhe për këtë arsye vetë Ati u zbulon atyre se kush është Jezusi dhe u urdhëron të vihen në dëgjimin e Tij për ta njohur vullnetin e Tij.

7/8 E MËRKURË XVIII K.GJ.V. [II]
Sh. Sisti II papë dhe Shokët martirë † 258; Sh. Gajtani meshtar † 1547
Nr 13,1-3.25 - 14,1.26-30.34-35; Ps 105; Mt 15,21-28
Më ndihmo, o Zot! Mt 15,25
Sa herë edhe unë i thërras kështu Jezusit! Dhe Ai e dëgjon lutjen time, ndonëse më bën të pres, ndonëse duket se pëlqen ofrimin e vuajtjes sime më tepër se ajo çfarë i kërkoj.
Ti e di, Jezus, se çfarë është më mirë për mua dhe në ç’mënyre mund të kontribuojë në Mbretërinë Tënde. Bëj si të duash. U bëftë vullneti yt!

8/8 E ENJTE XVIII K.GJ.V. [II]
Sh. Domeniku meshtar † 1221
Nr 20,1-13; Ps 94; Mt 16,13-23
Po ju ç’thoni, kush jam unë? Mt 16,15
Jezusi dhe dishepujt gjenden në afërsitë e një qyteti të ri të ngritur pranë burimeve të Jordanit, ku ngrihen gjithashtu edhe tempuj të ndryshëm paganë. Atje, lumi që përkujton besnikërinë e Hyjit, shuan etjen e njerëzve që adhurojnë demonët. Pikërisht këtu dishepujt duhet të thonë nëse dëshirojnë të jenë si gjithë të tjerët apo nëse janë të gatshëm të shquhen. Kur e thua se kush është Jezusi për ty, e vë veten jashtë shumë mjediseve, por bëhesh burim jete për kë e kërkon në të vërtetën.

9/8 E PREMTE SH. TEREZA BENEDIKTË e KRYQIT (Edit Shtain † 1942 virgjër e martire, Pajtore e Europës [P]
Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 44; Mt 25,1-13
Rrini zgjuar se nuk e dini as ditën e as orën Mt 25,13
Ky urdhërim i Jezusit përmbledh jetën e Sh. Terezës Benediktë dhe tregon udhën për të krishterët e Europës, për të cilën ajo është shpallur pajtore. Të rish zgjuar… një fjalë që thotë: kujtohu se ku je, për domethënien e asaj çfarë po bën dhe për pasojat e fjalëve që dëgjon. Kush fle nuk kujtohet as për të mirën e as për të keqen që po i ndodh. Kush rri zgjuar në të kundërt di të dallojë.
Sh. Tereza Benediktë kujtohet se shëlbimi vjen vetëm prej Jezusit dhe për këtë e ka tejkaluar hebraizmin që të kthehet nga Ai. Europa, për të mos u përhumbur, ka nevojë për persona që rrinë zgjuar.

10/8 E SHTUNË SH. LORENCI xhakua e martir † 258 [P]
2Kor 9,6-10; Ps 111; Gjn 12,24-26
Kush e do jetën e vet, do ta humbë Gjn 12,25
Sh. Lorenci diti që të ofrohet për të mirën e të varfërve dhe për të qenë në këtë mënyrë dëshmitari i Jezusit. Në momentin e persekutimit vazhdoi që ta donte Zotin e vet, sado që i ndërgjegjshëm se kjo do t’i kushtonte me jetën. Të varfërit kanë vazhduar ta duan dhe e duan ende: jeta e tij është e pranishme në Hyjin, që e çmon për amëshim.

11/8 E DJELË XIX K.GJ.V. Viti C [III]
Fu 18,6-9; Ps 32; Heb 11,1-2.8-19;
Lk 12,32-48
Edhe ju, pra, jini gati Lk 12,40
Jeta jonë gjithmonë sjell me vete mjaft të panjohura. Në fillim hedh vështrimin tek çasti përfundimtar, çast i takimit me Atë që na ka besuar vetë jetën dhe detyrën për ta përdorur për dashurinë e Tij. Në këtë çast, vallë a do të qëndroj ende në dashurinë tënde? A do të kem në zemër Jezusin? A do ta bëj gjithçka ashtu si për Atë dhe vetëm për Atë?

12/8 E HËNË XIX K.GJ.V. [III]
Sh. Xhovana Fr. De Chantal rregulltare † 1641
Lp 10,12-22; Ps 147; Mt 17,22-27
Kini edhe ju dashuri për të ardhurin Lp 10,19
Ngahera Hyji ka dashur ta përshtasë popullin e vet për të jetuar duke dashur dhe duke dashur të gjithë. Urdhërimet më të rëndësishme janë ata që i harrojmë më lehtësisht për fat të keq, porse janë. Të duash nuk do të thotë t’i japësh vetëm atyre personave me të cilët ndjehemi më shumë të lidhur, por të gjithëve; edhe atyre që i njohim më pak dhe kujt është më i vështirë për ta kuptuar. Për të gjithë njoftojmë se Hyji është dashuri dhe jo me fjalë, porse me fakte. Faktet nuk kanë nevojë për interpretues!

13/8 E MARTË XIX K.GJ.V. [III]
Sh. Ponciani papë dhe Ipoliti meshtar, martirë † 235
LpDt 31,1-8; Psalmi: Lp 32,3-4.7-9.12; Mt 18,1-5.10.12-14
Zoti, Hyji yt, ai është prijësi yt; ai s’do të të lërë as s’do të heqë dorë prej teje Lp 31,6
Zoti ecën me mua! Pikërisht siç ecte me Adamin para mëkatit të vet. Si t’ia bëj për ta parë? Nuk e shikoj, por e di. E di sepse Jezusi është Emanueli, Hyji me ne, Hyji që ecën me ne si njëri prej nesh. Nuk jam kurrë vetëm: Hyji ecën me mua. Gjatë liturgjisë shpesh na thuhet: Zoti qoftë me ju. Dhe kjo ndodh!

14/8 E MËRKURË XIX K.GJ.V. [III]
Sh. Maksimiliani M. Kolbe meshtar e mart.ir† 1941
Lp 34,1-12; Ps 65; Mt 18,15-20
Ku janë dy ose tre të bashkuar në emrin tim, aty jam edhe unë, mes tyre Mt 18,20
Jezus, premtimi Yt është i madh! Ti je i pranishëm me të gjithë dashurinë tënde e me autoritetin e Hyjit atje ku ne mblidhemi në emrin tënd. Dua edhe unë që të kontriboj për të ofruar një vend ku ti të jesh i pranishëm: do të jem i bashkuar me vëllezërit e mi, edhe nëse do të më duhet të mohoj shijet e mia, vështrimet e mia dhe idetë e mia. Mund të heq dorë, pasi asgjë dhe askush nuk është më i rëndësishëm se prania jote në familje, në bashkësi, në famulli.

15/8 E ENJTE TË NGRITURIT E të L.V. MARI në QIELL [P]
Zb 11,19;12,1-6.10; Ps 44; 1Kor 15,20-27; Lk 1,39-56
Punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm Lk 1,49
Ta lëvdojmë dhe ta bekojmë Hyjin për veprat e Tia. Të gjitha janë të bukura dhe të mëdha, po mbi të gjitha ato që e shndërrojnë jetën tonë dhe e bëjnë një mjet të dashurisë së Tij. Maria është e ndërgjegjshme se ka qenë zgjedhur nga Hyji për të bashkëpunuar për shëlbimin e njerëzve e për këtë bekon Hyjin me zë të lartë. E ne sot e bekojmë sëbashku me të, sepse na ka dhënë të drejtën të marrim pjesë në lartësimin e Birit të saj: edhe ajo është mirëpritur në qiell me të gjithë humanitetin e saj.

16/8 E PREMTE XIX K.GJ.V. [III]
Sh. Stefani i Hungarisë † 1038
Joz 24,1-13; Ps 135; Mt 19,3-12
Çka Hyji bashkoi, njeriu të mos e ndajë Mt 19,6
Jezusi po e merr në konsideratë jetën e bashkëshortëve. Ata duhet të mendojnë vetëm të qëndrojnë të bashkuar, kurrë në mundësinë e ndarjes. Kjo mundësi shkatërron veprën e dashurisë së Hyjit. Për këtë kurorëthyerja është mëkat i madh: mbahet për dashuri, kjo që në fakt është shkatërrimi i dashurisë dhe që quan dashuri tradhëtinë. Dashuria që vjen nga Hyji, karakterizohet nga besnikëria.

17/8 E SHTUNË XIX K.GJ.V. [III]
Joz 24,14-29; Ps 15; Mt 19,13-15
Zgjidhni ju sot se kujt doni t’i shërbeni Joz 24,15
Të kesh vendosur një herë që të jesh i krishterë nuk mjafton. Kjo përzgjedhje ripërtërihet për çdo zhvillimsvolta të jetës. Tundimet janë gjithmonë në pritë dhe, shpesh, na çojnë për të ndjekur nga pas motonmoti e egoizmit tonë duke harruar Zotin. Shërbimi ndaj Zotit na çon në vetëmohimin tonë për të qenë të hapur me hapa të reja, sipas dashurisë së Tij.

18/8 E DJELË XX K.GJ.V Viti C [IV]
Jer 38,4-6.8-10; Ps 39; Heb 12,1-4;
Lk 12,49- 53
Erdha të sjell zjarrin mbi tokë Lk 12,49
Jezusi përdor një figurë të guximshme që për ne është pak tërheqëse. Zjarri, për Biblën, ishte një figurë e përdorur mbi pèr gjykimin e Hyjit. Jezusi, pra, ka ardhur, që ky gjykim të përmbushet. Përballë tij, në fakt, njerëzit ndahen: ka nga ata që e mirëpresin me gëzim e ka nga ata që nuk e pranojnë e hidhen vrullshëm me dhunë kundër atyre që e duan. Për këtë ai shton se nuk sjell paqe, por përçarje. Kështu ngjet me gjykimin: kush nuk e pranon Jezusin nuk mund të jetë i mirëpritur në mbretërinë e Hyjit, ku Ai është Mbret!

19/8 E HËNË XX K.GJ.V. [IV]
Sh. Gjon Eudes meshtar † 1680
Gjq 2,11-19; Ps 105; Mt 19,16-22
Nëse dëshiron të hysh në jetë, zbatoji urdhërimet Mt 19,17
Për njeriun që do të hyjë në në jetën e pasosur, Jezusi propozon mbi të gjitha të këqyrë urdhërimet; atij më pas ia bën propozimin për t’i shkuar nga pas. Të këqyrësh urdhërimet është hapi i parë për t’u kryer, që të ecësh me Jezusin. Shpesh takoj të krishterë që as i njohin urdhërimet e nuk e dinë se cilët janë. Për këtë arsye janë të çorientuar e sërisht janë larg Jezusit.

20/8 E MARTË XX K.GJ.V. [IV]
Sh. Bernardi abat e mësues † 1153
Gjq 6,11-24; Ps 84; Mt 19,23-30
Vështirë do të hyjë i pasuri në Mbretërinë e qiellit Mt 19,23
Pasuria çon lehtësisht drejt vetëmjaftueshmërisë, në mendimin sesi ta investosh e si ta administrosh: kështu ajo mund të bëhet qendra e jetës, duke i hequr këtë vend Atij që është i denjë, Zotit Jezus. Ai sot na bën me dije për këtë rrezik.
Faleminderit Jezus! Do të dëshiroj ta lë këtë që më pengon për të qëndruar me ty.

21/8 E MËRKURË XX K.GJ.V. [IV]
Sh. Piu X papë † 1914
Gjq 9,6-15; Ps 20; Mt 20,1-16
Kështu të fundit do të jenë të parët, e të parët të fundit Mt 20,16
Për Zotin janë të parët ata që, si fëmijët, e lënë veten të duhen prej Tij edhe i janë mirënjohës; në të kundërt, të fundit në mbretërinë e Tij, bëhen ata që ndonëse duke i shërbyer përgjithmonë, nuk i shprehin pervetesojne ndjenjat e tij tyre, janë ziliçarë që urrejnë dhe ushqejnë ndonjë pretendim ndaj Atij apo gjithashtu ndonjë fyerje inat ndaj të afërmit.

22/8 E ENJTE XX K.GJ.V. [IV]
Sh. Maria Virgj Mbretëreshë
Gdc 11,29-39; Sal 39; Mt 22,1-14
Shumë janë të grishur, por pak janë të zgjedhur Mt 22,14
Hyji, që është dashuri, do që t’i ftojë të gjithë për t’u kënaqur me gëzimin për Birin e Vet Jezus, i cili ofrohet si i fejuari dhendri i shpirtërave tanë. Për motive të ndryshme, megjithatë, pak e dinë ta pranojnë ftesën e tij çmueshme.
Shpirt i Shenjtë, hape zemrën time për t’u përgjigjur gjithmonë: ja ku jam!

23/8 E PREMTE XX K.GJ.V. [IV]
Sh. Rosa nga Lima virgjër † 1617
Rt 1,1.3- 6.14-16.22; Ps 145; Mt 22,34-40
Mësues, cili është më i madhi urdhërim i Ligjit? Mt 22,36

Jezusi është gjithmonë i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve tona edhe kur nuk ngrihen me synime jo të drejta. Ai thotë se Hyji kërkon mbi të gjitha që ta duam me të tërë qenien tonë dhe të duam të afërmin ashtu si veten tonë. Jezus, ndihmona për të ndjekur shembullin tënd të jetës!

24/8 E SHTUNË SH. BARTOLOMEU Apostull [P]
Zb 21,9-14; Ps 144; Gjn 1,45-51
A mund të dalë gjë e mirë nga Nazareti?... “Eja e shih”
Gjn 1,46
Sh. Bartolomeu kishte një zemër të butë, të sinqertë, por pak të ndikuar nga logjika njerëzore. Në kontakt me Jezusin, megjithatë, ai e arrin me intuitë të renë e personit të Tij, dashuria e Tij Hyjnore dhe është mirënjohës: “Ti je i Biri i Hyjit…”!
Krijo edhe në mua, o Zot, një zemër të pastër!

25/8 E DJELË XXI K.GJ.V Viti C [I]
Is 66,18-21; Ps 116; Heb 12,5-7.11-13;
LK 13,22-30
Zotëri, na e hap derën!’ e ai do t’ju përgjigjet: ‘S’di nga jeni!’ Lk 13,25
Të hysh në jetën e Jezusit, e vetmja derë e pranimit të njohjes dhe në zemrën e Hyjit të vërtetë, Atë, nuk është në sjelljen e të vetmeve sforcime njerëzore. Jezusi vetë na thotë: “Askush nuk vjen tek unë nëse Ati nuk e tërheq” dhe Shkrimi i Shenjtë pohon: “Hyji i jep hirin njerëzve”. Dërgona, o Atë, Shpirtin Tënd të përvujtërisë mbi njerëzimin!

26/8 E HËNË XXI K.GJ.V. [I]
1Sel 1,2-5.8-10; Ps 149; Mt 23,13-22
Vaj për ju, udhëheqës të verbër Mt 23,16
Nëse nuk e duam Jezusin e gjithësesi duam të bëjmë udhërrëfyesin për të tjerët, ai do të na i drejtojë edhe ne këto fjalë të forta.
Jezus, mbana shtrënguar pas teje, o i vetmi mësues, derisa të mbetemi në në dashurinë tënde, besnikë ndaj Fjalës Tënde e të mund të jemi kështu një ndihmë e vërtetë për kë do të na vendosësh përpara.

27/8 E MARTË XXI K.GJ.V. [I]
Sh. Monika † 387
1Sel 2,1-8; Ps 138; Mt 23,23-26
Morëm guxim, me ndihmën e Hyjit tonë, ta predikojmë Ungjillin e Hyjit 1Sel 2,2
Në situata të tilla të vështira, kur jemi të shtypur, të pikëlluar e të lodhur, vetëm në Hyjin tonë, Atin e Zotit Jezus, mund të gjejmë forcë dhe kurajë. Do të vazhdojmë kështu për të jetuar në dashurinë e Tij dhe do të jemi dritë e gëzim për sa na rrethojnë, mbi zgjimin nga shenjtërit.

28/8 E MËRKURË XXI K.GJ.V. [I]
Sh. Agustini ipeshkëv e mësues † 430
1Sel 2,9-13; Ps 138; Mt 23,27-32
Kemi punuar natë e ditë që të mos i bëheshim ndokujt barrë dhe ju predikuam Ungjillin e Hyjit 1Sel 2,9
Si të jesh ditë e natë dëshmitar i Jezusit të ringjallur? Sigurisht duke Vrojtuar në ungjijtë, duke e takuar në lutje dhe duke e dashur tek vëllezërit.
O Shpirt i Shenjtë, na drejto e na mbështet në këtë mision.
Shën Agustin, lutu për ne!

29/8 E ENJTE Martirizimi i Sh. Gjon Pagëzuesit [P]
Jer 1,17-19; Ps 70; Mk 6,17-29
Në këmbë, pra! Thuaju të gjitha
që unë po të urdhëroj Jer 1,17

Shpirt i Shenjtë na ndihmon gjithmonë për të përmbushur vullnetin e Hyjit, edhe kur na kushton armiqësi e përndjekje, siç ka qenë për Sh. Gjon Pagëzuesin e për profetin Jeremia.
Jezus, ndërhyj mjeteso për mua, që të jem gjithmonë i butë ndaj Shpirtit të Shenjtë!

30/8 E PREMTE XXI K.GJ.V. [I]
1Sel 4,1-8; Ps 96; Mt 25,1-13
Rrini zgjuar se nuk e dini ditën as orën Mt 25,13
Çfarë do të thotë ta gdhishvigilo zgjuar? Nuk mund të shkojmë të flemë kurrë? Jo, të gdhish zgjuar do të thotë të jesh i kujdesshëm për të kuptuar këtë që po ndodh. Do të thotë të mos jesh sipërfaqësor, por të dish të marrësh praninë e dashurisë së Atit dhe ftesave të Tija për të dashur vëllezërit. E sërisht, të mbash të pranishmetener presente se jemi duke pritur Zotin që vjen, për ta lënë që të duhemi prej Tij dhe për t’iaë ofruar të gjithë atë çfarë gjthçka bëjmë.

31/8 E SHTUNË XXI K.GJ.V. [I]
1Sel 4,9-11; Ps 97; Mt 25,14-30
Vetë Hyji ju ka mësuar ta doni njëri-tjetrin 1 Sel 4,9
Sa i bukur është ky vëzhgim i Sh. Palit! Ata të krishterë kanë pasur për mësues vetë Hyjin, Hyjin Atë, Bir e Shpirt të Shenjtë. Ashtu siç Ati e do Birin e ashtu siç Biri i bindet Atit dhe ashtu siç Shpirti e lëvdon Atin e Birin, kështu besimtarët dëgjohen, i japin besimin njëri-tjetrit dhe kanë stimën. Ata zbulojnë kështu bukurinë e Hyjit!

 

In primo piano