ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

12 DHJETOR 2013
12 DHJETOR 2013

DHJETOR 2013

1/12 E DJELË I K.A. Viti A [I]
Is 2,1-5; Ps 121; Rom 13,11-14; Mt 24,37-44
Anche voi tenetevi pronti Mt 24,44
Zot Jezus, ja ku jam, jam i gatshëm! Jam i gatshëm për ta lënë veten që të duhem nga Ti. Jam i gatshëm për të mirëpritur shëlbimin Tënd. Di të jem mëkatar, të jem ende i brishtë dhe i pafe, por e di se Ti i kërkon mëkatarët, ashtu si bariu delen e humbur. Ja ku jam, eja Zot Jezus!

2/12 E HËNË I K.A. [I]
Is 4,2-6; Ps 121; Mt 8,5-11
I tha: Do të vij dhe do ta shëroj Mt 8,7
Përgjigjja e Jezusit është gati. Me fe të sigurtë e pyes edhe unë Jezusin për nevojat e mia. Nëse të mirën time e kërkoj, jam i sigutë se Ai nuk më bën të pres. Si centurioni, nuk dua t’i kërkoj Zotit asgjë më tepër se çfarë mund të bëjë: ashtu siç nuk mund të pretendonte të hynte në shtëpinë e një pagani, kështu nuk mund të pretendoj që Ai të aprovojë të gjithë atë sa kam bërë unë. Ia paraqes njësoj kërkesat e mia, Me besim.

3/12 E MARTË I K.A. [I]
Sh. Françesku Saverio meshtar † 1552
Is 11,1-10; Ps 71; Lk 10,21-24
Ujku do të banojë me qengjin Is 11,6
Premtimi i profetit duket absurd. Që të mund të ralizohet, ujku duhet të ndërrojë zakon. Kjo është pikërisht çfarë ka ndodhur dhe ndodh kur dikush takon Jezusin: Ai bëhet i butë dhe i ëmbël. E kemi parë në jetën e Zakeut, në jetën e shumë shenjtërve dhe të personazheve të ndryshme gjatë historisë. Do ta shikojmë ende dhe do ta lëvdojmë Zotin!

4/12 E MËRKURË I K.A. [I]
Sh. Gjoni i Damaskut meshtar e mësues † shekulli VIII;
Is 25,6-10; Ps 22; Mt 15,29-37
I shëroi Mt 15,30
Aq sa i afrohen Jezusit nuk mbeten të zhgënjyer. E gjithë turma që i shkonte nga pas për ta dëgjuar ka marrë prej Tij dashurinë e Hyjit duke ngrënë bukën që të ngin. Dua të rrezistoj edhe unë në të shkuarën pas Zotit: kush e di se sa plagë të thella të zemrës sime do të shërohen! Unë as që e njoh të gjithë të keqen e pranishme në mua: afërsia me Jezusin do të rilindë gjithçka.

5/12 E ENJTE I K.A. [I]
Is 26,1-6; Ps 117; Mt 7,21.24-27
E ndërtoi shtëpinë e vet mbi shkëmb Mt 7,24
Fjala e Jezusit është shkëmb, themel i sigurtë, garanci qëndrueshmërie dhe shëlbim. Duhet të zgjedhësh diçka të rëndësishme? Po nis të jetosh një përvojë të re? Mos harro të themelosh përzgjedhjet e tua mbi shkëmb. Do të formosh familje? Do të kesh telashe nëse e bën pa iu bindur Jezusit: besoi fjalës së dalë nga goja e Tij!

6/12 E PREMTE I K.A. [I]
(mf: S. Nicola, vesc., † 350)
Is 29,17-24; Sal 26; Mt 9,27-31
Dhe atyre iu çelën sytë Mt 9,30
Dy të verbërit, duke i hapur sytë, shikojnë Jezusin! Shikojnë atë që i ka dashur me gjithë zemër pa interes, Ai që u ka shpëtuar nga errësira, nga pafuqia ndaj të gjitha rreziqeve. Jezus! Hapi edhe sytë e mi, që të shoh, që të shikoj vëllezërit me me dritën tënde, që të shikoj ecjen time për të mos u penguar më.

7/12 E SHTUNË I K.A. [I]
Sh. Ambrozi ipeshkëv e mësues † 397
Is 30,19-21.23-26; Ps 146; Mt 9,35 – 10,1.6-8
Shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit Mt 10,6
Jezusi i thërret të dymbëdhjetët dhe i dërgon. Detyra e parë e tyre është e kufizuar: do të ofrojnë njoftimin e Ungjillit vetëm popullit të Izraelit, madje, vetëm kujt në të është jashtë vendit. Në këtë mënyrë Jezusi përgatit detyrat e veta më të mëdha e të përgjithshme. Për të qenë të gatshëm për një mision të madh është e nevojshme shumë përvuajtëri!

8/12 E DJELË II K.A. Viti A [II]
Is 11,1-10; Ps 71; Rom 15,4-9; Mt 3,1-12
Vraponin tek ai… i rrëfenin mëkatet e veta Mt 3,5.6
Gjon Pagëzori do të përgatisë popullin për të takuar Mesinë, Shëlbuesin. Çdo përgatitje nis me pastrimin.Edhe ne, para se të afrohemi në Kungimin tek Korpi i Krishtit, e ndiejmë të nevojshme që të pastrohemi përpara me një rrëfim të mirë e të thelluar për mëkatet tona.

9/12 E HËNË ZOJA E PAPËTLYER [P]
Zan 3,9-15.20; Ps 97; Ef 1,3-6.11-12; Lk 1,26-38
Më ndodhtë siç the ti! Lk 1,38
Solemniteti i sotëm na ofron shumë ngushëllim. Maria është e pastër, e papërlyer. Mëkati nuk e ka rrënuar. Ndërmjetësia e saj e nënës, për këtë arsye është e efektshme. Ne i drejtohemi asaj me besim, asaj që e deshi aq shumë Hyjin sa u ofrua për të realizuar premtimet e Tia.

10/12 E MARTË II K.A. [II]
Is 40,1-11; Ps 95; Mt 18,12-14
Ja, Zoti, Hyji juaj, po vjen me fuqi Is 40,10
Profeti do t’ia lehtësojë dhimbjen popullit. Ai ka vuajtur shumë për shkak të mëkatit që ia ka larguar Hyjin nga rruga e vet. Tani vetë Hyji vendos të ketë mëshirë dhe kërkon ta tërheqë këtë popull fatkeq. Premton ardhjen e Tij për t’u ofruar sërisht mbrojtjen e Vet!

11/12 E MËRKURË II K.A. [II]
Sh. Damazi papë † 384
Is 40,25-31; Ps 102; Mt 11,28-30
Do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj Mt 11,29
Përgatitemi për takimin me Jezusin, Shëlbuesin. Ai vetë na fton për të shkuar tek Ai me shpresë dhe besim. Nuk do të mbetemi të zhgënjyer: zemra e Tij është një burim paqeje, mëshire, ngushëllimi për çdo pikëllim e vuajtje. Kurajë, shkojmë!

12/12 E ENJTE II K.A. [II]
E Lumnuara Virgjër Mari e Guadalupës 1531
Is 41,13-20; Ps 144; Mt 11,11-15
Ti, do të gëzohesh në Zotit Is 41,16
Për t’u takuar në të ardhmen me Hyjin ka kush të ketë frikë, sepse Ai është gjykatës i drejtë! Por ti, ti që e do, ti që e dëgjon, ti që jeton për Të, dëshiron dhe e pret, ti nuk duhet të kesh frikë: Ai është burimi i gëzimit tënd!

13/12 E PREMTE II K.A. [II]
Sh. Luçia virgjër e martire † 404
Is 48,17-19; Ps1; Mt 11,16-19
Erdhi Biri i njeriut, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve Mt 11,19
Periudha e Ardhjes na ndihmon, përmes një dëgjese më të përzemërt të Fjalës së Hyjit, për të kultivuar dëshirën e të takuarit të Jezusit. Varfëria jonë e brendëshme, deri edhe mëkati ynë, nuk duhet ta pengojë këtë dëshirë. Jezusi e takon me dëshirë kë është dhe di të jetë nevojtar për faljen dhe për forcën e re.

14/12 E SHTUNË II K.A. [II]
Sh. Gjoni i Kryqit meshtar e mësues † 1591
Sir 48,1-4.9-11; Ps 79; Mt 17,10-13
Lum ata që ty të panë e pushuan në dashurinë tënde Sir 48,11
Ne shpikim fjalë të reja për të thënë se ndokush ka vdekur: themi «ka munguar», për shembull. Është bukur të dëgjosh se Fjala e Hyjit, përkundrazi, flet për gjumë. Ata që kanë vdekur nuk kanë humbur në hiç: ata janë vetëm në pritje. Hyji i sheh përsëri pjesëmarrës për dashurinë e Tij dhe kështu pra për jetën e Vet. Nëse kanë jetuar me të vërtetë dashurinë ata janë deri “të lumnuar”! E kështu ne nuk dëshpërohemi për vdekjen e të shtrenjtëve tanë e as edhe për vdekjen tonë.

15/12 E DJELË III K.A. Viti A [III]
Is 35,1-6.8.10; Ps 145; Jak 5,7-10;
Mt 11,2-11
Më i vogli në Mbretërinë e qiellit, është më i madh se ai Mt 11,11
Gjatë Ardhjes shikojmë dhe dëgjojmë Gjon Pagëzuesin: është ai që ka përgatitur popullin për të mirëpritur Jezusin si Birin e Hyjit, si Shpëtimtarin prej mëkatit. Jezui vetë ka deklaruar dëshminë e Vet të vendosur dhe të rëndësishme.
Megjithatë, kush i shkon pas Jezusit dhe ia jep jetën, vlen më tepër se Pararendësi.

16/12 E HËNË III K.A. [III]
Nr 24,2-7.15-17; Ps 24; Mt 21,23-27
Shpirti i Hyjit qe mbi të Nr 24,2
Po flet për një pagan, Balaamin, që bën profetin. Hyji mund t’ia vendosë fjalët e Tia në gojë kujtdo. Nuk është njeriu që e bën të madh Hyjin, por Hyji që shërbehet prej njeriut, edhe pa e ditur vetë, për veprat e tia të mëdha, deri për të bekuar popullin e Vet. Sa i madh dhe sa i bukur është Hyji i ynë!

17/12 E MARTË Fillimi i NËNTSHES së KRISHTLINDJES [P]
Zan 49,2.8-10; Ps 71; Mt 1,1-17
Breznitë e Jezu Krishtit, të birit të Davidit Mt 1,1
Jezusi është njeriu i vërtetë. Pikërisht për këtë ka një histori, edhe Ai ka një pemë gjenealogjike e edhe Ai duhet t’u jetë mirënjohës shumë personave për jetën e Vet. Ai është njeriu i vërtetë: gjenealogjia e Tij është e rëndësishme sepse hyjnia e Tij është radhitur plotësisht në humanitet. Vetë ne, edhe pse nuk jemi të afërmit e Tij, jemi të nderuar nga përkatësia e Tij reale e dokumentuar për njerëzimin.

18/12 E MËRKURË [P]
Jer 23,5-8; Ps 71; Mt 1,18-24
Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus Mt 1,21
Engjëlli i flet gjatë gjumit Sh. Jozefit, i cili në gjumin e tij sjell preokupimin për vendimin e madh që duhet të ndërmarrë: të heqë dorë ose jo nga martesa me Marinë? Ja përgjigjja: biri i Marisë nuk është problem, madje, është një dhuratë e pakufi për të gjithë njerëzimin. Jozefi mund, madje duhet ta marrë Marinë, duhet ta mirëpresë si bir fëmijën duke i dhënë emrin. Ne i jemi mirënjohës.

19/12 E ENJTE [P]
Gjq 13,2-7.24-25; Ps 70; Lk 1,5-25
Zakari, lutja jote u pranua Lk 1,13
Kush do të kishte thënë vallë se Hyji i dëgjon lutjet e bëra që në rini, kur pleqëria tashmë ka përparuar? Hyji ynë është i paparashikueshëm. Kohët janë të Tijat, janë të ndryshme e janë më të mira. Kush e di se Ai nuk plotëson ndonjë lutjen time që tashmë e kam harruar?

20/12 E PREMTE [P]
Is 7,10-14; Ps 23; Lk 1,26-38
S’ka gjë të pamundshme për Hyjin Lk 1,37
Ku Maria dëgjoi këtë Fjalë, u lëshua në vullnetin e Atit. Ai nuk lë të bien në boshllëk premtimet e Veta, edhe kur tek ne duket e pamundur që ato të mund të realizohen. Për Të është e mundur të na japë një Shëlbues. Për Të është e mundur të na heqë nga mëkati. Për Të është e mundur që të nisë me ne mbretërinë e vet të dashurisë dhe të mirësisë.

21/12 E SHTUNË [P]
Sh. Pjetër Kanizi meshtar e mësues † 1597
Kk 2,8-14 ose Sof 3,14-17; Ps 32;
Lk 1,39-45
Posa e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharor Lk 1,41
Takimi i Marisë me Elizabetën është një takim i bekuar. Maria ka qenë vënë në lëvizje prej fesë dhe prej dashurisë për të plotësuar udhëtimin drejt kushërirës së saj. I ka besuar fjalës së engjëllit dhe ka dashur të vihet në shërbim. Feja dhe dashuria komunikojnë gëzimin deri tek fëmija në barkun e nënës!

22/12 E DJELË IV K.A. Viti A [IV]
Is 7,10-14; Ps 23; Rom 1,1-7; Mt 1,18-24
Foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt Mt 1,20
Kur mendoj për këto fjalë më vijnë ndër mend fëmijët që mohohen nga nënat dhe vriten nga mjekët. Marisë dhe Jozefit as nuk i ka shkuar ndër mend kjo mundësi! Fëmija dhe çdo fëmijë, nga çasti që e ka marrë jetën, e ka tashmë një mision të veçantë në mbretërinë e Hyjit!

23/12 E HËNË [P]
Sh. Gjoni nga Keti meshtar † 1473
Mal 3,1-4.23-24; Ps 24; Lk 1,57-66
Gjon është emri i tij Lk 1,63
Emri i një fëmije është njohur nga Hyji më përpara sesa prindërit. Ata nuk duhet “të zgjedhin” emrin, por të zbulojnë atë që është tashmë i pranishëm në zemrën e Atit. Emri, kur shqiptohet, sjell me vete dashurinë e Hyjit, që ka dhënë domethënien në jetën e atij që e mban këtë emër.

24/12 E MARTË [P]
2Sam 7,1-5.8-12.14.16; Ps 88; Lk 1,67-79
Do të na vizitojë një diell që lind nga lart Lk 1,78
Nesër do të mbërrij drita, ajo që nuk do të perëndojë më kurrë. Jezusi është dielli që me rrezet e Ti të ndritshme bën të shikohet domethënia e çdo gjëje. Në praninë e Tij do të shikojmë gjithçka ashtu siç e sheh Hyji, do ta shikojmë gjithçka si frutin e dashurisë, do ta shohim si gjithçka që është në pritjen e dashurisë sonë.
Eja, Zot Jezus!

25/12 E MËRKURE KRSIHTLINDJA [P]
Mesha e natës: Is 9,1-6; PS 95; Tit 2,11-14; Lk 2,1-14
Mesha del ditës: Is 52,7-10; Ps 97; Heb 1,1-6; Gjn 1,1-18
Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, erdhi në botë Gjn 1,9

Ke ardhur Jezus dhe je këtu me ne. Të adhurojmë, të këqyrim nga afër, të duam. Prania Jote më bën të aftë të shikoj të gjithë njerëzit në pritjen e asaj dashurie që ti ke vendosur në mua. Tanimë që Ti je këtu, bota ka ndryshuar: është bërë një parajsë, pasi prania Jote bën të shpërthejë ngado dashuria.

26/12 E ENJTE SH. SHTJEFNI Martiri i Parë [P]
Vap 6,8-10.12; 7,54-60; Ps 30; Mt 10,17-22
Nuk do të jeni ju që do të flisni, por Shpirti i Atit tuaj Mt 10,20
Kur fliste Shtjefni, askush nuk ishte i aftë ta mundte. Ai i besohej Shpirtit të Shenjtë i cili i qe dhënë falë dashurisë për Jezusin. Kur besoj dhe i besohem Shpirtit të Shenjtë, ndonëse më parë isha në tension e deri i zemëruar, fjalët e mia bëhen të buta dhe të përvuajtura, të thjeshta dhe të respektueshme. Është e bukur jeta që i bindet Hyjit!

27/12 E PREMTE SH. GJONI Apostull dhe Ungjilltar. [P]
1Gjn 1,1-4; Ps 96; Gjn 20,2-8
Çka pamë e dëgjuam po jua kumtojmë edhe juve 1Gjn 1,3
E imagjinoj që Sh. Gjoni t’i ketë shkruar këto fjalë me gëzim të madh. Ai kishte gjithmonë para vetes fytyrën dhe vështrimin e Jezusit, lëvizjet e Tia dhe tonin e zërit të Tij. Nuk ekziston dashuri më e madhe që t’i bëjë pjesëmarrës të tjerët tek këto pasuri të brendshme! Jezusi është gjithmonë thesari më i shtrenjtë dhe më i bukur, për të gjithë!

28/12 E SHTUNË SHENJTËRIT E PAFAJSHËM Martirë[P]
1Gjn 1,5 - 2,2; Ps 123; Mt 2,13-18
Nga Egjipti e thirra Birin tim Mt 2,15
Të kujtojmë sot fëmijët që u dha urdhër të vriteshin nga Herodi në Betlehem. Me vdekjen e tyre, pandërgjegjshmërisht, ata kanë qenë njoftuesit e Mbretit të vërtetë të botës. Ai do të vdesë pas tridhjetë vjetësh, për të realizuar mbretërimin e vet. Ndërkaq është në Egjipt, jashtë atdheut të Vet, në pritje të zërit të Hyjit që ta thërrasë për të jetuar misionin e Tij.

29/12 E DJELË FAMILIA e SHENJTË e JEZUSIT, MARISË dhe JOZEFIT Viti A [P]
Sir 3,2-6.12-14; Ps 127; Kol 3,12-21;
Mt 2,13-15.19-23
Merre fëmijën dhe të ëmën e tij e ik në Egjipt Mt 2,13
Vrojtojmë vuajtjen e Familjes së Shenjtë për të pasur kurajë që të jetojmë fenë tonë edhe kur të na kushtojë lodhje. Sa persona po largohen ose janë larguar nga familjet e tyre dhe nga atdheu për të mundur që të jetojnë besimin në Jezusin! Jezusi është gëzimi i tyre, i shoqëruar nga kryqi i mërgimit dhe i persekutimit. Të kujtojmë vuajtjet e mjaft vëllezërve për të ngadhnjyer mbi rezistencën tonë të të ngriturit nga krevati ose nga poltrona për të marrë pjesë në mbledhjet e Kishës!

30/12 E HËNË E Ditë e VI Tetëditëshit [P]
1Gjn 2,12-17; Ps 95; Lk 2,36-40
Mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Hyjit 1Gjn 2,17
Kemi mbërritur në fundin e vitit dhe mendojmë të jetojmë ende gjatë. Prara se t’i drejtohemi mjekut do të ishte më e sigurtë t’i drejtoheshim Zotit! Tek Ai nuk nevoitet të kërkojmë asgjë, veç forcës së vullnetit për të jetuar mësimet e ti dhe për të qenë të pëlqyeshëm për zemrën e Tij.

31/12 E MARTË E VII ditë e Tetëditëshit [P]
Sh. Silvestri I papë † 335
1Gjn 2,18-21; Ps 95; Gjn 1,1-18
Drita shndriti në errësirë e errësira nuk e pushtoi Gjn 1,5

Ta përmbyllim këtë vit me një fjalë shprese. Errësira e botës është e ndriçuar nga drita që vjen nga lart. Jezusi është drita ime, e jotja dhe e jona: eci me Të sot, do të eci me të gjatë gjithë vitit të ardhshëm dhe të gjithë mbetjen e jetës sime. Do të jem edhe unë, falë Atij, një udhërrëfyes i mirë për ndokënd tjetër.
Faleminderit Zot Jezus!

In primo piano