ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 dic 2019
12 Dhjetor 2019

12 Dhjetor 2019

 

1/12  E DIEL I K.A. Viti A [I]

Is 2,1-5; Ps 121; Rom 13,11-14; Mt 24,37-44

Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk e dini se në ç’ditë do të vijë Zotëria juaj  Mt 24,42

 

Periudha liturgjike që sot fillojmë është me të vërtetë një dhuratë për të gjithë ne! Për fat të keq, i jetojmë me lehtësi detyrat e marra prej Zotit e shpesh të mirëpritur me fe dhe dashuri, humbasim edhe shikimin dhe zemrën për atë. Ta rizgjojmë vëmendjen tonë tek Jezusi, që është jeta jonë. Do të kërkojmë të kemi më shumë paqe dhe bujari në lutje, më ëmbëlsi drejt të afërmëve, për ta mirëpritur atë që po vjen!

 

2/12  E HËNË I K.A. [I]

Is 4,2-6; Ps 121; Mt 8,5-11

 

Do të vij dhe do ta shëroj  Mt 8,7

 

Dëshiroj të të përngjaj, o Zot, Jezus! Sot do të jem i gatshëm drejt atij që do të më kërkojë një ndihmë, një buzëqeshje, një fjalë. Me përulje, me gadishmëri në të shërbyer, me të bërit me jetën time një dhuratë të gëzueshme, do të them, në heshtje, që dua të jem i yti. Eja akoma, o Zot, Jezus!

 

3/12  E MARTË I K.A. [I]

(p: Sh. Françesk Ksaveri, mesh., † 1552)

Is 11,1-10; Ps 71; Lk 10,21-24

Do t’i gjykojë me drejtësi skamnorët  Is 11,4

 

Është bukur të jemi “skamnorët” e tu, o Zot, Jezus; të mos kemi asgjë të çmuar, asgjë në të cilën të mund të besoj, përveçse në ty! Atëherë, me habi, mund të njohim se si Shpirti yt i Shenjt, na shpie në rrugë me të vërtetë të“drejta”, atëherë edhe fakti më i vogël që na ndodh, edhe ai më i pakuptueshmi, mund të njihet dhe mirëpritur si vullneti i mirë i Atit që na don të gjithë të shpëtuar, të gjithë të bekuar në zemrën e tij.

 

4/12  E MËRKURË I K.A. [I]

(p: Sh. Gjoni i Damaskut, mesh. e mës. i K., † shek. VIII)

Is 25,6-10; Ps 22; Mt 15,29-37

Më dhimbset ky popull  Mt 15,32

 

Ajo turmë, prej tre ditësh ishte me Jezusin, duke dëgjuar fjalën e tij dhe duke iu gëzuar shenjave të dashurisë që i shoqëronin: memecët flisnin, të verbërit shihnin… Jezusi është me të vërtetë Mesia i shumëpritur, një Mesi ndryshe, kurrë imagjinar: plot me forcë hyjnore, plot me dhembshuri të pafundme për njeriun. O Jezus, zbulues gjithnjë i ri i dashurisë së fshehur të Atit, eja akoma të na ngushëllosh me praninë tënde!

 

5/12  E ENJTE I K.A. [I]

Is 26,1-6; Ps 117; Mt 7,21.24-27

Kini shpresë në Zotin gjithherë  Is 26,4

 

Për mua, kjo Fjalë është gjithherë një perlë dashurie atërore, dashurie hyjnore, që din të më mbajë në gëzimin e kthjellët. Edhe kur nuk arrij të dua, edhe kur kam mëkatuar, edhe kur nuk di ta mirëpres veten në dobësinë time, Ati më kërkon të strukem në zemrën e tij dhe t’i besohem duarve të tija. Kjo mund të më kushtojë mund, por atij i pëlqen shumë: është sikur t’ia hapësh derën gjithëpushtetsisë së tij!

 

6/12  E PREMTE I K.A. [I]

(p: Sh. Nikolli, ip., † 350 Pajtor Kryesor i Dioqezës së Lezhës)

Is 29,17-24; Ps 26; Mt 9,27-31

U bëftë sipas besimit tuaj  Mt 9,29

 

O Jezus, ti je i ‘dashuruar’ pas Atit tënd! E don ta sjellësh edhe mes nesh, mbi tokë, jetën e dashurisë së mrekullueshme, që jeton me Të që prej amshimit. Prandaj, na kërkon, që të avitemi ty, duke të dhënë besë – ajo besë që kërkohet për t’u jetuar edhe me një Fjalë të vetme tënden! Dhe ti vepron për ne, që jeta jonë ta njohë me të vërtetë gëzimin! Faleminderit, o Jezus!

 

 

7/12  E SHTUNË I K.A. [I]

(p: Sh. Ambrozi, ip. e mës. i K., † 397)

Is 30,19-21.23-26; Ps 146; Mt 9,35 - 10,1.6-8

Të korrat janë të mëdha, kurse punëtorë ka pak!  Mt 9,37

 

Sot, sipas dëshirës sate, o Jezus, lutemi: “O Atë, bëje çdo të krishterë një punëtor të vërtetë të të korrave të tua. Mbushe me Shpirt Shenjt, që të mos mendojë më për vetveten, por që të jetë vetëm instrument i dashurisë sate me shembullin e një jete prej biri, ty të besuar dhe ty të dhuruar. Bëj edhe me mua një shenjë dhe një instrument të dhembshurisë sate për atë që ende nuk e njeh dashurinë tënde!”.

 

8/12  E DIEL  TË ZËNËT E PA MËKAT TË SHËN MARISË VIRGJËR                      (E kremte)[P]

Zan 3,9-15.20; Ps 97; Ef 1,3-6.11-12; Lk 1,26-38

Të falem o Hirplote! Zoti me ty!  Lk 1,28

 

Fjala e Zotit me premtimet e veta, duke kaluar nëpër historinë e njeriut dhe me mjerimet e tija, arrin në përmbushje. Mëkatit të njeriut, që do të thotë, kthimit të supeve Atij që e do dhe, pasojat e njeriut duke u gjetur i vetëm, lakuriq, i futur në rrugën e vdekjes, dashuria e Atit i ka përgjigjur: na ka dhuruar Birin, Jezusin, Shëlbuesin tonë! Tani engjëlli mund t’i shpallë Marisë, Nëna e të gjithë të shpërblyerve: “Të falem o Hirplote! Zoti me ty!”.

 

 

9/12  E HËNË II K.A. [II]

(pf: Sh. Shën Gjon Didak Kuahtlatoatzin, † 1548)

Is 35,1-10; Ps 84; Lk 5,17-26

Thuajuni atyre që i ka lëshuar zemra: “Mbahuni! Frikë mos kini!”.  Is 35,4

Angazhimi ynë i lutjes, i heshtjes, i dëgjimit, përkormëria në këtë kohë të ardhjes, është vepra e bamirësisë me të cilin nisim këtë vit të ri liturgjik. Nga ajo, si një burim i freskët jete, do të na vijë forca për të shpallur Jezusin atij që,  ende duke mos e njohur, është i verbër: pa dritë të brendshme; është i shurdhët: i mbyllur ndaj fjalëve të dashurisë së Atit qiellor; i çalë: i lëkundshëm dhe i dobët nëpër rrugët e jetës. Do të lutemi me gëzim, me qëndresë, me dashuri: eja, o Zot, Jezus!

10/12  E MARTË II K.A. [II]

Is 40,1-11; Ps 95; Mt 18,12-14

Fjala e Zotit qëndron për amshim  Is 40,8

 

Pyes veten: përse nga gjithë ajo Fjalë e shpallur turmave nga Jezusi, në Ungjill na është transmetuar relativisht pak? Fjala e Hyjit është me të vërtetë një mister i madh: ajo është sikur Ati na ka komunikuar neve, që është vetëm dashuri gjithmonë. Është një komunikim i vazhdueshëm sepse ai na do, na është Atë, na jep jetën. Ta mirëpresësh, është të hysh në Të, në gëzimin e tij, është të marrësh pjesë në dashurinë e tij. Eja, o Zot, Jezus, Fjala e Atit!

 

11/12  E MËRKURË II K.A. [II]

(pf: Sh. Damazi I, papë, † 384)

Is 40,25-31; Ps 102; Mt 11,28-30

Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë  Mt 11,28

 

Sa mund në kohën e adoleshencës sime dhe rinisë sime për të respektuar, atë që unë e mendoja ligjin e Zotit… Dhe asnjëherë pa gjetur paqe në vetvete! Pastaj, ti o Jezus, më je bërë i njohur: i gjallë, i dashur, plot me përvuajtëri dhe përdëllim në Kishën tënde të Shenjtë. Na thirr akoma tek ti, ti që don të na bësh vetëm mirë dhe të na japësh jetën e vërtetë! Eja, o Zot, Jezus!

 

12/12  E ENJTE II K.A. [II]

(pf: Shën Maria Virgjër e Guadalupes - 1531)

Is 41,13-20; Ps 144; Mt 11,11-15

Mos druaj, unë do të të ndihmoj  Is 41,13

 

Hyji që Jezusi na e ka zbuluar,pra  Atin, nuk është sikurse ne! Ai, në mirësi dhe në mëshirë, na tejkalon mijëra e mijëra herë . Kurrë nuk mund të themi: “Jam tepër i mjerë, tepër mëkatar që të mund t’i kërkoj ndihmë Zotit!”. Jo, të na vijë në ndihmë, të na shpëtojë nga çdo situatë, edhe nga ajo më e dëshpërura, është pikërisht gëzimi i tij dhe lavdia e tij. E bën gjithmonë duke na dhuruar Jezusin!

 

13/12  E PREMTE II K.A. [II]

(p: Sh. Luçia, virgj. e mart., † 404)

Is 48,17-19; Ps 1; Mt 11,16-19

Unë jam Zoti, Hyji yt, që të mësoj për të mirën tënde  Is 48,17

 

Ajo që ti, o Jezus, më propozon – përmes Ungjillit që Kisha më cakton dhe shpjegon, nëpërmjet atit shpirtëror dhe vëllezërve që më ndihmojnë ta dalloj zërin tënd mes shumë të tjerëve -, është e vetmja gjë që mund të më japë jetë, që mund t’i japë plotësi zemrës sime! Po, sepse është urtia  që del nga dashuria e vërtetë, dashuria që më ka dashur dhe më ka krijuar.

 

14/12  E SHTUNË II K.A. [II]

(p: Sh. Gjoni i Kryqit, mesh. e mës. i K., † 1591)

Sir 48,1-4.9-11; Ps79; Mt 17,10-13

Elia ka ardhur, por ata nuk e njohën  Mt 17,12

 

Shpirti Shenjt, që fliste në Elinë, është kthyer t’i flasë popullit në Gjon Pagëzuesin. Vetëm mëkatarët, ama, vetëm ata që kanë ditur të bëhen të përvujtë dhe ta njohin veten nevojtarë të mëshirës hyjnore, e kanë njohur dhe i kanë shijuar dhuratat. O Jezus, bëj që unë të di të të njoh kur më flet nëpërmjet vëllezërve të mi, edhe ata më të vegjëlit, dhe, duke u përvuajtëruar përpara atyre, të mund ta shijoj shëlbimin tënd! Eja, o Zot, Jezus!

 

15/12  E DIEL III K.A. Viti A [III]

Is 35,1-6.8.10; Ps 145; Jak 5,7-10; Mt 11,2-11

Shkoni e tregojini Gjonit çka po dëgjoni  e po shihni Mt 11,4

 

Kështu iu përgjigjet Jezusi të dërguarve të Gjonit që e pyesin mbi identitetin e tij. Janë fjalë të çmuara edhe për ne: nëse dëshirojmë që dikush nga të dashurit tanë ose të afërmit tanë, ta njohë Jezusin, apo në qoftë se dikush na kërkon diçka për atë, përgjigjja më e bindshme do të jetë vetë jeta jonë, e jetuar në bamirësi. Kjo është shenjë e sigurtë e pranisë së vërtetë të Hyjit, që është Atë.

 

16/12  E HËNË III K.A. [III]

Nr 24,2-7.15-17; Ps 24; Mt 21,23-27

Me ç’pushtet je duke bërë kështu?  Mt 21,23

 

Me ne ka qenë një meshtar profesor, ku të cilët nxënësit e ndryshëm të tij, tani janë ipeshkvinj ose patriarkë. Me thjeshtësi ai na ka bërë të ditur se si rrënja e fjalës ‘autoritet’, që e gjejmë në Ungjill, të jetë: ‘autor’. ‘Autoritet’, pra, përmban domethënien për të bërë, për të krijuar. O Jezus, ti je plot me autoritet: në ty qëndron Ati, sot si në fillim, Krijuesi i gjithçkaje!

 

17/12  E MARTË  FERIET E MËDHA TË KOHËS SË ARDHJES [P]

Zan 49,2.8-10; Ps 71; Mt 1,1-17

O Judë, vëllezërit e tu do të të lëvdojnë  Zan 49,8

 

Shumëherë, në kohën e ardhjes, e sidomos në ditët afër Krishtlindjeve, në liturgji kujtohen Juda dhe fisi i tij. Rruga në të cilën Ati na ka dërguar Shëlbuesin, nuk kalon nëpër yje, por përmes historisë së njeriut, histori e pikëzuar me kontradikta, me mëkate dhe vuajtje që këta i shkaktonin. Eja akoma mes nesh, o Jezus Shëlbues, ti që nuk i përbuz kurrë ata që Ati, me një fjalë dashurie, i ka dashur dhe krijuar!

 

18/12  E ËMRKURË  K.A . [P]

Ger 23,5-8; Sal 71; Mt 1,18-24

Foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të të Shpirtit Shenjt   Mt 1,20

 

Engjëlli, në ëndërr, i thoshte Jozefit një fjalë që deri në atë moment s’ishte dëgjuar ndonjëherë apo imagjinuar; një fjalë që mund të zgjidhte dramën e zemrës së tij dhe t’i dhuronte paqe. Jozefi ka besuar, i ka dhënë besë Atit. Eja, o Jezus, të na dhurosh një zemër të përvujtë e të bindshme, një zemër prej biri: atëherë do të gjejmë pushim dhe do të jemi instrument për shëlbimin e të shumtëve.

 

 

19/12  E ENJTE  K.A . [P]

Gjq 13,2-7.24-25; Ps 70; Lk 1,5-25

Mos u tremb Zakari! Lutja jote u pranua  Lk 1,13

 

Zakaria, bashkë me gruan e tij Elizabetën, për shumë e shumë vite, kishin kërkuar në lutje një fëmijë: edhe ky çift, si kushdo tjetër në Izrael, shpresonte që të mund të ishte instrument i ardhjes së Shëlbuesit të premtuar. Sa e bukur është për ne të kemi sigurinë që çdo lutje e jona e vërtetë, d.m.th., ajo që kërkon ardhjen e Jezusit, të jetë e përmbushur gjithmonë! Kemi nevojë vetëm për besim, për shpresë. Prandaj, të mbetemi, gjithnjë në shpresë!

 

20/12  E PREMTE  K.A . [P]

Is 7,10-14; Ps 23; Lk 1,26-38

S’do ta vë Zotin në provë  Is 7,12

 

Profeti e kishte ftuar mbretin t’i kërkonte Zotit një shenjë, por mbreti, duke ngulur këmbë në arsyetimin e tij si më të drejtë se ajo e Fjalës së Hyjit, nuk u bind. Kur Jezusi më flet – nëpërmjet Ungjillit ose atit shpirtëror, apo vëllezërit ose rrethanat e jetës – dua të jem i përvuajtë që t’i bëj të heshtin arsyetimet e mia të mira. Fjala e Hyjit është e gjithëpushtetshme në dashuri: kjo Fjalë je ti, o Jezus! Eja, çdo ditë!

 

 

21/12  E SHTUNË  K.A . [P]

(pf: Sh. Pjetër Kanizi, mesh. e mës. i K., † 1597)

Kk 2,8-14 ose Sof 3,14-17; Ps 32; Lk 1,39-45

Je më e  bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd  Lk 1,42

 

Maria s’kishte thënë akoma asgjë…, por Elizabeta, “e mbushur me Shpirt Shenjt”, i drejton përshëndetjen që do të bëhet lutja mbi gojën e çdo të krishteri.
Të mbetemi të bashkuar me Shpirtin Shenjt, Shpirti i përqendrimit, i vëmendjes ndaj Zotit, i dashurisë ndaj vëllezërve: Vetë Shpirti i Shenjtë do të na vëndosë në gjuhë fjalë të vërteta dhe të shenjta për t’ia drejtuar atyre.

 

22/12  E DIEL IV K.A. Viti A [IV]

Is 7,10-14; Ps 23; Rom 1,1-7; Mt 1,18-24

Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus  Mt 1,21

 

Që të gjitha, mendime të reja të Hyjit; ndërhyrjet e tij janë me të vërtetë të papritura, përtej çdo aftësie njerëzore në favorin tonë! Ai mundet gjithçka, edhe për mua, sot. Më kërkon vetëm një zemër të përvuajtë, që i besohem atij, një zemër që i përgjigjet dashurisë së tij me dashuri. Maria dhe Jozef, na e dhuroni akoma Jezusin tuaj!

 

 

23/12  E HËNË K.A . [P]

(pf: Sh. Gjoni i Ketyt, mesh., † 1473)

Mal 3,1-4.23-24; Ps 24; Lk 1,57-66

Ja, unë dua ta dërgoj të dërguarin tim. Ai do ta bëjë gati udhën para meje  Mal 3,1

 

Edhe unë po përgatitem për ardhjen tënde, o Jezus! E ti, dërgoje edhe mua një vëlla që të më ndihmojë; një vëlla që, në emrin tënd, të dëgjojë mëkatet e mia dhe të më dhurojë faljen; ai mund të më dhurojë një fjalë korrigjimi, inkurajimi, drite. Para festës sate, o Jezus Fëmijë, s’do të mungoj në takimin me ty në Rrëfimin e shenjtë.

 

24/12  E MARTË  K.A . [P]

2Sam 7,1-5.8-12.14.16; Ps 88; Lk 1,67-79

E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit  Lk 1,76

 

Zakaria, bashkë me gruan e vet Elizabetën, kishin lutur shumë, aq shumë e kishin pritur atë bir! Tani mund ta mbajë në krahë. “I mbushur me Shpirt Shenjt” ai e bekon Zotin dhe njeh detyrën që ai ia kishte rezervuar atij biri të tij. Për familjet e krishtera çdo fëmijë është një dhuratë e madhe e Atit, jo vetëm për ata, por për gjithë Bashkësinë.

 

 

25/12  E MËRKURË  KRISHTLINDJA E ZOTIT (E kremte)[P]

Mesha e natës: Is 9,1-6; Ps 95; Tit 2,11-14; Lk 2,1-14   -   Mesha e ditës: Is 52,7-10; Ps 97; Heb 1,1-6; Gjn 1,1-18

E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne  Gjn 1,14

 

Gëzojmë për ardhjen tënde, o Biri i Hyjit, Jezus Zot! Je me ne për të na sjell urtinë dhe dashurinë e Atit. Është ai që të dërgon, është ai që të mbush me Shpirt Shenjt, që realizon me ty Fjalën e vet. Fjalë që hyn në zemrat tona dhe i transformon në zemrat e bijve dhe të vëllezërve. Faleminderit, o Jezus, që ke ardhur mes nesh, edhe nëse ende jemi mëkatarë. Me ty do të ndryshojmë!

 

26/12  E ENJTE  SH. SHTJEFNI, Protomartir (F) [P]

(Pajtori Kryesor i Dioqezës së Shkodër-Pultit)

Vap 6,8-10.12; 7,54-60; Ps 30; Mt 10,17-22

Kush të qëndrojë deri në fund, ai do të shëlbohet   Mt 10,22

 

O Jezus Fëmijë, ke dashur që pranë djepit tënd të kujtonim Martirin e Parë, Shën Shtjefnin: ai ka qëndruar me ty edhe kur mbi atë është derdhur urrejtja e armikut tënd. Ti e ke shëlbuar: ai tani akoma mund të të lëvdojë me dashurinë e vet, dhe me dëshminë e vet të shpall Mbret e Zot.

27/12  E PREMTE  SH. GJONI, Ap. dhe Ungj. (F)[P]

1Gjn 1,1-4; Ps 96; Gjn 20,2-8

Ne e pamë dhe dëshmojmë  1Gjn 1,2

 

O Gjon, i dashur prej Zotit, ti ke patur hirin të dëgjosh, të shohësh, të prekësh “Fjalën e jetës”, dhe në atë ke gjetur plotësi. I shtyrë prej dashurisë, ti ke dhënë dëshmi, dëshmi që ende sot është efikase, në të cilën mund të mbështesim edhe fenë tonë. Tani edhe ne, me ty, kemi jetë në Jezusin! Të falënderojmë sepse akoma mbështetesh në kraharorin e Jezusit: bëje edhe për ne!

 

28/12  E SHTUNË  FËMIJËT E PAFAJSHËM Martirë (F)[P]

1Gjn 1,5 - 2,2; Ps 123; Mt 2,13-18

Hyji është Dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësire  1Gjn 1,5

 

Kjo dritë ka ardhur në botë! Errësira është tërbuar, ka bërë që të vuajnë shumë fëmijë të Pafajshëm, shumë baballarë e nëna të shkreta… dhe këto vuajtje nuk kanë mbaruar. Ama, kush lidhet ngushtë me Jezusin, sheh dritën, sheh gjithnjë dashurinë e Atit qiellor; e sheh edhe në errësirë.

 

29/12  E DIEL  FAMILJA E SHENJTË E JEZUSIT, MARIA DHE JOZEFI          Viti A [P]

Sir 3,2-6.12-14; Ps 127; Kol 3,12-21; Mt 2,13-15.19-23

Ky u çua, natën e mori fëmijën dhe të ëmën e tij e shkoi në Egjipt  Mt 2,14    

 

Sot, Festa e Familjes së Shenjtë, është Festa e çdo familjeje të krishterë: rast për të falënderuar Atin për çdo dhuratë; rast për të rinovuar besimin në Të, që e udhëheq dhe e mbështet edhe në vështirësi; rast për ta përfocuar lutjen e përbashkët dhe të marrim forcë të re dashurie, rast durimi, faljeje, dëshmie. Në familjen e krishterë është gjithnjë i pranishëm Jezusi, për këtë ajo njeh gëzim!

 

30/12  E HËNË  VI Ditë në tetëditëshin e Krishtlindjes [P]

1Gjn 2,12-17; Ps 95; Lk 2,36-40

Mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Hyjit  1Gjn 2,17

 

Mes bijve të tu, o Baba i mirë, sigurisht që unë jam më i brishti! Lehtësisht e lë veten të fitojnë ndjenjat e mia dhe rrëzohem në trishtim ose në shkurajim. Por të falënderoj me gjithë zemër: në fëmijërinë dhe adoleshencën time më ke dhënë prindër, të afërm dhe mësues të mirë dhe, nga rinia e mbrapa, një familje të shenjtë shpirtërore. Kështu ti më ke dashur, më ke mbrojtur në vullnetin tënd të shenjtë, në të cilin gjendet vetëm paqe e jetë e amshuar. Faleminderit, o Atë i mirë!

31/12  E MARTË  VII Ditë në tetëditëshin e Krishtlindjes [P]

(p: Sh. Silvestri I, papë, † 335)

1Gjn 2,18-21; Ps 95; Gjn 1,1-18

Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, erdhi në botë  Gjn 1,9

 

Sot përfundojmë një vit: e përmbyllim me Jezusin. Ai është drita që na e dhuron për të parë gjithçka – çdo ditë, çdo ngjarje – si dhuratë e dashurisë së Atit. Është një ditë për t’u falënderuar, edhe për atë që ende nuk e kuptojmë: “Me të vërtetë është punë e mirë dhe e drejtë, detyra jonë dhe burim shëlbimi, të të falënderojmë…”.

 

In primo piano